KREU X KONTRIBUTI I AVOKATIT.

KREU X
KONTRIBUTI I AVOKATIT.

Neni 54
Keshilli i Pergjitheshem i Dhomes Kombetare te Avokatise, vendos per masen e kontributit qe duhet te derdhe cdo antare i dhomes se avokatise si dhe percakton masen e kontributit qe duhet te derdhe cdo Dhome Avokatie ne favor te buxhetit te Dhomes Kombetare te Avokatise.

Keshilli i Pergjitheshem i Dhomes Kombetare te Avokatise, percakton gjithashtu shumen qe duhet te paguaje edhe antari i Dhomes se Avokatise, i cili nuk e ushtron profesionit per shkak te qenies se tij ne nje aktivitet tjeter publik, shtetror apo privat.

Keshilli i Pergjitheshem i Dhomes Kombetare te Avokatise, percakton shumen qe duhet te paguaje avokati me rastin e marjes se licenses qe i jep atij titullin si te tille.

Neni 55
Buxheti
Kontributi i avokatit, duhet te derdhet ne Dhomen Kombetare te Avokatise brenda muajit Janar te cdo viti.

Mospagimi i kontributit nga ana e avokatit perben mase displinore dhe con deri ne heqien e se drejtes per ushtruar profesionin e avokatit, sipas kritereve te percaktuara ne ligjin nr. 9109, date 17. 07. 2003 dhe ne statut.