Kodi i Sjelljes së Avokatëve në Europë(CCBE)
27 Shtator, 2022 2022-09-27 9:16Kodi i Sjelljes së Avokatëve në Europë(CCBE)
-
Kodi i Sjelljes të Avokatëve Europianë
-
Marrëdhëniet me gjykatat
-
Marrëdhëniet me klientët
-
Marrëdhëniet ndërmjet avokatëve
-
Memorandum shpjegues
-
Parathënie
-
Parime të përgjithshme
Kodi i Sjelljes per Avokatet Europiane eshte miratuar ne Sesionin Plenar te CCBE me 28 Tetor 1988, dhe eshte amenduar gjate mbledhjeve ne Seancat Plenare te mevonshme me 28 Nentor 1998, 6 Dhjetor 2002 dhe 19 Maj 2006. Kodi perfshin nje Memorandum Shpjegues I cili eshte perditesuar gjate Seances Plenare te CCBE me 19 Maj 2006.
MARDHENIET ME GJYKATAT
4.1. Rregullat e sjelljes ne gjykate
Nje avokat qe paraqiitet, apo mer pjese ne nje ceshtje perpara nje gjykate apo tribunali duhet te respektoje rregullat e sjelljes qe aplikohen perpara asaj gjykate apo tribunali.
4.2. Menyra e drejte e procedurave
Nje avokat duhet te kete gjithmone parasysh menyren (kryerjen) e drejte te procedurave.
4.3. Sjellja ne Gjykate
Nje avokat duhet te tregoje respektin dhe kortezine e duhur perpara gjykates, dhe nderkohe te mbroje interesat e klientitme ndershmeri dhe guxim pa pasur parasysh interesat vetjake te avokatit apo cdo lloj pasoje per te apo person tjeter.
4.4. Informacioni fals apo jo i qarte
Nje avokat asnjehere nuk duhet te jape me vetdije informacion fals apo jo te qarte gjykates.
4.5. Shtese ndaj arbitrave etj.
Rregullat qe qeverisin mardheniet e avokatit me gjykatat gjithashtu aplikohen per mardheniet e avokatit me arbitrat dhe ndaj cdo personi qe ushtrojne funksione gjyqesore apo pothuaj-gjyqsore, edhe nese keto funksione ushtrohen ne menyre jo permanente.
MARDHENIET ME KLIENTET
3.1. Pranimi dhe Mbarimi I Keshillave/Instruksioneve
3.1.1. Nje avokat nuk duhet te marre persiper nje ceshtje per nje pale nese nuk ka marre instruksione nga kjo pale. Megjithate, nje avokat mund te veproje ne nje ceshtje, nese ai/ajo eshte instruktuar nga nje avokat tjeter i cili vepron per llogari te asaj pale, apo kur ceshtja I eshte ngarkuar atij/asaj nga nje strukture kompetente. Avokati duhet te beje perjekje serioze per te verifikuar identitetin, kompetencen, dhe autoritetin e personit apo organit qe e instrukton ate, ne rastet kur rrethanat specifike tregojne se identiteti, kompetenca dhe autoriteti jane te paqarta.
3.1.2. Nje avokat duhet te keshilloje dhe perfaqesoje klientin ne kohen e duhur/te shpejte, me ndershmeri dhe kujdes.Avokati duhet te marre persiper pergjegjesi personale per mosmarrjen parasysh te instruksioneve nga klienti i vet dhe duhet ta mbaje klientin te informuar lidhur me progresin e ceshtjes qe i eshte besuar.
3.1.3. Nje avokat nuk duhet te pranoj nje ceshtje, per te cilen avokati e di ose duhet te ishte ne dijeni qe nuk ka kompetencen e duhur, pa bashkepunuar me nje avokat qe eshte kompetent per ta marre persiper ate ceshtje. Nje avokat nuk duhet te pranoje instruksione pervecse nese ai ose ajo mund te mos i marre parasysh menjehere, duke marre ne konsiderate presionin e punes tjeter qe ka per te bere.
3.1.4. Nje avokat nuk duhet te ushtroje te drejten per te hequr dore nga nje ceshtje ne menyren apo ne rrethanat kur klienti i tij mund te mos jete ne gjendje te gjej tjeter asistence ligjore ne kohen e duhur per te parandaluar diskriminimin qe mund te vuaje klienti.
3.2. Konflikti i Interesit
3.2.1. Nje avokat mund te mos keshilloje, perfaqesoje, ose veproje per llogari te dy ose me shume klienteve ne te njejten ceshtje nese ka nje konflikt, ose nje rrezik i konsiderueshem per te pasur konflikt, ndermjet interesave te ketyre klienteve.
3.2.2. Nje avokat duhet te ndaloje te veproje per te dy apo te gjithe klientet e perfshire nese shfaqet nje konflikt interesi ndermjet ketyre klienteve dhe gjithashtu kurdohere qe ka nje rrezik per shkeljen e konfidencialitetit ose kur pavarsia e avokatit mund te demtohet.
3.2.3. Nje avokat gjithashtu nuk duhet te pranoje te veproje per llogari te nje klienti te ri nese ekziston rreziku I shkeljes se besimit te dhene avokatit nga nje klient I meparshem ose nese njohurite qe ka avokati mbi ceshtjet e klientit te meparshem do ti japin me teper avantazh klientit te ri.
3.2.4. Kur avokatet praktikojne brenda nje organizate, paragrafet 3.2.1 dhe 3.2.3 si me siper do te aplikohen per vete organizaten dhe te gjithe anetaret e saj.
3.3. Pactum de Quota Litis
3.3.1. Nje avokat nuk duhet te kete te drejte te beje nje “pactum de quota litis”.
3.3.2. Me “pactum de quota litis” kuptohet nje marreveshje ndermjet nje avokati dhe klientit e kryer perpara perfundimit te nje ceshtje ne te cilen klienti eshte nje pale, me ane te se ciles klienti merr persiper t’i paguaje avokatit nje pjese te rezultatit, pavarsisht nese kjo perfaqeson nje shume parash apo cdo benefit tjeter qe arrihet nga klienti me perfundimin e ceshtjes.
