Dhoma e Avokatise e Shqipërisë njofton të gjithë të interesuarit, asistent avokat që kanë përfunduar programin e trajnimit fillestar pranë Shkollës së Avokatisë, se për fitimin e titullit avokat duhet të ndjekin procedurat e mëposhtme:
- Pjesëmarrja në provimin e avokatisë dhe rezultati fitues është hapi përfundimtar për fitimin e titullit të avokatisë. Data, vendi dhe ora e zhvillimit të provimit do të shpallet në faqen zyrtare të DHASH jo më vonë se një muaj nga caktimi i datës.
- Për këtë qëllim të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen pranë DHASH për pjesëmarrje në provimin e avokatisë;
- Të paraqiten pranë DHASH për të tërhequr certifikatën e përfundimit të programit fillestar. Tërheqja e certifikatës mund të bëhet edhe në momentin e regjistrimit për pjesëmarrje në provim;
- Të sigurohen që në dosjen personale të depozituar pranë DHASH të depozitojnë diplomën ‘Master” në rastet e regjistrimit me vërtetim nga universiteti ku janë diplomuar;
- Të sigurohen se kanë shlyer detyrimin e plotë në lidhje me tarifën e frekuentimit pranë Shkollës, në rast të kundërt të marrin masat për shlyerjen përpara afatit të regjistrimit për provim;
- Të vetdeklarojnë në lidhje me ndryshimet e mundshme të gjendjes gjyqësore për periudhën prej fillimit të shkollës deri në ditën e regjistrimit për provim;
- Të paraqesin dokumenta në lidhje me ndryshimet e mundshme në gjendjen civile.
KOMITETI DREJTUES I DHASH