KREU XVI SHKOLLA KOMBETARE E AVOKATISE.

KREU XVI
SHKOLLA KOMBETARE E AVOKATISE.

Neni 99
Krijimi, Statusi dhe Baza ligjore.

Shkolla Kombetare e Avokatise eshte organ i Dhomes kombetare te avokatise dhe ushtron veprimtarine e saj bazuar ligjit nr 9109 dt.17.07.2003 “Per profesionin e avokatit ne Republiken e Shqiperise” , i ndryshuar, ne dispozitat e ketij statuti si dhe ne aktet e tjera te nxjera nga organet drejtuese te DHKASH per kete qellim. Ajo gezon autonomi akademike, mesimdhenese dhe te formimit profesional, ndersa nga pikpamja administrative dhe financiare, dispozitat qe parashikon ligji dhe statuti kane efekte te plota ne aktivitetin e Shkolles.

Neni 100
Qellimi dhe Objekti i veprimtarise.

Shkolla Kombetare e Avokatise ka qellim te vete sigurimin e trajnimit profesional te avokateve, nepermjet hartimit dhe zbatimit te programeve te trajnimit fillestar per asistent avokatet dhe te trajnimit vazhdues, per avokatet qe ushtrojne profesionin.
Shkolla Kombetare e Avokatise, bazuar ne mareveshje reciproke dhe ne vartesi te kapaciteteve te saj, mund te organizoje veprimtari te formimit profesional edhe per profesione te tjera juridike qe lidhen me sistemin e drejtesise ne territorin e Republikes se Shqiperise.
Objekti i saj eshte hartimi dhe promovimi i programeve mesimore dhe kerkimeve ne fushen e trajnimit dhe te zhvillimit profesional te avokateve; organizimi dhe drejtimi i funksionalitetit dhe didaktikes te mesimdhenies per trajnimin profesional; bashkerendimi i mesimdhenies, kerkimit shkencor dhe zhvillimit institucional ne fushen e avokatise e me gjere.
SHKA ne perfundim te programit akademik vjetor, pais me vertetimin perkates kandidatin per avokat, ku verteton se mbajtesi i ketij vertetimi ka kryer ciklin e plote te studimeve te trajnimit profesional, si kusht per t’ju nenshtruar pjesemarjes ne provimin e avokatise per te fituar titullin e avokatit.

Neni 101
Emertimi, vula dhe juridiksioni.

Emertimi do te jete “Shkolla Kombetare e Avokatise” dhe ne forme te shkurtuar SH.K.A. Selia dhe simbolet e Shkolles Kombetare te Avokatise, jane po ato te Dhomes Kombetare te Avokatise.
Aktet e dala nga ky organ mbajne ne krye stemen e DHKASH, poshte saj shenojne “Dhoma Kombetare e Avokatise”, “Shkolla Kombetare e Avokatise”, ndersa gjate pershkrimit te aktit ose dokumentit mund te perdoret emertimi ne forme te plote ose te shkurtuar.
Shkolla ushtron aktivitetin e saj ne nivel kombetar ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise, sipas menyrave te parashikuara ne akte te veçanta, te hartuara ne perputhje me ligjin dhe statutin e Dhomes.
Selia eshte eshte e njejte me seline e subjektit te percaktuar ne nenin 6 te ketij statuti. Selia mund te ndryshohet sipas rrethanave qe mund te paraqiten.

DREJTIMI DHE ORGANIZIMI I SH.K.A.

Neni 102
Organet Drejtuese.

      Ne funksion te permbushjes se misionit te SHKA, nga pikpamja akademike, mesimdhenese dhe te formimit profesional krijohen organet drejtuese te saj qe jane:

 

  • Komiteti Shkencor.
  • Drejtori Ekzekutiv

Neni 103
Statusi dhe Perberja e Komitetit Shkencor.

      Komiteti Shkencor eshte organi me i larte i SHKA. Ai perbehet nga 9 anetare, nga te cilet Kryetari i DHKASH eshte antar ex officio dhe njekohesisht kryetar i ketij Keshilli per shkak te detyres, ndersa 8 te tjeret perzgjidhen me konkurim nga radhet e anetareve te DHKASH dhe te botes akademike shkencore.
      Keshilli Drejtues i DHKASH eshte pergjegjes per percaktimin e kritereve per zgjedhjen e antareve te Komitetit Shkencor, per formen dhe menyren e organizimit te konkurimit dhe vleresimin e kandidaturave per anetare te Komitetit Shkencor.
      Kriteret mbi te cilat do te bazohet procesi i kandidimit dhe i vleresimit te kandidaturave per Keshillin Shkencor duhet te kene per baze :

 