3.3.3. “Pactum de quota litis” nuk perfshin nje marreveshje ku tarifat mund te carxhohen/paguhen ne proporcion me vleren e ceshtje te avokatit nese kjo eshte ne perputhje me nje tarife zyrtare te miratuar ose eshte nen kontrollin e Autoritetit Kompetent i cila ka juridiksion mbi avokatin.
3.4. Regullimi i Tarifave
Nje tarife e vendosur nga avokati duhet t’i behet teresisht e njohur klientit, duhet te jete e drejte dhe e arsyeshme, dhe duhet te perputhet me ligjin dhe rregullat profesionale te vendosura per avokatet.
3.5. Pagimi ne Llogari
Nese nje avokat kerkon qe pagesa e tarifave dhe/ose disbursimeve te behet ne llogari, kjo pagese duhet te mos kaloje nje shume te arsyeshme te tarifave dhe/ose disbursimeve te perfshira – te parallogaritura. Mos berja e kesaj pagese, mund te shtyje avokatin te heqe dore nga ceshtja apo te refusoje marrjen te ceshtjes, por gjithmone eshte subjekt I paragrafit me siper 3.1.4 .
3.6. Ndarja e Tarifave me Jo-Avokatet
3.6.1. Nje avokat nuk mund te ndaje tarifat e tij/saj me nje person qe nuk eshte avokat, pervecse kur nje nje asocim/bashkim ndermjet avokatit dhe personit tjeter eshte e lejuar nga ligjet dhe rregullat profesionale te cilat aplikohen per avokatet.
3.6.2. Parashikimet e paragrafit 3.6.1 me siper nuk duhet te ndalojne nje avokat per te paguar nje tarife, komision, apo kompesim tjeter ndaj trashgimtareve (te titullit apo pasurise) te avokatit te vdekur apo ndaj nje avokati qe ka dale ne pension si shenje respekti e praktikes se avokatit te vdekur apo atij te dale ne pension.
3.7. Kostoja e Litigimit (procedurave gjyqesore) dhe mundesia per Ndihme Juridike
3.7.1. Avokati duhet gjate gjithe kohes te perpiqet per te arritur zgjidhjen me koston me efektive lidhur me ceshtjen e klientit dhe duhet te keshilloje klientin gjate fazave te duhura mbi perparesine per te bere perpjekje per zgjidhjen apo referencen ne zgjiidhjen alternative te mosmarreveshjes.
3.7.2. Nje avokat duhet te informoje klientin mbi mundesine per te pasur Ndihme Juridike ne rastet kur eshte e mundur.
3.8. Fondet e klienteve
3.8.1. Avokatet qe marrin ne kontroll fondet ne emer te klienteve apo paleve te treta (me poshte do te quhen “Fondet e Klienteve”) duhet ti depozitojne keto para ne nje llogari ne banke apo institucion te ngjashem nen kontrollin e nje autoriteti publik ( me poshte do te perdoret “llogaria e klientit”). Nje llogari e Klientit duhet te jete e ndare nga cdo llogari tjeter te avokatit. Te gjitha fondet e klientit te dorezuara tek avokati duhet te depozitohen ne kete lloj llogarie, me perjashtim te rastit kur pronari I ketyre fondeve pranon qe te trajtohen ndryshe.
3.8.2. Avokati duhet te mbaje te dhena te plota dhe te sakta duke treguar te gjitha veprimet qe ben avokati me fondet e klientit dhe ndarjen e tyre me fondet e avokatit. Te dhenat duhet te ruhen per nje kohe te caktuar sipas rregullave perkatese kombetare.
3.8.3. Nje llogari e klientit nuk mund te jete ne debit pervecse ne raste te jashtezakonshme sic parashikohet ne rregullat kombetare apo per shkak te carxhimit nga banka, per te cilat avokati nuk mund te kete ndikim. Kjo lloj llogarie nuk mund te jepet si garanci os e te perdoret si siguri per asnje lloj arsye. Nuk mund te ndodhe bashkim ndermjet llogarise se klientit me asnje llogari tjeter bankare, dhe fondet e klientit ne llogari te klientit nuk mund te perdoren per te paguar parate qe nuk i ka shlyer avokati bankes.
3.8.4. Fondet e klienteve duhet t’i transferohen pronareve te tyre ne periudhen me te shkurter kohore apo ne zbatim te kushteve te autorizuara nga pronaret e ketyre fondeve.
3.8.5. Avokati nuk mund te transferoje fondet e llogarise se klientit ne llogarine e avokatit per pagimin e tarifave pa informuar klientin me shkrim.
3.8.6. Autoritetet Kompetente ne Shtetet Anetare duhet te kene fuqine per te verifikuar dhe ekzaminuar cdo dokument lidhur me fondet e klienteve, por kjo gje duhet te respektoje konfidencialitetin apo privilegjin ligjor profesional i cili aplikohet.
3.9. Mbulimi i Siguracionit Profesional
3.9.1. Avokatet duhet te sigurohen perkundrejt pergjegjesise ligjore civile e cila rrjedh nga jashte praktikimit ligjor te tyre, ne masen qe eshte e arsyeshme duke pasur parasysh natyren dhe masen e rreziqeve qe permbajne aktivitetet profesionale.
3.9.2. Nese kjo eshte e pamundur, avokati duhet te informoje klientin per kete situate dhe pasojat e saj.
MARDHENIET NDERMJET AVOKATEVE
5.1. Shpirti I Koorporates se Profesionit
5.1.1. Shpirti i korporates se profesionit kerkon nje mardhenie besimi dhe bashkepunimi ndermjet avokateve ne te mire te klienteve te tyre dhe me qellim per te menjanuar procedurat gjyqesore te panevojshme dhe cdo lloj sjellje qe mund te demtoje reputacionin e profesionit. Megjithate, asnjehere nuk duhet te ndodhe qe te vendosen interesat e profesionit perpara interesave te klientit.
