Aplikim Mësimdhënie
27 Shtator, 2022 2022-09-27 12:30Aplikim Mësimdhënie
Shkolla Kombetare e Avokatisë cel fushatën e pranimit të aplikimeve për staf mësimdhënës pranë Shkollës Kombëtare të Avokatisë për sezonin 2015 – 2016.
Komiteti Shkencor pranë Shkollës Kombëtare të Avokatisë ka përcaktuar kriteret për pranim sipas lëndëve si më poshtë:
E drejta Penale.
Procedurë Penale.
Procedurë Civile.
E Drejta Publike.
Përgatitje Profesionale.
E drejta Private (Pjesa e Parë)
E drejta Civile.
E Drejta e detyrimeve.
E drejta Private (Pjesa e Dytë)
E Drejta Tregëtare.
E Drejta Familjare.
E Drejta e Punëse.
Kandidatët aplikantë, si regull duhet të plotësojnë kriteret si më poshtë:
Të ketë integritet të lartë moral dhe profesional.
Të ketë përvojë në fushën e mësimdhënies dhe në botën akademike.
Të ketë aftësi të mira komunikuese.
Të zotërojë nivel të lartë dhe përvojë shkencore, të provuar nëpërmjet dëshmive në drejtim të
Monografive, artikujve dhe publikimeve në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit, si autor ose bashkautor.
Lektorit në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Përvojës dhe eksperiencës në projekte të kërkimeve themelore dhe të aplikueshme në fushën e jurisprudencës.
Të ketë udhëheqje të temave Master dhe doktoraturë.
Aplikantët duhet të shprehin preferencën e tyre për pjesëmarje në mësimdhënie sipas lëndëve të mësipërme. Gjatë procesit të përzgjedhjes do tu jepet prioritet kandidatëve :
Nga radhët e avokatisë, me një eksperiencë dhe përvojë aktive në ushtrimin e profesionit të avokatit prej jo më pak se 10 vjet, si dhe të ketë kontribut aktiv në veprimtarinë e Dhomës.
Nga radhët e gjyqësorit apo prokurorisë për aplikantët me eksperiencë në këto detyra prej jo më pak se 20 vjet.
Nga bota akademiko shkencore me një eksperiencë pune në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë (preferohen në institucionet e arsimit të lartë publik), për një periudhe jo më pak se 10 vjet.
Personaliteteve të fushës të cilët zotërojnë titull shkencor Profesor, Profesor i Associuar dhe Doktor Shkencave juridike.
Kërkesat për aplikim do të depozitohen pranë drejtorisë së Shkollës Kombëtare të Avokatisë, me seli në ambientet e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, brenda datës 10 Tetor 2016. Aplikantët bashkë me kërkesën duhet të depozitojnë edhe një kopje të CV së tyre, si dhe dokumenta që vërtetojnë aktivitetin e shkencor e profesional të cituar në kriteret e mësipërme.
KOMITETI SHKENCOR I SHKA