Aplikim Mesim Dhenie

 

Shkolla Kombetare e Avokatisë cel fushatën e pranimit të aplikimeve për staf mësimdhënës pranë Shkollës Kombëtare të Avokatisë për sezonin 2015 – 2016.

 

Komiteti Shkencor pranë Shkollës Kombëtare të Avokatisë ka përcaktuar kriteret për pranim sipas lëndëve si më poshtë:

 

  • E drejta Penale.

  • Procedurë Penale.

  • Procedurë Civile.

  • E Drejta Publike.

     

    Përgatitje Profesionale.

     

 

  • E drejta Private (Pjesa e Parë)

  • E drejta Civile.

  • E Drejta e detyrimeve.

  • E drejta Private (Pjesa e Dytë)

  • E Drejta Tregëtare.

  • E Drejta Familjare.

  • E Drejta e Punëse.

     

    Kandidatët aplikantë, si regull duhet të plotësojnë kriteret si më poshtë:

     

 

  • Të ketë integritet të lartë moral dhe profesional.

  • Të ketë përvojë në fushën e mësimdhënies dhe në botën akademike.

  • Të ketë aftësi të mira komunikuese.

  • Të zotërojë nivel të lartë dhe përvojë shkencore, të provuar nëpërmjet dëshmive në drejtim të

  • Monografive, artikujve dhe publikimeve në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit, si autor ose bashkautor.

  • Lektorit në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

  • Përvojës dhe eksperiencës në projekte të kërkimeve themelore dhe të aplikueshme në fushën e jurisprudencës.

  • Të ketë udhëheqje të temave Master dhe doktoraturë.

     

    Aplikantët duhet të shprehin preferencën e tyre për pjesëmarje në mësimdhënie sipas lëndëve të mësipërme. Gjatë procesit të përzgjedhjes do tu jepet prioritet kandidatëve :

     

 

  • Nga radhët e avokatisë, me një eksperiencë dhe përvojë aktive në ushtrimin e profesionit të avokatit prej jo më pak se 10 vjet, si dhe të ketë kontribut aktiv në veprimtarinë e Dhomës.

  • Nga radhët e gjyqësorit apo prokurorisë për aplikantët me eksperiencë në këto detyra prej jo më pak se 20 vjet.

  • Nga bota akademiko shkencore me një eksperiencë pune në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë (preferohen në institucionet e arsimit të lartë publik), për një periudhe jo më pak se 10 vjet.

  • Personaliteteve të fushës të cilët zotërojnë titull shkencor Profesor, Profesor i Associuar dhe Doktor Shkencave juridike.

     

    Kërkesat për aplikim do të depozitohen pranë drejtorisë së Shkollës Kombëtare të Avokatisë, me seli në ambientet e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, brenda datës 10 Tetor 2016. Aplikantët bashkë me kërkesën duhet të depozitojnë edhe një kopje të CV së tyre, si dhe dokumenta që vërtetojnë aktivitetin e shkencor e profesional të cituar në kriteret e mësipërme.

     

KOMITETI SHKENCOR I SHKA