5.1.2. Nje avokat duhet te njohe/jete familjar me avokatet e Shteteve Anetare si kolege te profesionit dhe te veproje me ndershmeri dhe kortezi ndaj tyre.
5.2. Bashkepunimi ndermjet Avokateve te Shteteve te ndryshme Anetare
5.2.1. Eshte detyre e avokatit ndaj te cilit eshte ofruar nje avokat i nje shteti tjeter anetar te mos pranoje instruksione ne nje ceshtje, ku avokati nuk eshte kompetent per ta marre persiper. Avokati ne kete rast duhet te pregatitet te ndihmoje kolegun per te marre informacionin e nevojshem per te keshilluar avokatin se kush eshte kompetent per te ofruar sherbimin e kerkuar.
5.2.2. Kur nje avokat i nje Shteti Anetar bashkepunon me nje avokat te nje Shteti tjeter Anetar , te dy kane nje detyrim te perbashket per te marre ne konsiderate ndryshimet e sistemeve ligjore respektive dhe organizatave profesionale, kompetencave dhe detyrimeve te avokateve ne vendet ne fjale.
5.3. Korrespondenca ndermjet Avokateve
5.3.1. Nese nje avokat ka qellim te dergoje komunikime/dokumenta per nje avokat ne nje Shtet tjeter Anetar, per te cilat derguesi deshiron te mbesin konfidenciale apo te mos paragjykohen/diskriminohen, ai ose ajo duhet qartesisht ta beje te qarte kete gje perpara se te dergoje dokumentat.
5.3.2. Nese marresi i mundshem i dokumentave nuk eshte ne gjendje te siguroje statusin e tyre si konfidenciale apo pa paragjykim, ai ose ajo duhet te informojne derguesin ne kohen e duhur pa asnje vonese.
5.4. Tarifat e Referimit
5.4.1. Nje avokat nuk duhet te kerkoje ose pranoje nga nje avokat tjeter apo cdo person tjeter nje tarife , komision, apo cdo kompesim tjeter per referimin apo rekomandimin te nje avokati nga klienti.
5.4.2. Nje avokat mund te mos i paguaje asnjeriu nje tarife, komision, apo cdo lloj kompesimi tjeter per shkak te referimit te klientit tek ai/ajo.
5.5. Komunikimi me Palet Kundershtare
Nje avokat nuk duhet te komunikoje rreth nje ceshtje te caktuar me ndonje person kur ai ka dijeni se ky person perfaqesohet apo keshillohet ne kete ceshtje nga nje avokat tjeter, pa lejen e avokatit tjeter (dhe duhet te mbaj te informuar avokatin tjeter mbi keto komunikime).
5.6. (Hequr me vendim te Seances Plenare te Dublinit me Deleted me 6 Dhjetor 2002)
5.7. Pergjegjesia per Tarifat
Ne mardheniet profesionale ndermjet anetareve te Bareve te ndryshme te Shteteve Anetare, ku nje avokat nuk eshte i detyruar per te rekomanduar nje avokat tjeter apo per ti prezantuar avokatin tjeter klientit, por ne vend te saj avokati vete ja kalon pergjegjesine nje korrespondenti, mbi nje ceshtje te caktuar, ose kerkon keshilla nga korrespondenti, avokati I instruktuar/keshilluar mban pergjegjesi personale, edhe kur klienti nuk ka mundesi te paguaje, per pagesat e tarifave dhe kostove qe duhet ti jepen korrespondentit te huaj. Avokatet e perfshire, megjithate, ne fillim te mardhenies ndermjet tyre bejne veprimet e vecanta mbi kete ceshtje. Me tej, avokati I instruktuar mundet ne cdo kohe te kufizoje pergjegjesine e tij/saj deri ne masen /shumen e tarifave , kostove te kryera perpara sugjerimit tek nje avokat i huaj te kushteve persa i perket pergjegjesise ne te ardhmen te avokatit te instruktuar.
5.8. Zhvillimi profesional i Vazhdueshem
Avokatet duhet te ruajne dhe zhvillojne njohurite dhe aftesite e tyre profesionale duke marre parasysh dimensionin Europian te profesionit te tyre.
5.9. Mosmarreveshjet ndermjet Avokateve te Shteteve te Ndryshme Anetare
5.9.1. Nese nje avokat konsideron se nje koleg ne nje Shtet tjeter Anetar ka shkelur nje rregull te sjelljes profesionale, avokati duhet t’ja bej te ditur ceshtjen kolegut te tij.
5.9.2. Nese nje mosmarreveshje personale me nature profesionale ndodh ndermjet avokateve te Shteteve te ndryshme Anetare, ata duhet nese eshte e mundur te perpiqen ta zgjidhin ate ne menyre miqesore.
5.9.3. Nje avokat nuk duhet te filloje kunder avokatit ne nje shtet tjeter asnje nga procedurat mbi ceshtjet e parashikuara ne paragrafet 5.9.1 apo 5.9.2, si me siper, perpara se te informojne ne fillim Baret apo Shoqatat Ligjore ku ata bejne pjese, me qellim t’i japin mundesine Bareve apo Shoqatave Ligjore te perfshira qe te arrijne nje zgjidhje.
MEMORANDUM SHPJEGUES
Ky Memorandum Shpejgues u pregatit nga Grupi i Punes mbi Deontologjine i CCBE, i cili eshte autor i variantit fillestar te Kodit te Sjelljes, me kerkese te Komitetit te Perhershem te CCBE. Ky Memorandum ka qellim te shpjegoje origjinen e masave te percaktuara ne Kod, te ilustroje problemet per te cilat keto masa jane hartuar, vecanerisht ne lidhje me aktivitetet nder-kufitare, dhe ti ofroje asistence per zbatimin e tyre Autoriteteve Kompetente te Shteteve Anetare. Memorandumi Shpjegues eshte perditesuar gjate Seances Plenare te CCBE me 19 Maj 2006.
