KREU IX PASURITE E BUXHETI I DHOMES KOMBETARE TE AVOKATISE DHE I DHOMAVE TE AVOKATISE.

KREU IX
PASURITE E BUXHETI I DHOMES KOMBETARE TE AVOKATISE DHE I DHOMAVE TE AVOKATISE.

Neni 49
Doma Kombetare e Avokatise dhe Dhoma e Avokatise, mund te kete ne pronesi te saj, pasuri te lujteshme dhe te palujteshme, te cilat administrohen dhe rregjistrohen ne pronesi te saj, sipas rregullave te legjislacionit ne fuqi.

Titulli i pasurive qe kane ne pronesi, rregjistrohet ne emer te Dhomes Kombetare te Avokatise.

Dhomat e Avokatise kane vetem te drejten e administrimit te ketyre pasurive.

Neni 50
Buxheti
Keshilli i Pergjitheshem i Dhomes Kombetare te Avokatise, percakton dhe miraton buxhetin vjetor te Dhomes Kombetare te Avokatise.

Buxheti i Dhomes Kombetare te Avokatise perbehet nga kontributet e antareve te cdo Dhome Avokatie, te ardhura te tjera qe percaktohen me vendim te Keshillit te Pergjitheshem te Dhomes Kombetare te Avokatise, dhurimet ose subvencionet e donatoreve te ndryshem, sponsorizime, te ardhura te tjera te realizuara nga administrimi i pasurive te Dhomes Kombetare te Avokatise, te ardhurat qe realizohen nga aktivitetet qe organizon Dhoma Kombetare e Avokatise, si dhe te ardhura te tjera qe nuk vijne ne kundershtim me legjislacionin shqiptar.

Neni 51
Administrimin e buxhetit te Dhomes Kombetare te Avokatise e bene Keshilli Drejtues i saj.

Keshilli Drejtues i Dhomes Kombetare te Avokatise, pergatit llogarite vjetore per administirimin e buxhetit dhe ja paraqet ate per miratim Keshillit te Pergjitheshem te Dhomes Kombetare te Avokatise.

Keshilli Drejtues i Dhomes Kombetare te Avokatise, pergatit projekt buxhetin vjetor te vitit pasardhes te Dhomes Kombetare te Avokatise dhe ja paraqet ate per miratim brenda dates 31 dhjetor te viti ne vazhdim Keshillit te Pergjitheshem.

Neni 52
Per auditimin e llogarive vjetore te Dhomes Kombetre te Avokatise, Keshilli i Pergjitheshem cakton nje ekspert kontabel te autorizuar, nga lista e eksperteve te IEKA.

Eksperti Kontabel i Autorizuar caktohet ne mbledhjen radhes ku behet edhe miratimi i projekt buxhetit.

Eksperti kontabel i autorizuar paraqet raportin perkates perpara Keshilli te Pergjitheshem jo me vone se 31 marsi i viti pasardhes.

Neni 53
Buxheti qe u caktohet per tu administruar Dhomave te Avokatise nga Keshilli i Pergjithehem i Dhomes Kombetare te Avokatise, administrohet nga vete Dhomat e Avokatise.

Eksperti i Kontabel i Autorizuar, bene auditimin e llogarive edhe te Dhomave te Avokatise.