NJOFTIM PER RREGJISTRIMET NE SHKA
5 Tetor, 2026 2026-10-05 12:57NJOFTIM PER RREGJISTRIMET NE SHKA
NJOFTIM PER RREGJISTRIMET NE SHKA
NJOFTIM PËR REGJISTRIMIN PËR FREKUENTIMIN E TRAJNIMIT FILLESTAR PRANË SHKOLLËS SË AVOKATISË
Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë njofton të gjithë personat e interesuar, se regjistrimet për Shkollën e Avokatisë, për frekuentimin e programit të trajnimit fillestar për fitimin e titullit Avokat për sezonin 2026 – 2027, fillojnë në datën 01/10/2026 dhe do të përfundojnë në datën 05/11/2026.
Të drejtën e regjistrimit dhe të frekuentimit e kanë të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar studimet univeristare dhe janë diplomuar me diplomë “Master Shkencor” ose “Master Profesional” me 120 credite dhe kohëzgjatje 5 vjeçare, përpara datës 10 Nëntor 2026.
Regjistrimi i kandidatëve do të bëhet mbi bazën e dokumentacionit ligjor të paraqitur nga secili prej aplikantëve. Lista e dokumentave të nevojshme për këtë qëllim paraqitet bashkëlidhur. Kliko këtu për të shkarkuar listën.
Shkolla e Avokatisë fillon programet trajnuese për sezonin e ri në datën 10 Nëntor 2026 dhe përfundon në datën 30 Korrik 2027.
Programi do të zhvillohet i ndarë në grupe, ku çdo grup do të frekuentojë mësimin një ditë në javë, për aplikantët që kanë vendbanim në Tiranë, në dy ditë të javës që do të njoftohen në ditët në vijim, prej orës 16’45 deri 20’45. Për kandidatët që kanë vendbanimin në rrethe, programi do të zhvillohet vetëm ditën e Shtunë prej orës 10.00 deri 14.30. Kompozimi i grupeve, dita e caktuar për mësim dhe vendi ku do të organizohet mësimdhënia do të komunikohen në faqen zyrtare të Dhomës së Avokatisë përpara fillimit të shkollës.
Regjistrimi i pjesëmarrësve bëhet pranë ambienteve të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë, me adresë rruga “Murat Toptani”, Qendra e Biznesit “Eurocol”, kati 9 Tiranë.
Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni me sekretarinë e DHASH me nr. telefoni 04 2 251876, ose në kontaktin elektronik e-mail: info@dhka.org.al
Shënim: Rregjistrimi në Shkollën e Avokatisë shoqërohet me pagesën e tarifave përkatëse të cilat kryhen në momentin e regjistrimit.
DHOMA E AVOKATISE E SHQIPËRISË