Versionet origjinale te Kodit jane ne gjuhen angleze dhe franceze. Perkthimet ne gjuhe te tjera te komunitetit Europian jane pregatitur nen autoritetin e delegacioneve kombetare.
Komentari i Nenit 1.1 – Funksioni i Avokatit ne Shoqeri
Deklarata e Periuxhias, miratuar nga CCBE me 1977, percaktoi parimet kryesore te sjelljes profesionale te avokateve ne Komunitetin Europian (EC). Parashikimet ne Nenin 1.1 ritheksojne qendrimin e Deklarates se Periuxhias mbi funksionin e avokatit ne shoqeri, i cili perben bazen per rregullat qe qeverisin performancen e ketij funksioni.
Komentari i Nenit 1.2 – Natyra e Rregullave te Sjelljes Profesionale
Keto parashikime rivendosin ne menyre substanciale shpjegimin e Deklarates se Periuxhias mbi natyren e rregullave te sjelljes profesionale dhe menyren se si rregulla te vecanta varen nga rrethana lokale te vecanta por qe perseri jane te bazuara ne vlera te perbashketa.
Komentari i Nenit 1.3 – Qellimi i Kodit
Keto parashikime paraqesin zhvillimin e parimeve te Deklarates se Periuxhias ne nje Kod Sjellje per avokatet e Bashkimit Europian dhe te Zones Ekonomike Europiane, dhe avokateve te Shteteve me Statusin e Vezhguesit te CCBE, me nje reference te vecante te aktiviteteve te tyre nder-kufitare. (perkufizuar ne Nenin 1.5). Parashikimet ne Nenin 1.3.2 paraqesin qellimet specifike te CCBE duke pasur ne konsiderate te neneve substanciale te Kodit.
Komentari i Nenit 1.4 – Fusha e Zbatimit Ratione Personale
Rregullat jane vendosur per tu zbatuar nga te gjithe avokatet sic perkufizohen ne Direktiven e Sherbimeve te Avokateve te 1977 dhe Direktiven e Vendosjes se Avokateve te 1998, dhe avokateve te Shteteve Vezhguese te CCBE. Kjo perfshin avokatet e shteteve te cilet vazhdimisht kane aderuar ne Direktivat e mesiperme, emrat e te cileve jane shtuar me amendimin e Direktivave. Kodi zbatohet per te gjithe avokatet e perfaqesuar ne CCBE, pavaresisht se jane Anetare te Plote apo Vezhgues, dhe konkretisht:
Austria | Rechtsanwalt |
Albania | Avokat |
Belgjika | avocat / advocaat / Rechtsanwalt |
Bullgaria | advokat |
Kroacia | odvjetnik |
Qipro | dikegoros |
Republika Ceke | advokat |
Danimarka | advokat |
Estonia | vandeadvokaat |
Finlanda | asianajaja / advokat |
FYRO Maqedonia | advokat |
Franca | avocat |
Gjermania | Rechtsanwalt |
Greqia | dikegoros |
Hungaria | ugyved |
islanda | logmaour |
irlanda | barrister, solicitor |
italia | avvocato |
Latvia | zverinats advokats |
Liechtenstein | Rechtsanwalt |
Lituania | advokatas |
Luksemburgu | avocat / Rechtsanwalt |
Malta | avukat, prokuratur legali |
Hollanda | advocaat |
Norvegjia | advokat |
Polonia | adwokat, radca prawny |
Portugalia | advogado |
Rumania | avocat |
Slovakia | advokat / advokatka |
Slovenia | odvetnik / odvetnica |
Spanja | abogado / advocat / abokatu / avogado |
Suedia | advokat |
Zvicra | Rechtsanwalt / Anwalt / Fursprech / Fursprecher /avocat / avvocato /advokat |
Turqia | avukat |
Ukraiina | advocate |
Anglia | advocate, barrister, solicitor |
Shpresohet qe Kodi te pranohet dhe nga profesione ligjore te vendeve te tjera qe nuk jane Shtete Anetare ne Europe apo dhe vende te tjera, ne menyre qe te mund te aplikohet me ane te konventave ndermjet tyre dhe shteteve Anetare.
Komentari i Nenit 1.5 – Fusha e Aplikimit Ratione Materiale
Rregullat e parashikuara ketu kane zbatim te drejteperdrejte vetem per “aktivitete nder-kufitare” sic jane perkufizuar, te avokateve te Bashkimit Europian dhe Zones Ekonomike Europiane dhe avokateve te Shteteve Vezhguese te CCBE – shiko me lart ne nenin 1.4, dhe perkufizimin e “Shtetit Anetar” ne nenin 1.6. (Shiko gjithashtu me lart mundesine e zgjerimit per avokatet e vendeve te tjera.) Perkufizimet e aktiviteteve nder-kufitare, per shembull, perfshijne kontakte ne Vendin A edhe mbi ceshtje te ligjit te brendshem te shtetit A ndermjet nje avokati te Shtetit A dhe nje avokati te Shtetit B; ai perjashton kontaktetet ndermjet avokateve te shtetit A ne shtetin A te nje ceshtje te ngritur ne shtetin B, kur sigurohet se asnje nga aktivitetet profesionale nuk eshte zhvilluar ne shtetin B; ai perfshin cdo aktivitet te avokateve te shtetit A ne shtetin B, madje edhe ne formen e komunikimeve te derguara nga Shteti A ne shtetin B.
Komentari i Nenit 1.6 – Perkufizime
Ky nen perkufizon nje sere termash te perdorur ne Kod, “Shtet Anetar”, “Shtet Anetar i Origjines”, “Shtet Anetar Prites”, “Autoritet Kompetent”, “Direktive 77/249/EEC” dhe “Direktive 98/5/EC”. Referenca e “ku avokati kryen aktivitete nder-kufitare” duhet te interpretohet bazuar ne perkufizimin e “aktiviteteve nder-kufitare” ne Nenin 1.5.