  • Vjetersia ne ushtrimin e profesionit te avokatit dhe ne fushen e jurisprudences.
  • Zoterimi i titujve akademike ne fushen e jurisprudences.
  • Eksperienca ne mesimdhenie ne arsimin e larte ne fakultetin e drejtesise ne Republiken e Shqiperise, si dhe ne universitetet jashte vendit.
  • Botime ne formen e artikujve shkencore origjinale ose review (analiza shkencore) te fushes.
  • Qenia titullar i nje lende apo moduli ne disa vite akademike ne fakultetet juridike, si dhe pergatitja e materialeve mesimore ne forme leksionesh ose ushtrimesh.
  • Jo me pak se tre anetare te tij duhet te gezojne titullin Profesor ose Profesor i Asocuar ne fushen e jurisprudences.

Neni 104
Mandati i anetareve te Komitetit Shkencor.

      Mandati i anetareve te Komitetit Shkencor eshte 4 vjet me te drejte rizgjedhje edhe per nje mandat te dyte. Nderprerja e mandatit te anetarit behet ne rastet e meposhtme:

 

  • Jep doreheqjen.
  • Deklarohet i paafte per te vepruar me nje vendim te formes se prere.
  • Denohet me vendim te formes se prere per kryerjen e nje vepre penale.
  • Ngarkohet me funksione publike te cilat ligji i perjashton shprehimisht per pjesemarjen ne veprimtari akademike dhe mesimdhenie.
  • Mer mase disiplinore nga Komiteti Disiplinor i DHKASH, sipas nenit 45, pika 2, germa a dhe b, te ligjit nr 9109 dt 17.07.2003, “Per profesionin e avokatit ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar.
  • Perjashtohet per shkak te shkeljes se dispozitave te ketij statuti dhe te legjislacionit perkates, si dhe ne rast mosangazhimi ne realizimin e programeve studimore te SHKA.
  • Ne rast vdekje.

Neni 105

      Detyrat e Komitetit Shkencor :

 

  • Emeron Drejtorin Ekzekutiv,(me propozim te Kryetarit) nga lista e kandidaturave te paraqitura per kete qellim.
  • Zgjedh nga radhet e veta me votim te fshehte zv.kryetarin e Komitetit Shkencor.
  • Percakton strukturen organizative te SHKA dhe ja paraqet ate per miratim Keshillit Drejtues te DHKASH.
  • Cakton kriteret per pranimin e kandidateve per regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve prane shkolles, duke percaktuar per çdo vit mesimor nje numur te caktuar pjesemares ne keto studime.
  • Harton planin strategjik afatshkurter dhe afatgjate te programeve teorike dhe praktike, lidhur me trajnimin professional fillestar dhe vazhdues.
  • Emeron stafin pedagogjik dhe me propozim te drejtorit ekzekutiv, liron ose shkarkon ata nga kjo detyre. Kriteret e perzgjedhjes rregullohen me vendim te Keshillit Shkencor.
  • Percakton me propozimin e drejtorit ekzekutiv planin mesimor, si dhe regullon raportet midis lendeve per pergatitjen e perbashket dhe te veçante, ne lidhje me trajnimin fillestar dhe ate vazhdues.
  • Harton Regulloren e veprimtarise se shkolles dhe ja paraqet ate per miratim Keshillit te Pergjithshem te DHKASH.
  • Raporton ne menyre periodike para organeve drejtuese te DHKASH ne lidhje me hartimin dhe zbatimin e programit te mesimdhenies, pjesemarjen dhe rezultatet konkrete.
  • Paraqet per miratim organeve drejtuese te DHKASH project buxhetin financiar per vitin akademik.

Neni 106
Kuorumi dhe vendimmarja e Komitetit Shkencor.

Komiteti Shkencor mblidhet si regull, jo me pak se nje here ne dy muaj. Mbledhja eshte e vlefshme kur ne te marin pjese jo me pak se 2/3 e anetareve te tij. Vendimet meren me shumicen e thjeshte te anetareve te pranishem.Votimi behet i hapur.
Vendimet ne lidhje me zgjedhjen e zv/kryetarit, Drejtorit Ekzekutiv si dhe perjashtimi i personelit mesimdhenes sipas paragrafit 2 dhe 5 te nenit 7 te ketij statuti, meren me 2/3 e anetareve te zgjedhur te Komitetit Shkencor, dhe me votim te fshehte.
Antaret e Komitetit Shkencor gjate procesit te votimit te hapur nuk mund te abstenojne. Ne rast barazim te votave, kur mungon nje antar ne vendimmarje, per shkak te konfliktit te interesit sipas ligjit perkates, vota e kryetarit eshte percaktuese.

