KREU XV MARDHENIET E PUNES.

KREU XV
MARDHENIET E PUNES.

Neni 97
Mardheniet e punes te stafit administrativ te Dhomes Kombetare te Avokatise dhe te Dhomave te Avokatise i nenshtrohen dispozitave te Kodit te Punes, ligjit nr. 9109, date 17. 07. 2003 dhe dispozitave te ketij statuti.

Neni 98
Mardheniet juridike te punes lidhen sipas kontratave tip te miratura nga ana e Keshillit Drejtues te Dhomes Kombetare te Avokatise. Perzgjedhja e kandidateve per tu punesuar ne Dhomen Kombetare te Avokatise dhe lidhja e mardhenieve juridike te punes, behet nga ana e Kryetarit te saj, sipas kritereve te vendosura nga ana e Keshilli Drejtues te Dhomes Kombetare te Avokatise.