KREU XI PROCEDURA DISIPLINORE.

KREU XI
PROCEDURA DISIPLINORE.

Neni 56
Qellimi dhe Objekti i Procedimit disiplinor.

Procedimi Disiplinor garanton ushtrimin e profesionit te avokatit ne mbrojtje te te drejtave te tij, te klientit si dhe te c’do subjekti tjeter qe lidhet me kete profesion. Funksionimi i procedimit disiplinor garantohet nga dispozitat e ligjit nr 9109 dt 17.07.2003, si dhe nga dispozitat e ketij statuti. Objekt i procedimit disiplinor jane ata avokate te cilet plotesojne kushtet per ushtrimin e profesionit te avokatit dhe qe jane ne shkelje te ligjit, statutit dhe Kodit Etik te Avokatit.
Qellimi i procedimit disiplinor eshte sigurimi i rruajtjes se standarteve te domosdoshme ne ushtrimin e profesionit te avokatit dhe marjen e masave disiplinore ndaj avokateve qe shkelin rrende ose ne menyre te perseritur dispozitat e ligjit funksional te ushtrimit te profesionit te avokatit, statutit dhe Kodit etik te avokatit, si dhe ne direktivat dhe orientimet e CCBE.

ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I ORGANEVE TE PROCEDIMIT DISIPLINOR

Neni 57
Komisioneri i ankimeve.

Komisioneri i ankimeve eshte subjekt ne varesi te Keshillit Drejtues te Dhomes Kombetare te Avokatise. Menyra e emerimit, shkarkimit dhe kohezgjatja e mandatit te tij behet sipas regullave te percaktuara ne nenin 41 te ligjit 9109 dt 17.07.2003 “Per Profesionin e Avokatit ne Republiken e Shqiperise”.
Ai jep llogari per punen e kryer ne zbatim te ligjit perpara Keshillit Drejtues dhe Keshillit te Pergjithshem, ne rastin kur kerkohet nga ky i fundit. Detyrat e Komisionerit te ankimeve jane ato te percaktuara ne piken 3 te nenit 41 te ligjit.
Regulla te hollesishme per fillimin e procedimit disiplinor dhe qe lidhen me regjistrimin e kerkeses ankimore, plotesimin e saj me provat e nevojshme, vleresimin, njoftimin e subjekteve ne ankimim, hetimin, hartimin dhe dergimin e relacionit perfundimtar prane Komitetit Disiplinor, percaktohen ne regulloren e procedimit disiplinor.

KOMITETI DISIPLINOR, ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI

Neni 58
Organizimi dhe Statusi.

Organizimi i ketij Komiteti behet sipas nenit 42, pika 1 dhe 2 te ligjit 9109 dt 17.07.2003 “Per Profesionin e Avokatit ne Republiken e Shqiperise”. Afatet e shqyrtimit te ankimeve, kuorumi i nevojshem per mbledhjen, menyra e votimit dhe marja e vendimeve jane ato te percaktuara ne nenin 42, pika 4 dhe 5 te ligjit 9109 dt 17.07.2003 “Per Profesionin e Avokatit ne Republiken e Shqiperise”.
Komiteti Disiplinor eshte organ kolegjial vendimmarres dhe operon si nje strukture qe varet nga Keshilli i Pergjithshem i DHKASH.. Ai raporton gjate periudhes midis dy mbledhjeve te radhes te Keshillit Pergjithshem te DHKASH para Keshillit Drejtues te kesaj Dhome si dhe sa here te kerkohet nga ana e ketij te fundit, ndersa jo me pak se nje here ne vit para Keshillit te Pergjithshem te DHKASH.
Persa i perket marjes se vendimeve ajo vepron si nje strukture e pavarur dhe cdo anetar i saj ka te drejte te votoje sipas bindjes se vet.

Neni 59
Selia dhe simbolet

Selia dhe simbolet e Komitetit Disiplinor, jane po ato te Dhomes Kombetare te Avokatise.
Aktet e dala nga ky komitet mbajne ne krye stemen e DHKASH, poshte saj shenojne “Dhoma Kombetare e Avokatise”, “Komiteti Disiplinor”.

Neni 60
Detyrat e Komitetit Disiplinor.

