NJOFTIM I KOMISIONIT ZGJEDHOR PËR ZGJEDHJET E ORGANEVE DREJTUESE TË DHOMËS VENDORE TË AVOKATISË TIRANË
Komisioni zgjedhor për zgjedhjet e organeve drejtuese të Dhomës Vnedore të Avokatisë Tiranë, në mbledhjen e tij të datës 24 Mars 2022 verifikoi kushtet e kandidimit për kryetar të Dhomës Vendore të Avokatisë Tiranë dhe pasi I gjeti ato në përputhje me aktet ligjore dhe administrative në fuqi, vendosi miratimin e kandidaturave si më poshtë:
1. EDMOND PETRAJ
2. FATMIR BRAKA
3. LEDIO BRAHO
4. SAIMIR VISHAJ
Me këtë rast Komisioni zgjedhor ju bën thirrje të gjithë avokatëve të marrin pjesë në procesin e votimit dhe nëpërmjet votës së tyre të lirë të vendosin.
KOMISIONI ZGJEDHOR
Tiranë, më 24.03.02022