Komentari i Nenit 2.1 – Pavaresia
Ky nen riafirmon ne menyre substanciale qendrimin e pergjithshem te parimit te Deklarates se Peruxhias.
Komentari i Nenit 2.2 – Besimi dhe integriteti Personal
Ky nen riafirmon ne menyre substanciale qendrimin e pergjithshem te parimit te Deklarates se Peruxhias.
Komentari i Nenit 2.2 – Besimi dhe integriteti Personal
Ky nen gjithashtu rivendos nje parim te pergjithshem te perfshire ne Deklaraten e Peruxhias.
Komentari i Nenit 2.3 – Konfidencialiteti
Tek ky nen ne fillim rivendos, ne Nenin 2.3.1, parime te pergjithshme te percaktuara ne Deklaraten e Peruxhias, dhe te riafirmuara/te pranuara nga Gjykata Europiane e Drejtesise ne ceshtjen AM&S (157/79). Me tej, ne Nenet 2.3.2 deri ne 4, i zhvillon ato ne nje rregull te vecante lidhur me mbrojtjen e konfidencialitetit. Neni 2.3.2 permban rregullin baze qe kerkon respektimin e konfidencialitetit. Neni 2.3.3 konfirmon qe detyrimi ngelet ne fuqi mbi avokatin edhe nese avokati ndalon se vepruari per llogari te klientit ne fjale. Neni 2.3.4 konfirmon se avokati nuk duhet vetem te respektoje detyrimin e konfidencialitetit nga ai/ajo vete, por duhet ti kerkoje te gjithe anetareve dhe te punesuareve te firmes se tij te bejne te njejten gje.
Komentari i Nenit 2.4 – Respekt per Rregullat e Bareve dhe Shoqatave Ligjore te tjera
- Neni 4 i Direktives se Sherbimeve te Avokateve permban nene ne lidhje me rregullat qe duhen mbikqyrur nga nje avokat nga njeri Shtet Anetar i cili ofron sherbime per periudha te caktuara opo raste te vecanta ne nje Shtet tjeter Anetar ne baze te Nenit 49 te Traktatit te Komunitetit Europian, i konsoliduar, si me poshte vijon:
- (a) Aktivitetet e lidhura me perfaqesimin e nje klienti ne procedurat gjyqesore apo perpara autoriteteve publike duhet te ndiqen ne cdo Shtet Anetar Prites ne baze te kushteve te vendosura per avokatet ne ate vend, me perjashtim te cdo kushti qe kerkon rezidence, apo regjistrimin ne nje organizate profesionale, ne ate shtet.
- (b) Nje avokat qe ndjek keto procedura duhet te kontrolloje rregullat e sjelljes profesionale ne Shtetin Anetar Prites, pa paragjykuar detyrimet e avokatit ne Shtetin Anetar nga i cili ai/ajo vjen.
- (c) Kur keto aktivitete ndiqen ne Mbreterine e Bashkuar “rregullat e sjelljes profesionale te Shtetit Anetar Prites” do te thote rregullat e sjelljes qe aplikohen per “solicitors”, ku keto aktivitete nuk jane te rezervuara per “barristers” dhe avokatet. Nese jo, rregullat e sjelljes profesionale te atyre te fundit duhet te aplikohen. Megjithate, barristers te irlandes, gjithmone duhet ti neshtrohen rregullave te sjelljes profesionale qe aplikohen ne Angli per barrister dhe avokatet. Kur keto aktivitete kryhen ne irlande “rregullat e sjelljes profesionale te Shtetit Anetar Prites” do te thote, per aq kohe qe ata bejne perfaqesim me goje ne nje ceshtje ne gjykate, rregullat e sjelljes profesionale te zbatueshme per barristers. Ne te gjitha ceshtjet e tjera rregullat profesionale te sjelljes qe aplikohen per “solicitors” duhet te aplikohen. Megjiithate, barristers dhe avokatet nga Anglia duhet ti nenshtrohen gjithmone rregullave te sjelljes profesionale qe aplikohen ne irlande per barristers, dhe
- (d) Nje avokat qe kryen aktivitete te tjera nga ato te referuara ne (a) siper duhet te ngelen te detyruar mbi kushtet dhe rregullat e sjelljes profesionale te Shtetit Anetar nga i cili ai vjen pa paragjykaur respektimin e rregullave, pavarsisht origjines se tyre, te cilat rregullojne profesionin ne Shtetin Anetar Prites, vecanerisht ato qe lidhen me papajtueshmerine e ushtrimit te aktiviteteve te nje avokati me ushtrimin e aktiviteteve te tjera ne ate shtet, sekretin profesional, mardheniet me avokatet e tjere, ndalimin per te njejtin avokat qe vepron per palet me konflikt te ndersjelle me njera-tjetren, dhe reklamimin. Rregullat e mevonshme jane te zbatueshme vetem nese ato jane te mundshme per tu kontrolluar nga nje avokat i cili nuk eshte vendosur ne Shtetin Anetar Prites dhe ne masen ne te cilen kontrollimi i tyre eshte objektivisht i justifikuar per te siguruar, ne ate shtet, ushtrimin e duhur te aktiviteteve te avokatit, te qendrimit te profesionit dhe rrespektimit te rregullave te lidhur me papajtueshmerine.
- Direktiva per Vendosjen (ne kuprimin e fillimit te ushtrimit ne nje shtet te caktuar, tjeter nga ai i vendit te origjines) e Avokateve permban masat qe kane te bejne me rregullat qe duhet te vezhgohen nga nje avokat i nje Shteti Anetar i cili ushtron ne menyre permanente funksionin ne nje Shtet tjeter Anetar ne baze te Nenit 43 te Traktatit te Komunitetit Europian, i konsoliduar, si me poshte:
- (a) Pavarsisht rregullave te sjelljes profesionale, subjekt i te cilave ai/ajo eshte ne Shtetin Anetar te origjines, nje avokat i cili ushtron funksionin e tij ne baze te titullit profesional te fituar ne vendin e origjines, do te jete subjekt i te njejtave rregulla per sjelljen profesionale, njesoj si avokatet e vendit prites, ne lidhje me te gjitha aktivitetet e kryera ne ate territor (Neni 6.1).
