KREU XIII ZYRA E AVOKATISE.

KREU XIII
ZYRA E AVOKATISE.

Neni 81
Zyra e Avokatise themelohet nga dy ose me shume avokate, sipas marveshjes se tyre, duke respektuar rregullat e parashikuara ne nenin 24 te ligjit nr. 9109, date 17. 07. 2003 dhe rregullat e percaktura ne kete statut.

Neni 82
Per themelimin e zyres se avokatise, parteneret themelues duhet te shprehin vullnetin e tyre ne aktin e themelimit dhe duhet te vendosin rregullat e funksionimit te zyres ne statut. Aktet e themelimit, se bashku me nje kerekse te firmosur prej tyre duhet t’ia dergojne per shqyrtim e miratim Keshillit Drejtues te Dhomes Kombetare te Avokatise.

Neni 83
Akti themelimit dhe statuti duhet te permbajne nder te tjera detyrimisht keto te dhena :

    • Emrin e Zyres se Avokatise.
    • Vendin e aktivitetit dhe adresen e selise se saj.
    • Data e firmosjes se statutit dhe te aktit te themelimit.
    • Kohezgjatjen e aktivitetit te zyres.
    • Emrat, mbiemrat, vendelindjet, datelindjet e avokateve themelues si dhe numrat e licensave profesionale.
    • Kopjo te noterizuara te certifikates se titullit te avokatit.

Forma e aktit te themelimit dhe ajo e statutit, ruajne ate forme qe perdoret sot nga praktika e rregjistrit tregtar, per aq sa nuk vijne ne kundershitm me dispozitat e ligjit 9109, date 17. 07. 2003 dhe dispozitat e ketij statuti.

Neni 84
Emri i Zyres se Avokatise detyrimisht duhet qe te ruaje kete percaktim :

  • Mbiemrin e njerit prej avokateve ose gjithe mbiemrat e avokateve themelues, sipas marveshjes se rene dakort midis tyre.
  • Menjehere para ose pas mbiemrit ose mbiemrave duhet qe te jete percaktimi “Zyre Avokatie”.

Neni 85
Nuk lejohet themelimi i nje zyre avokatie duke perdorur emrin e avokatit ose avokateve dhe per me teper emra te tjere.

Neni 86
Per efekt te mardhenieve me te tretet, mund te perdoret ne vend te percaktimit “Zyre Avokatie” edhe ekuivalenti i saj ne gjuhe te huaj.

Neni 87
Rregullat e mesiperme duhet te ruhen detyrimisht edhe ne rastin kur Zyra e Avokatise deshiron ta ushtroje aktivitetin si persion jurdik, duke ju nenshtruar ne kete raste edhe rregullave te ligjit per shoqeri tregtare.

Neni 88
Shqyrtimi dhe miratimi i Zyres se aAokatise nga ana e Keshillit Drejtues te Dhomes Kombetare te Avokatise, behet sipas rregullave te percaktura ne nenin 24/2 te ligjit 9109, date 17, 07. 2003.

Neni 89
Pas miratimit te akteve te Zyres se Avokatise, Keshilli Drejtues i Dhomes Kombetare te Avokatise, nxjerr vendimin perkates, kopjo e te cilit i dergohet avokatave themelues te Zyres se Avokatise.

Neni 90
Ne rastet e ndryshimeve qe mund te ndodhin ne personalitetin juridik te Zyres se Avokatise, duhet te zbatohen te njejtat rregulla ashtu si dhe per themelimin e saj. Cdo ndryshin duhet te depozitohet dhe te pasqyrohen ne rregjistrin perkates.

Neni 91
Sekretari i Pergjitheshem i Dhomes Kombetare te Avokatise, ne perputhje me rregullat e vendosura ne kete statut, kujdeset per rregjistrimin e kerkeses ne nje rregjister te vecante si dhe per ruajtjen dhe administrimin e praktikes perkatese.