KREU VIII KRYETARI.

KREU VIII
KRYETARI.

Neni 43
Kryetari i Keshillit Drejtues eshte njekohesisht, kryetar i Keshillit te Pergjitheshem dhe kryetar i Dhomes Kombetare te Avokatise.

Kryetari i Keshillit Drejtues, drejton mbledhjet e Keshillit Drejtues te Dhomes Kombetare te Avokatise dhe te Keshillit te Pergjitheshem.

Neni 44
Kryetari i Keshillit Drejtues, dhe ne mungese te tj Zv. Kryetari, perfaqeson ne mardhenie me te tretet Dhomen Kombetare te Avokatise.

Kryetari i Keshillit Drejtues te Dhomes Kombetare te Avokatise, per veprimet qe kryen ne emer dhe per llogari te Dhomes Kombetare te Avokatise, raporton ne Keshillin e Pergjitheshem te Dhomes Kombetare te Avokatise ne mbledhjen e tij me te afert dhe ky i fundit shprehet ne lidhje me to.

Neni 45
Sekretari i Pergjitheshem 
Sekretari i Pergjitheshem i Keshillit Drejtues, eshte njekohesisht sekretar i Keshillit te Pergjitheshem dhe sekretar i Dhomes Kombetare te Avokatise.

Funksioni i Sekretarit te Pergjithehsem te Keshilli Drejtues te Dhomes Kombetare te Avokatise, eshte funksion i perhereshem brenda mandatit.

Paga e tij caktohet me vendim te Keshillit Drejtues te Dhomes Kombetare te Avokatise.

Neni 46
Sekretari i Pergjithehsem, organizon dhe drejton veprimtarine e perditeshme te organeve administrative te Dhomes Kombetare te Avokatise.

Sekretari i Pergjitheshem, pergjigjet per organizmin dhe mbarvajtjen e mbledhjeve te Keshillit te Drejtues dhe te Keshillit te Pergjitheshem te Dhomes Kombetare te Avokatise.

Neni 47
Sekretari e Pergjitheshem per veprimtarine e tij, raporton para Kryetarit, Keshillit Dtrejtues dhe Keshillit te Pergjitheshem te Dhomes Kombetare te Avokatise.

Sekretari i Pergjitheshem, kujdeset per formen dhe menyren e mbajtjes te dokumentacionit perkates te veprimtarise se organeve drejtuese te Dhomave te Avokatise dhe te Dhomes Kombetare te Avokatise.

Sekretari i Pergjitheshem i Dhomes Kombetare te Avokatise dhe Sekretari i cdo Dhome Avokatie, jane pergjegjes per ruajtjen dhe administrimin e dokumentave te mesiperm.

Fomra dhe menyra e mbajtjes se ketyre rregjistrave caktohet me vendim te Keshillit Drejtues te Dhomes Kombetare te Avokatise.

Sekretari i pergjitheshem Dhomes Kombetare te Avokatise kujdeset per zbatimin e vendime te Keshillit te Pegjitheshem dhe te Keshillit Drejtues te Dhomes Kombetare te Avokatise. Ky rregull vlen edhe per sekretarin e cdo dhome avokatise.

Neni 48
Shkarkimi para mandatit i organeve drejtuese te Dhomes Kombetare te Avokatise dhe te Dhomes se Avokatise, mund te behet ne raste se ndaj tyre ka humbur besimi.

Shkarkimi ne kete raste behet kur votojne 2/3 e antareve te organeve qe i kane zgjedhur.