- (b) Shteti Anetar Prites mund te kerkoje nga nje avokat i cili e ushtron profesionin ne baze te titullit profesional te fituar ne vendin e origjines, te beje/paguaje sigurimin profesional ose te behet anetar i fondit te garancise profesionale, bazuar ne rregullat qe ai shtet ka vendosur per aktivitetet profesionale ne territorin e tij. Megjithate, nje avokat qe e ushtron profesionin ne baze te titullit te vendit te tij duhet te perjashtohet nga kjo kerkese, nese avokati mund te vertetoje se ai/ajo eshte i mbuluar nga sigurimet apo fondi i garancise bazuar ne rregullat e Shtetit Anetar te Origjines , per aq kohe ky siguracion ose garanci eshte ekuivalente ne kriteret, kushtet dhe mases se mbulimit/siguracionit. Ne rastet kur ekuivalenca eshte e pjesshme, Autoriteti Kompetent ne Shtetin Anetar Prites mund te kerkoje te kontraktohet siguracion apo garanci shtese per mbulimin e elementeve te cilet nuk jane mbuluar nga siguracioni apo garancia e kontraktuar ne baze te rregullave te Shtetit Anetar te Origjines (Neni 6.3), dhe
- (c) Nje avokat i regjistruar ne Shtetin Anetar Prites me titullin profesional te shtetit te origjines mund te ushtroje profesionin si avokat i paguar qe punon per nje avokat tjeter, nje organizate apo zyre avokatie, apo ne nje aktivitet publik apo privat ne masen qe Shteti Anetar Prites e lejon per avokatet e regjistruar sipas titullit profesional te atij shteti. (Neni 8).
Ne rastet qe nuk mbulohen nga asnje nga Direktivat, apo vendosin kerkesa me te larta se ato te Direktivave, detyrimet e nje avokati ne baze te ligjit komunitar per te observuar rregullat e Bareve dhe Shoqatave Ligjore te vendeve te tjera, jane ceshtje interpretimi te cdo parashikimi/neni perkates , sic eshte psh Direktiva per Tregtine Elektronike (2000/31/EC). Nje qellim madhor i ketij Kodi eshte te minimizoje, dhe nese eshte e mundur te eleminoje se bashku, problemet qe mund te ngrihen prej “deontologjise se dyfishte”, me te cilen do te kuptohet zbatimi i me shume se nje grupi rregullash kombetare te cilat potencialisht mund te jene ne kundershtim me nje situate te caktuar (shiko Nenin 1.3.1).
Komentari i Nenit 2.5 – Punesimet e papajtueshme
Ekzistojne dallime si ndermjet dhe brenda Shteteve Anetare lidhur me kufirin persa i takon mundesise qe kane avokatet per t’u perfshire ne funksione/profesione te tjera, si psh ne aktivitete tregtare. Qellimi i pergjithshem i rregullave qe perjashtojne avokatet nga funksionet e tjera eshte te mbrojne avokatin nga ndikimet qe mund te demtojne pavarsine e avokatit apo rolin e tij/saj ne administrimin e drejtesise. Ndryshimet ne keto rregulla reflektojne kushte te ndryshme lokale/kombetare, perceptime te ndryshme mbi funksionim korrekt te avokateve dhe teknikave te ndryshme te hartimit te rregullave. Ne disa raste ekziston nje ndalim i plote i perfshirjes ne disa punesime te specifikuara, sikunder ne disa raste perfshirja ne punesime te tjera ne parim/pergjithesi lejohet, por duke iu nenshtruar mbikqyrjes te disa garancive specifike mbi pavarsine e avokatit.
Nenet 2.5.2 dhe 3 percaktojne masa mbi rrethana te caktura ne te cilat nje avokat i nje Shteti Anetar eshte i perfshire ne aktivitete nder-kufitare (sic perkufizohet ne Nenin 1.5) ne nje Shtet Anetar Prites kur ai/ajo nuk eshte anetar i profesionit ligjor te Shtetit Prites.
Neni 2.5.2 percakton mbikqyrje te plote te rregullave te Shtetit Prites lidhur me punesimet e papajtueshme te avokatit i cili perfshihet ne proceset gjyqesore kombetare apo perpara autoriteteve publike kombetare te Shtetit Prites. Kjo gje zbatohet pavarsisht faktit nese avokati eshte vendosur ose jo ne Shtetin Prites. Neni 2.5.3, nga ana tjeter, vendos detyrimin per “respektimin” e rregullave te Shtetit Prites lidhur me punesimet e ndaluara apo te papajtueshme ne ceshtje te tjera, por vetem ne rastet kur avokati i cili eshte i vendosur ne nje Shtet Anetar Prites deshiron te marre pjese direkt ne aktivitete tregtare apo aktivitete te tjera te cilat nuk jane te lidhura me praktikimin e ligjit.
Komentari i Nenit 2.6 – Reklama Personale
Termi “reklame profesionale” mbulon reklamimin e firmave te avokateve, si dhe te avokateve individuale, e cila eshte e ndryshme me reklamen e organizates te organizuar nga Baret apo Shoqatat Ligjore, per anetaret e tyre ne teresi. Rregullat e reklames personale nga avokatet ndryshojne ne menyre te ndjeshme ne Shtetet Anetare. Neni 2.6 e percakton qarte qe nuk ekzistojne kundershti dominuese te reklames personale ne aktivitetet nder-kufitare. Megjithate, avokatet pavarsisht kesaj jane subjekt i te gjitha ndalimeve apo kufizimeve te vendosura nga rregullat e vendeve te tyre te origjines, dhe nje avokat do te vazhdoje te jete subjekt i ndalimeve dhe kufizimeve te vendosura nga rregullat e Shtetit Anetar Prites, kur ato jane te detyrueshme per avokatin bazuar ne Direktiven e Sherbimeve te Avokateve apo Direktiven e Vendosjes se Avokateve.