      Komiteti Disiplinor ne ushtrim te funksionit te tij ka keto detyra :

 

  • Te respektoje dhe te zbatoje Kushtetuten e RSH si dhe dispozitat ligjore te ligjit funksional dhe qe lidhen me ushtrimin e profesionit te avokatit, sikurse jane Ligji 9109 date 17.07.2003, Statuti dhe Kodi Etik i Avokatit, si dhe aktet CCBE.
  • Te ruaje te gjitha te dhenat e dala gjate seancave te shqyrtimit, te cilat mund te perbejne sekret te karakterit privat apo publik, si dhe ato me natyre konfidenciale per palet ne proces.
  • Te percaktoje shkeljet e ligjit dhe akteve nenligjore qe perbejne shkelje disiplinore.
  • Te njihet me dosjet ankimore ndaj avokateve jo me pak se 48 ore perpara dates se vendosur per mbajtjen e mbledhjes qe do te shqyrtoje ate procedim
  • Te respektoje afatet ligjore per perfundimin e procedimit disiplinor, sipas kerkesave te ligjit.
  • Te siguroje palet per nje proces te regullt, transparent dhe te paanshem.
  • Te respektoje te gjitha dispozitat ligjore qe kane te bejne me profesionin e avokatit si dhe Regulloren e miratuar te Procedimit Disiplinor.
  • Te raportoje para Keshillit Drejtues ne menyre peridike apo sa here ta kerkoje ky i fundit, per periudhen midis dy mbledhjeve te radhes te Keshillit te Pergjithshem, si dhe para Keshillit te Pergjithshem te DHKASH jo me pak se nje here ne vit.

Neni 61
Zgjedhja e antarit te Komitetit Disiplinor dhe mbarimi i Mandatit te tij.

Zgjedhja e mandatit te Komitetit Disiplinor behet sipas procedurave te percaktuara ne nenin 42 te ligjit.
Mandati i anetarit te Komitetit Disiplinor perfundon diten kur mbushet 5 vjet nga zgjedhja e tij.

      Mandati i anetarit te Komitetit Disiplinor perfundon perpara perfundimit te ketij afati ne rastet e meposhtme:

 

      • Raste te pergjithshme:

     

    • Kur procedurat e zgjedhjes bien ndesh me kriteret e percaktuara ne nenin 42 te ligjit.
    • Denohet me vendim gjyqesor te formes se prere per kryerjen e nje krimi.
    • Per anetaret e Komitetit te zgjedhur nga Keshilli i Pergjithshem, ne qofte se nuk paraqitet pa aresye me shume se 4 here ne mbledhjet e Komitetit Disiplinor, ndersa per anetaret e tjere qe nuk zgjidhen nga Keshilli i Pergjithshem njoftohet institucioni qe i ka zgjedhur duke i kerkuar zevendesimin e tyre.
    • Jep doreheqjen.
    • Deklarohet i paafte per te vepruar me vendim gjyqesor te formes se prere.
    • Per shkelje te ligjit, Statutit dhe Kodit te etikes se Avokatit,dhe qe perbejne akte e sjellje qe diskreditojne rende poziten dhe figuren e avokatit.
      • Rasti i Vecante:

     

    • Per anetaret e deleguar nga subjektet qe parashikon ligji, mandati nderpritet kur behet zevendesimi nga ana e organit kompetent per emerimin e tyre.
    • Per anetaret e Komitetit te zgjedhur nga Keshilli i Pergjithshem, nderprerja e mandatit behet me propozim te Keshillit Drejtues te DHKASH dhe me 2/3 e anetareve te zgjedhur te Keshillit te Pergjithshem.

Neni 62
Shperblimi i antareve te Komitetit Disiplinor.

Antaret e Komitetit Disiplinor kryejne detyren e ngarkuar ne ligj perkundrejt shperblimit. Masa e shperblimit eshte mujore dhe mund te ndryshoje ne vartesi te rasteve te shqyrtuara. Shperblimi i kryetarit te Komitetit Disiplinor eshte me e larte se ajo e anetarit te ketij komisioni.
Ngarkohet Keshilli Drejtues i DHKASH qe ne vartesi te rasteve te shqyrtuara te percaktoje masen e shperblimit te Komitetit Disiplinor si dhe rritjen ne perqindje te Kryetarit te ketij Komisioni.

Neni 63
Seancat e procedimit disiplinor.

Procedimi disiplinor fillon brenda 30 diteve nga dita qe Komisioneri i Ankimeve depoziton prane Kryetarit te ketij Komisioni relacionet perkatese te ankimit. Shqyrtimi per procedimin disiplinor duhet te behet ne prezence te avokatit subjekt ankimi, ose te perfaqesuesit te tij me prokure. Per kete qellim Komiteti Disiplinor mer masa per njoftimin e avokatit qe do ti nenshtrohet procedimit disiplinor per njoftimin e tij 5 dite perpara.
Nese ne seancen e shqyrtimit te ceshtjes, avokati ose perfaqesuesi i tij, nuk paraqitet pa shkaqe te justifikuara, Komiteti Disiplinor i Dhomes Kombetare te Avokatise shqyrton ceshtjen dhe merr vendim ne mungese te tyre.

