LISTA E AVOKATËVE ME TË DREJTË VOTIMI PËR ZGJEDHJET E ORGANEVE DREJTUESE TË DHOMËS VENDORE TË AVOKATISË TIRANË

 


Të nderuar avokatë, më poshtë do të gjeni listën e avokatëve me të drejtë votimi për zgjedhjet e dhomës vendore të avokatisë, të cilat zhvillohen në datën 26 Mars 2022, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, prej orës 09.00 deri në orën 18.00.
Lista janë hartuar në respektim të dy kritereve thelbësorë, sikurse janë:
1. Të kesh kryer pagesën e tarifës vjetore për vitin 2021 ose 2022;
2. Të jesh regjistruar pranë QKB dhe të zotërosh NIPT aktiv.
Të gjithë avokatët e tjerë që nuk plotësojnë këto dy kritere bazë, nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në votime.
Njëkohësisht ju bëjmë thirrje të gjithë avokatëve të plotësojnë këto dy kritere bazë dhe të marrin pjesë në votime, duke dhënë kontributin e tyre në organizimin e dhomës vendore të avokatisë Tiranë sa më funksionale dhe në shërbim të avokatëve.
Kjo listë do të azhornohet çdo ditë sipas të dhënave të rifreskuara që ju do na dërgoni.
 
Për të kontrolluar emrin në listë, ju lutemi “Kliko Këtu”.