Komentar i Nenit 2.7 – interesi i Klientit
Ky percaktim thekson parimin e pergjithshem qe avokati duhet te vendose interesat e klientit perpara interesave te vete avokatit apo kolegeve te profesionit ligjor.
Komentar i Nenit 2.8 – Kufizimi i Pergjegjesise se Avokatit ndaj Klientit
Ky nen e ben te qarte se nuk ka nje objeksion dominues per te kufizuar pergjegjesine e avokatit ndaj klientit te tij/saj ne praktikimin nderkufitar, si me kontrate apo duke perdorur nje shoqeri te kufizuar, partneritet te kufizuar apo partneritet me pergjegjesi te kufizuar. Megjithate, percaktohet se kjo gje mund te konsiderohet ne rastet kur legjislacioni perkates dhe rregullat perkatese te sjelljes e lejojne – dhe ne nje numer juridiksionesh ligji apo rregullat profesionale e ndalojne apo kufizojne kete kufizim te pergjegjesise.
Komentar i Nenit 3.1 – Pranimi dhe Mbarimi i instruksioneve
Parashikimet e Nenit 3.1.1 jane hartuar per te siguruar se nje mardhenie ndermjet avokatit dhe klientit ruhet/mbahet dhe avokati ne fakt merr instruksione nga klienti, eshe nese ato mund te transmetohen nepermjet nje ndermjetesi te autorizuar. Eshte pergjegjesia e avokatit per te kenaqur ndermjetesin e autorizuar dhe deshirat e klientit.
Neni 3.1.2 trajton menyren sesi avokati duhet te kryeje detyrat e tij/saj. Percaktimi se avokati duhet te ndermarre pergjegjesi personale per mosmarrjen parasysh te instruksioneve te marra prej tij/saj do te thote se avokati nuk mund te menjanoje pergjegjesine duke e deleguar tek te tjeret. Kjo gje nuk e ndalon avokatin per te kerkuar te kufizoje pergjegjesine ligjore ne kufirin qe kete e lejon ligji perkates apo rregullat profesionale – shiko 2.8.
Neni 3.1.3 percakton nje parim i cili eshte vecanerisht relevant ne aktivitetet nder-kufitare, psh kur nje avokati i eshte kerkuar te marre persiper nje ceshtje per llogari te nje avokati apo apo klienti nga nje shtet tjeter, i cili mund te mos jete familjar me ligjin apo praktiken, ose kur nje avokati i kerkohet te marre persiper nje ceshtje qe ka lidhje me ligjin e nje shteti tjeter me te cilin ai nuk eshte familjar/kompetent. Nje avokat ne pergjithesi ka te drejte te refuzoje pranimin e instruksioneve qe ne fillim, por neni 3.1.4 thote se, nese keto instruksione jane pranuar, pas pranimit te tyre avokati ka nje detyrim qe te mos heqe dore pa siguruar se interesat e klientit jane te mbrojtura.
Komentar i Nenit 3.2 – Konflikti i interesit
Masat e Nenit 3.2.1 nuk e ndalojne avokatin per te vepruar per dy ose me shume kliente ne te njejten ceshtje vetem neqoftese sigurohet se interesat e tyre ne fakt nuk jane ne konflikt dhe nuk ekziston nje rrezik i konsiderueshem qe ky konflikt te ndodhe. Kur nje avokat eshte duke vepruar per te dy ose me shume kliente ne kete menyre dhe me pas krijohet nje konflikt interesash ndermjet ketyre klienteve apo nje rrezik i thyerjes se konfidences apo rrethana te tjera ne te cilat pavarsia e avokatit mund te demtohet, atehere avokati duhet te ndaloje veprimin per llogari te te dy apo te gjithe klienteve.
Megjithate, mund te ekzistojne rrethana ne te cilat ngrihen diferencime te dy ose me shume klienteve te cilet perfaqesohen nga nje avokat, ne te cilen do te ishte e udhes per avokatin per tu perjekur te veproje si arbiter.i takon avokatit ne keto raste qe te gjykoje vete nese ekziston nje konflikt interesash ndermjet tyre per te cilin avokati duhet te ndaloje se vepruari per llogari te tyre. Nese jo, avokati duhet te marre ne konsiderate nese eshte e nevojshme t’i shpjegoj pozicionin klienteve te tij, te marre miratimin e tyre dhe te veproje si arbiter per te zgjidhur ndryshimin ndermjet tyre , dhe nese kjo perpjekje per te vepruar si ndermjetes do te deshtoje atehere duhet te ndaloje se vepruari per ta.
Neni 3.2.4 zbatohet per masat e mesiperme te Nenit 3 ndaj avokateve qe praktikojne ne nje bashkim/zyre. Per shembull nje zyre avokatie duhet te ndaloje se vepruari kur ekziston nje konflikt interesi ndermjet dy klienteve te firmes, edhe nese avokate te ndryshem te zyres veprojne per secilin klient. Nga ana tjeter, ne raste perjashtimore, ne “dhomat” forme e organizimit te Barristers angleze, ku cdo avokat vepron per klientet ne menyre individuale, eshte e mundshme per avokate te ndryshem ne organizate te veprojne per llogari te klienteve me interesa te kunderta.
Komentar i Nenit 3.3 – Pactum de Quota Litis
Keto masa reflektojne pozicionin e perbashket ne te gjitha Shtetet Anetare se nje marreveshje e parregulluar mbi tarifat e mundshme (pactum de quota litis) eshte ne kundershtim me administrimin e duhur te drejtesise sepse inkurajon procese spekulative dhe eshte e mundshme te abuzohet me to. Megjithate, masat nuk kane per qellim te ndalojne mbajtjen apo prezantimin e marreveshjeve ne baze te te cilave avokatet paguhen mbi rezultatet apo vetem kur ceshtja rezulton e suksesshme, ne te njejten kohe duke siguruar se keto marreveshje kryhen me rregullime te plota dhe kontrol per mbrojtjen e klientit dhe administrimin e duhur te drejtesise.