Neni 64
Kuorumi per zhvillimin e mbledhjeve te Komitetit eshte ai i percaktuar ne piken 4 te nenit 42 te ligjit.
Mbledhja per shqyrtimin e procedimit disiplinor drejtohet nga kryetari dhe, ne mungese te tij nga anetari me moshe me te madhe midis 6 antareve te zgjedhur nga antaresia e K.P. te DHKASH.
Seancat jane te hapura, por ne raste te vecanta me kerkese te paleve ose kryesisht, Komiteti Disiplinor mund te vendose qe shqyrtimi te behet me dyer te mbyllura. Ne vendim-marje nuk mund te marin pjese ata anetare te Komitetit Disiplinor te cilet paraqesin konflikt interesi ne shqyrtimin e ceshtjes ne ngarkim te paleve, dhe qe bien ndesh me parimin e konfliktit te interesit.

Neni 65
Fillimi i seances se procedimit disiplinor.

Drejtuesi i seances perpara se te filloje procedimi disiplinor, shqyrton kerkesat paraprake qe mund te kene palet. Shqyrtimi i procedimit disiplinor fillon duke parashtruar nga ana e drejtuesit relacionin e mberritur nga Komisioneri lidhur me pretendimet e ankuesit dhe sqarimet e dhena nga avokati.
Pasi mbaron relatimi i mesiperm, fjala i jepet ankimuesit per te dhene sqarime me te hollesishme, dhe me pas avokatit subjekt ankimi (ose avokatit perfaqesues te tij), i cili parashtron lidhur me ceshtjen.
C’do anetar i Komitetit te disiplines ka te drejte te pyese palet dhe te kerkoje sqarime lidhur me ceshtjen, si dhe te marin deshmite e nevojshme nese palet kane kerkuar nje gje te tille.

Neni 66
Konkluzionet perfundimtare te shqyrtimit.
Pas perfundimit te procedurave te mesiperme, palet pjesemarese ne shqyrtimin disiplinor, largohen nga salla ku zhvillohet seanca dhe Komiteti Disiplines vazhdon me dyer te mbyllura diskutimin per konkluzionet perfundimtare.
Neqoftese gjate perfundimit te konkluzioneve perfundimtare, antaret e ketij Komiteti kane nevoje per verifikime shtese qe mund te kerkojne kohe tjeter, ata i drejtohen me shkrim Komisionerit per te kryer keto verifikime. Vendimi ne nje rast te tille mund te shtyhet ne nje afat tjeter kohor, gjithnje duke respektuar afatin limit prej 3 muaj dhe ne raste te vecanta jo me shume se 6 muaj, te percaktuara ne piken 3 te nenit 39 te ligjit 9109 dt 17.07.2003 “Per Profesionin e Avokatit ne Republiken e Shqiperise”.
Pas diskutimit per konkluzionet perfundimtare, kalohet ne votimin per pranimin ose mospranimin e kerkeses per procedim disiplinor si dhe per masen disiplinore qe do te jepet.

Menyra e votimit dhe marja e vendimit

Neni 67
Votimi per procedimin disiplinor behet me procedure te hapur dhe vendimi meret me shumicen e thjeshte te votave te anetareve te pranishem ne mbledhje. Ne rast se votat ndahen ne menyre te barabarte, ankimi ndaj avokatit per procedim disiplinor konsiderohet i rezuar. Ne procesin e votimit per vendimarjen nuk lejohet abstenimi. Ne rast se procedimi disiplinor zhvillohet ndaj ndonjerit prej anetareve te ketij Komiteti Disiplinor, vete avokati objekt ankimi nuk do te mare pjese ne mbledhje ne funksion te detyres, por vetem si pale ne kete procedim disiplinor. Ne nje rast te tille votimi do te kryhet i fshehte (avokati nuk mer pjese ne votim dhe as nuk mund te jete prezent ne salle) dhe rezultati i votimit do te vleresohet njelloj si ne paragrafin e pare te ketij neni.
Ne cdo rast vendimet e Komitetit Disiplinor jane te vlefshme per vendime qe lidhen me procedimin disiplinor te avokateve, ndersa ne asnje rast dhe per asnje arsye nuk mund te meret vendim procedimi kundrejt subjektit ankimues, edhe sikur keto masa te jene pa pasoja materiale apo financiare.

