KREU XII PROVIMI I KUALIFIKIMIT.

KREU XII
PROVIMI I KUALIFIKIMIT.

Neni 73
Provimi i kualifikimit per ushtrimin e profesionit te avokatit zhvillohet, sipas kritereve te percaktura ne Nenin 26 te ligjit nr. 9109, date 17. 07 2003 dhe dispozitave te tjera te ketij ligji.

Keshilli Drejtues i Dhomes Kombetare se Avokatise, percakton rregullat e funsksionimit, numrin e kandidateve per avokat si dhe menyrat se si do te zhvillohet provimi.

Neni 74
Keshilli Drejtues i Dhomes Kombetare te Avokatise, kryesisht ose mbi kerkesen e personit qe kerkon te ushtroje profesionin e avokatit, sipas rastit vendos te perjashtoje nga detyrimi ne pjesmarjen e provimit te kualifkimit, kur konstaton se ploteson kriteret dhe kushtet e percaktura ne ligj dhe ne statut.

Vendimi i Keshillit Drejtues drejtues te Dhomes Kombetare te Avokatise meret sipas kritereve te percaktura ne neni 27 te ligjit 9109, date 17. 07. 2003.

Neni 75
Keshilli Drejtues i Dhomes Kombetare te Avokatise, perjashton nga detyrimi ne pjesmarjen e provimit te kuaifikimit kur kandidati ploteson keto kritere :

  • Ka ushtruar profesionin e jurisitit, jo me pak se 10 vjet.
  • Ne rastet kur kandidati profesionin e jursistit e ka ushtruar ne detyra si gjyqtare, prokurore, notere, oficere te policise gjyqesore, specialist ne Ministrine e Drejtesise, ne Administraten e Kuvendit Popullor, ne Presidence, ne Aparatin e Keshillit te Ministrave, ne Gjykaten Kushtetuese, ne Gjykaten e Larte, Avokatet e Strukturave te Avokatures se Shtetit, specialist jurist ne institucionin e avokatit te popullit, si dhe punonjesit akdemik te brendeshme te lendeve juridike ne shkollat e larta, afati mund te jete jo me pak se 5 vjete.
  • Ne rastet kur kandidati ka kualifikime te posacme brenda ose jashte vendit, ka treguar aftesi te vecanta profesionale ne fushen e se drejtes, kontribute te shqura ne fushen e hartimit dhe permiresimit te legjislacionit, ose ka tituj dhe grada shkencore ne fushen e se drejtes, mund te perjashtohet nga provimi i kualifikimit edhe kur nuk ploteson kriteret e percaktura nga paragrafi i mesiperm.

Neni 76
Vendimi i Keshillit Drejtues te Dhomes Kombetare te Avokatise, per perjashitmin e kandidatit nga detyrimi i pjesemarjes ne provimin e kualifikimit, i dergohet brenda nje afati 10 ditor, per miratim Ministrit te Drejtesise.

Neni 77
Subjektet e percaktuara ne nenin 28 te ligjit nr. 9109, date 17. 07. 2003, kur plotesojne kriteret e percaktura ne kete dispozite, i nenshtrohen rregullave te provimit te kualifikimit, por perjashtohen nga plotesimi i kushteve te percaktuara ne nenin 25/b te ketij ligji.

Neni 78
Subjektet te cilat nuk plotesojne kriteret e vendosura ne nenin 28 te ligjit nr. 9109, date 17. 07. 2003, nuk mundet te rregjistrohen ne listen e kandidateve qe do t’i ushtrohen provimit te kualifikimit, per ushtrimin e profesionit te avokatit.

Ne raste se kandidati per avokat rregjistrohet ne listen e kandidateve per provimin e avokatit, pa plotesuar kriteret e vendosura ne nenin 25/b, dhe arrin te mare me shume se 50 % e pikeve te provimit te kualifikimit, Keshilli Drejtues i Dhomes Kombetare te Avokatise nuk miraton dhenien e lejes per ushtrimin e profesionit te avokatit.

Neni 79
Avokatet dhe asistenet jane te detyruar qe te zbatojne detyrimet e percaktura ne nenin 29 te ligjt nr. 9109, date 17. 07. 2003 dhe dipsozitat e statutit.

Rregulla te hollesishme per mardheniet midis avokatit dhe asistentit, mardheniet e asistentit me Dhomen e Avokatise, ceshtjet e ushtrimit te veprimtarise se asistentit si dhe ceshtje te formimit te tij profesional, caktohen me vendim te Keshillit te Pergjitheshem te Dhomes Kombetare te Avokatise.

Neni 80
Kandidati i cili nuk arrin te grumbulloje minimumin e pikeve te nevojeshme, kualifikuese per ushtrimin e profesionit te avokatit, mund te mare pjese perseri ne provimin kulalifikues, me kusht qe te kryeje edhe gjashte muaj te tjere periudhe stazhi si asistent, prane avokatit te mepareshem ose prane nje avokati tjeter.

Per periudhen e stazhit sipas kritereve te paragrafit te mesiperm, kandidati duhet te plotesoje perseri kriteret e percakturan ne nenin 25/b te ligjit nr. 9109, date 17. 07. 2003.