Neni 107
Kryetari i Komitetit Shkencor.

Kryetari i Komitetit Shkencor te SHKA eshte Kryetari i DHKASH. Kryetari i Komitetit Shkencor mbledh dhe drejton mbledhjet e Komitetit Shkencor, cakton rendin e dites si dhe percakton regullat e diskutimeve. Ne mungese te tij kompetencat i mer zv/kryetari. Kryetari mund te delegoje kompetencat tek antaret e tjere te ketij keshilli.

Neni 108
Drejtori Ekzekutiv.

Drejtori ekzekutiv zgjidhet nga Komiteti Shkencor me procedure konkurimi. Ai duhet te jete person me integritet te larte moral dhe profesional, me eksperience ne mesimdhenie dhe te kete titullin shkencor doktor i shkencave e lart. Vendimi per zgjedhjen e tij behet sipas kerkesave te nenit 106 te ketij statuti.
Emerimi i tij behet per nje periudhe 4 vjeçare, me te drejte rizgjedhje. Drejtori ekzekutiv perveç rasteve te parashikuara ne nenin 104 te ketij statuti, mund te shkarkohet nga Komiteti Shkencor edhe per akte dhe sjellje qe diskretitojne rrende figuren e tij ne publik, ose kur provohet se aktiviteti i tij organizativ ne veprimtarine akademike, nuk eshte ne lartesine e kerkuar per realizimin e detyrave te percaktuara ne strategjine e shkolles, si dhe ne raste te tjera te percaktuara ne aktet qe regullojne veprimtarine e shkolles.
Drejtori mund te shkarkohet sipas te njejtave procedura qe ndiqen per emerimin e tij, me propozim te kryetarit ose te ½ te anetareve te Komiteti Shkencor.

Neni 109
Detyrat e Drejtorit Ekzekutiv.

      Drejtori ekzekutiv ka keto detyra:

 

  • Harton projekt regulloren e trajnimit te kandidateve dhe ja paraqet ate per miratim Komitetit Shkencor.
  • Harton projekt programin vjetor te veprimtarise sipas moduleve perkatese te ndara ne ore mesimore teorike dhe praktike.
  • Drejton stafin pedagogjik, bashkerendon punen me ta dhe kerkon prej tyre ne menyre te detajuar programet mesimore te cdo lende.
  • Kontrollon zbatimin dhe cilesine e mesimdhenies, si dhe realizimin e programit ne teresi dhe per cdo lende ne vecanti.
  • Percakton nevojat e shkolles per pedagoge ne raport me realizimin e planit strategjik te mesimdhenies dhe formimit profesional te miratuar nga Komiteti Shkencor.
  • Propozon Komitetit Shkencor masat disiplinore ndaj pedagogeve.
  • Harton projekt buxhetin financiar per vitin akademik dhe nevojat per personel administrative, dhe ja paraqet ate Komitetit Shkencor.

Neni 110
Organizimi dhe funksionimi i SH.K.A.

Shkolla Kombetare e Avokatise do te funksionoje si vit akademik. Ai do te filloje te henen e pare te muajit Tetor dhe do te perfundoje ne fund te muajit Qershor.
Regjistrimi i kandidateve per frekuentimin e Shkolles do te behet prane administrates se DHKASH, sipas procedurave qe ndiqen per regjistrimin si asistent avokat, bazuar ne rregulloren perkatese.
Numuri i kandidateve qe do te fitojne te drejten per ndjekjen e studimeve dhe programit te trajnimit profesional caktohet nga Komiteti Shkencor, ne raport me numurin e kandidateve te regjistruar dhe kapaciteteve mesimdhenese te Shkolles.
Ndjekja e programeve te studimit per trajnimin profesional behet kundrejt pageses. Shuma e detyrimit per pagesen percaktohet ne raporte te shprehura ne perqindje ndaj shpenzimeve qe duhet te perballohen nga te ardhurat e DHKA. Organi kompetent per percaktimin e kesaj perqindje eshte Keshilli Drejtues i DHKASH.
Shkolla Kombetare e Avokatise mund te pranoje financime dhe donacione edhe nga institucione nderkombetare dhe kombetare, te cilat do te depozitohen ne llogarite bankare te DHKASH, per llogari te SHKA.

Neni 111
Dispozita te tjera

Regullat e hollesishme per pjesemarjen ne programet e trajnimit profesional si dhe organizimi dhe menyra e zhvillimit te tij, percaktohen ne Regulloren e Trajnimit te kandidateve per avokat.
Komiteti Shkencor detyrohet te paraqese per miratim para organeve drejtuese te DHKASH perpara fillimit te vitit akademik Regulloren perkatese te Trajnimit.