Neni 68
Vendimi i mare nga Komiteti Disiplinor shpallet ne seancen e shqyrtimit disiplinor vetem ne forme dispozitivi dhe me pas brenda 5 diteve zbardhet ne forme perfundimtare. Vendimi perpilohet ne tre kopje, nga nje per secilen pale dhe nje kopje i bashkangjitet fashikullit te ceshtjes. Kunder ketij vendimi, ne te gjitha rastet e parashikuara ne ligj, palet kane te drejte te bejne ankim ne gjykaten kompetente per zgjidhjen e mosmareveshjeve administrative, brenda afateve te percaktuara ne piken 7 te nenit 42 te ligjit 9109 dt 17.07.2003 “Per Profesionin e Avokatit ne Republiken e Shqiperise”. Ne rast se pas gjykimit ne kete gjykate, vendimi i Komitetit Disiplinor mbetet ne fuqi, atehere ky vendim konsiderohet i formes se prere dhe perben titull ekzekutiv.

Neni 69
Nje kopje e titullit ekzekutiv ne ngarkim te avokatit i dergohet Keshillit Drejtues te DHKASH.
Ekzekutimi i vendimit te percaktuar si me lart, behet sipas procedurave te percaktuara ne Kodin e Procedures Civile, pjesa e katert “Ekzekutimi i detyrueshem”, neni 510 e ne vijim.
Ne rast mosekzekutimi te mases se denimit sa me siper, Keshilli Drejtues i DHKASH i propozon Komitetit Disiplinor pezullimin e licenses se avokatit deri ne permbushjen e plote te vendimit te mare.
Ekzekutimi i titullit ekzekutiv te percaktuar si me lart realizohet nga ana e administrates se DHKA nepermjet pezullimit te sherbimeve te kryera ndaj tij, deri ne momentin qe titulli ekzekutiv eshte ekzekutuar plotesisht.

Neni 70

      Komiteti Disiplinor nuk mund te marre ne shqyrtim dhe ne rast se nga ana e Komisionerit te ankimeve eshte pranuar kerkesa ankimore duhet te pezullohet, ne menyre te menjehershme, ne keto raste:

 

  • Kur per ceshtjen objekt shqyrtimi procedimi disiplinor eshte duke u kryer nje proces gjyqesor penal ose civil. Ne nje rast te tille, vendimi qe do te meret nga trupi gjykues, pasi te kete mare forme te prere, eshte detyrimisht i pranuar nga Komiteti Disiplinor.
  • Kur objekti i paraqitur nga ana e subjektit ankimues perben veper penale, sipas dispozitave te Kodit Penal ne Republiken e Shqiperise. Denoncimin prane organeve kompetente ne nje rast te tille mund ta beje vetem subjeki ankimues.
  • Kur verifikimi i ceshtjes se paraqitur per ankim kerkon ekspertize te posacme dhe qe mund te realizohet vetem nga organe te specializuara.


MASAT DISIPLINORE

Neni 71
Masat disiplinore meren nga Komiteti Disiplinor ne raport me natyren dhe rendesine e shkeljes, shkallen e fajesise, pasojat e shkaktuara dhe mundesia e rekuperimit te tyre, qendrimit te avokatit ndaj ceshtjes, si dhe ne se ndaj tij eshte dhene nje mase e meparshme.
Keshilli i Pergjithshem i Dhomes Kombetare te Avokatise percakton kriteret e kualifikimit te veprave penale qe nuk kane rezikshmeri te larte shoqerore, ne lidhje me masat disiplinore qe mund te meren per heqjen e lejes se ushtrimit te profesionit parashikuar sipas nenit 46, pika 1, germa “e” e ligjit nr. 9109, date 17. 07 2003.

Neni 72
Rregjistrimi dhe fshirja e masave disiplinore.

Masa disiplinore te mara ne ngarkim te avokatit nga ana e Komitetit Disiplinor rregjistrohen ne dosjen personale te ketij te fundit si dhe ne rregjistrin e masave disiplinore, dhe pasqyrohen ne dokumentacionin perkates qe mund te kerkohet prej tij. Fshirja e kesaj mase disiplinore nga regjistri personal, behet 2 vjet nga dita e zbatimit te kesaj mase, me perjashtim te rasteve kur vendimi eshte mare ne baze te nje vendimi gjyqesor te formes se prere dhe eshte percaktuar ndryshe.