Njoftim mbi përfundimin e bojkotit
September 29, 2022 2022-09-29 11:50Njoftim mbi përfundimin e bojkotit

Njoftim mbi përfundimin e bojkotit
Dhoma e Avokatise e Shqiperise njofton te gjithe antaret se Këshilli i Përgjithshëm, me vendimin e tij të datës 21 Korrik 2022 ka vendosur përfundimin e bojkotit, duke filluar prej ditës së Hënë datë 25 Korrik 2022, si ato për përfaqësimin në seancat gjyqësore civile, penale apo administrative edhe për masat e sigurimit personal.
Ky vendim është marrë duke patur parasysh se qeveria me VKM ka vendosur miratimin e Hartës së Re Gjyqësore, pavarësisht se nuk ka marrë ne konsideratë asnjë prej kërkesave tona të paraqitura prej më shumë se një muaji. Këshilli i Përgjithshëm vlerësoi se protesta e avokatëve në formën e bojkotit nuk duhej të vazhdonte më dhe se prej këtij momenti do të vazhdojë betejën ligjore, duke kërkuar rrëzimin e këtij akti në Gjykatën Kushtetuese. Pavarësisht se kërkesat tona nuk u morrën në konsideratë nga ana e organeve kompetente, ne besojmë në qëndrimin tonë se kjo hartë nuk i shërben interesave të avokatisë dhe bashkë me të edhe interesit publik.
DHASH përfiton nga rasti të dërgojë një falenderim të veçantë të gjithë antarëve të saj për mbështetjen e plotë si dhe nivelin e lartë qytetar dhe demokratik të treguar në protestën që ne të gjithë bashkë zhvilluam.
Ju faleminderit
Kryetari
Prof. Dr. Maksim R. HAXHIA