KREU XIV AVOKATI I HUAJ.

KREU XIV
AVOKATI I HUAJ.

Neni 92
Shtetasi i huaj e ushtron profesionin e avokatit ne Republiken e Shqiperise sipas kushteve te percaktura ne nenin 36 te ligjit 9109, date 17, 07. 2003 dhe sipas kushteve dhe kritereve te percaktura ne statut.

Neni 93
Shtetasi i huaj per te ushtruar profesionin e avokatit ne territorin e Republikes se Shqiperise, duhet ti drejtohet Keshillit Drejtues te Dhomes Kombetare te Avokatise, me nje kerkese ku duhet ti parashtroje arsyet, qe pse deshiron te ushtroje kete profesionin.

Neni 94
Kerkeses duhet ti bashkengjiten keto dokumenta :

  • Kopjo te provimit te kualifikimit te gjuhes shqipe.
  • Kopjo te diplomes qe tregon perfundimin e arsimit te larte juridik, brenda vendit ose jashte vendit por kjo e fundit e njehesuar me te.
  • Kopjo te licenes qe ka ushtruar profesionin e avokatit ne vendin e tij, ose sipas rastit vertetimin perkates qe ka perfunduar periudhen e stazhit, sipas rregullave te percaktura ne kete statut dhe ne ligjin 9109, date 17, 07. 2003.
  • Te kete mare provimin e kualifikimit sipas rregullave te percaktura ne kete statut, kjo ne raste se kandidati nuk e ka ushtruar profesionin e avokatit ne shtetin e tij te origjines.
  • Dokumenta te tjere shtese qe kane lidhje me ushtrimin e profesionit te avokatit.

Neni 95
Keshilli Drejtues i Dhomes Kombetare te Avokatise kur shqyrton kerkesen e kandidatit shtetas te huaj, duhet te mare parasyh edhe marveshjet qe rregullojne kete mardhenie dhe ku shteti shqiptar eshte pale.

Neni 96
Keshilli Drejtues i Dhomes Kombetare te Avokatise, duhet ta shqyrtoje kerkesen brenda nje afati dy mujor dhe duhet ti ktheje pergjigje te arsyetuar dhe me shkrim, kandidatit kerkues.