KREU VI ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I DHOMAVE TE AVOKATISE.

KREU VI
ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I DHOMAVE TE AVOKATISE.

Neni 27
Dhoma e Avokatise, zgjedh antaret per ne Keshillin e Pergjitheshem te saj per vendet e mbetura vakant, ne raste kur ky i fundit eshte ne pamundesi te funksionimit. Per cdo vend vakant Keshilli Drejtues i dhomes njofton Keshillin Drejtues se Dhomes Kombetare te Avokatise, brenda nje afati prej 15 ditesh, nga dita e ngeljes se vendit vakant.

Neni 28
Mbledhja e Dhomes se Avokatise thirret, nga Keshilli Drejtues i saj ose nga 1/3 e antaresise antareve aktive, ne daten e caktuar nga Keshlli Drejtues i Dhomes Kombetare te Avokatise mbi propozimin e tyre. (Keshilli Drejtues i dhomes dhe 1/3 e antaresise). Ne raste se nga ana e Keshillit Drejtues dhe 1/3 se antaresise aktive nuk respektohen rregullat e mesiperme, Keshilli Drejtues i Dhomes Kombetare te Avokatise, merr vendim per thirrjen e mbledhjes.
Ne raste se avokati nuk mer pjese per dy mbledhje te radhes te Dhomes se Avokatise, kjo perben shkak per marjen e mases disiplinore ndaj tij.

Neni 29
Mbledhja e Dhomes se Avokatise eshte e vlefeshme kur marrin pjese me shume se 1/2 e antareve te saj.
Ne raste se mbledhja e pare deshton per shkak te mosplotesimit te kuorumit, mbledhja pasardhese, eshte e vlefeshme me pjesmarjen e 1/3 se avokateve te paraqitur.
Vendimet merren me shumicen e thjeshte te anetareve te pranishem.
Ne kete raste zbatohen rregullat e parashikuara ne nenin 24 te ketij statuti.

Neni 30
Mbledhja e Keshillit te Pergjitheshem te Dhomes se Avokatise, thiret nga Keshilli Drejtues i saj, ose nga 1/3 e anetareve te Keshillit te Pergjitheshem, jo me pak se nje here ne vit.

Neni 31
Keshilli i Pergjitheshem i Dhomes se Avokatise, ne mbledhjen e tij te pare zgjedh, perfaqesuesit e dhomes per ne Keshillin e Pergjitheshem te Dhomes Kombetare te Avokatise, antaret e keshillit drejtues te dhomes si dhe kryetarin, nenkryetarin dhe sekretarin.
Rregulla te hollesishme per procedurat e zgjedhjeve mund te caktohen me vendim te Keshillit te Pesrgjitheshem te Dhomes Kombetare te Avokatise.

Neni 32
Mbledhja e Keshilli e Pergjitheshem, eshte e vlefeshme kur ne te marin pjese jo me pak se 2/3 e anetareve te saj.
Vendimet merren me shumicen e thjeshte te anetarave te pranishem.
Vendimet per zgjedhjen e perfaqesuesve per ne Keshillin e Pergjitheshem te Dhomes Kombetare te Avokatise, te Keshillit Drejtues te Dhomes dhe te Kryetarit dhe Sekretarit te Dhomes merren me shumicen e te gjithe anetareve te Keshillit te Pergjitheshem te Dhomes se Avokatise.

Neni 33
Keshlli Drejtues i Dhomes se Avokatise, ushtron kompetencat e veta, simbas dispozitave te ligjit nr. 9109, date 17. 07. 2003 dhe te statutit.
Numri i antareve te Keshillit Drejtues te Dhomes se Avokatise, caktohet me vendim te Keshillit te Pergjitheshem te Dhomes Kombetare te Avokatise.