Komentar i Nenit 3.4 – Rregullimi i Tarifave
Neni 3.4 percakton tre kerkesa: nje standard te pergjithshem per njohjen e klientit me tarifat e avokatit, nje kerkese qe tarifat te jene te drejta dhe te arsyeshme persa i perket mases se tyre, dhe nje kerkese qe te jene ne perputhje me ligjin e aplikueshem dhe rregullat profesionale.
Ne shume Shtete Anetare ekzistojne mekanizma per rregullimin e tarifave te avokateve ne baze te legjislacionit kombetar apo rregullave te sjelljes profesionale, qofte duke iu referuar gjykimit te autoriteteve te Barit apo te tjera. Ne situatat qe rregullohen nga Direktiva e Vendosjes se Avokateve, ku avokati eshte i detyruar te zbatoje rregullat e Shtetit Anetar Prites si dhe rregullat e shtetit te tij/saj, bazat e percaktimit te tarifave mund te kerkohet te jene ne perputhje me te dyja llojet e rregullave.
Komentar i Nenit – Pagimi ne Llogari
Neni 3.5 percakton se nje avokat mund te kerkoje nje pagim ne llogari te tarifave te avokatit dhe/apo disbursimeve, por vendos nje limit duke iu referuar nje perllogaritje (paraprake) te arsyeshme te tyre. Shiko gjithashtu ne Nenin 3.1.4 lidhur me te drejten per te hequr dore.
Komentar i Nenit 3.6 – Ndarja e Tarifave me Jo-Avokatet
Ne disa Shtete Anetare avokateve i lejohet te praktikojne te organizuar me anetare te tjere te disa profesioneve te aprovuara, pavarsisht nese jane profesione ligjore apo jo. Masat e percaktuara ne Nenin 3.6.1 nuk jane hartuar per te ndaluar ndarjen e tarifave brenda ketyre formave te lejuara te organizimit. Gjithashtu, masat nuk jane hartuar per te ndaluar ndarjen e tarifave te avokateve mbi te cilet zbatohet Kodi (shiko ne Nenin 1.4 me siper) me te tjere “avokate”, per shembull avokatet nga Shtetet Jo-Anetare apo anetare te profesioneve te tjera ligjore ne Shtetet Anetare si psh noteret.
Komentar i Nenit 3.7 – Kostoja e Procedurave Gjyqesore dhe Mundesimi i Ndihmes Juridike
Neni 3.7.1 thekson rendesisne e perpjekjeve per te zgjidhur mosmarreveshjet me koston me efektive per klientet, duke perfshire keshillimin nese duhet te behen perpjekje per te negociuar nje zgjidhje, dhe nese duhet te propozohet te referohet mosmarreveshja ne format alternative te zgjidhjes se mosmarreveshjeve. Neni 3.7.2 i kerkon avokateve te informojne klientin mbi ndihmen juridike kur ajo mund te aplikohet. Ekzistojne masa qe ndryshojne ndjeshem ne Shtetet Anetare lidhur me mundesine e ndihmes juridike. Ne aktivitetet nder-kufitare nje avokat duhet te kete parasysh mundesine e aplikimit te ndihmes juridike te nje ligji kombetar me te cilin avokati nuk eshte familjar.
Komentar i Nenit 3.8 – Fondet e Klienteve
Masat e Nenit 3.8 reflektojne rekomandimin e miratuar nga CCBE ne Bruksel ne Nentor 1985 mbi nevojen e hartimit dhe zbatimit te rregullave minimale per te kontrolluar mbajtjen e fondeve te klienteve nga avokatet brenda Komunitetit. Neni 3.8 percakton standarde minimale per tu vezhguar, pa interferuar mbi sistemet kombetare te detajuara te cilet parashikojne nje mbrojtje me te plote apo me strikte per mbrojtjen e fondeve te klienteve.
Avokatet qe mbajne fondet e klienteve , edhe gjate aktiviteteve nder-kufitare, duhet te vezhgojne rregullat e Bareve te vendeve te tyre te origjines. Avokatet duhet te ndergjegjesohen lidhur me pyetjet qe ngrihen kur rregullat e me shume se nje Shteti Anetar jane te aplikueshme, vecanerisht kur avokati eshte i vendosur ne nje Shtet Prites ne baze te Direktives se Vendosjes se Avokateve.
Komentar i Nenit 3.9 – Sigurimi Profesional
Neni 3.9.1 reflekton nje rekomandim i cili gjithashtu eshte i miratuar nga CCBE ne Bruksel ne Nentor 1985, mbi nevojen per te gjithe avokatet e Komunitetit te sigurohen mbi rreziqet qe ngrihen nga ankesat mbi neglizhencen profesionale te avokateve.
Neni 3.9.2 trajton situaten kur sigurimi nuk mund te merret bazuar ne cfare percaktohet ne Nenin 3.9.1.
Komentar i Nenit – Rregullat e Sjelljes ne Gjykate
Kjo mase percakton parimin se avokati eshte i detyruar te respektoje rregullat e gjykates apo tribunalit perpara te cilave avokati ushtrohet apo paraqitet.
Komentar i Nenit 4.2 – Zhvillimi i Drejte i Procedurave
Kjo mase zbaton parimin e pergjithshem se ne procedurat e kundershtimeve nje avokat nuk duhet te beje perpjekje per te marre avantazh te padrejte nga kundershtari i tij. Avokati, psh, nuk duhet te krijoje kontakt me gjyqtarin, pa informuar paraprakisht avokatin e pales tjeter, apo t’i jape gjyqtarit informacion apo dokumenta , pa ia komunikuar ne kohen e duhur avokatit te pales tjeter, pervec rasteve kur keto veprime lejohen nga rregullat e procedures perkatese. Ne masen qe ligji nuk e ndalon, nje avokat nuk duhet te coje perpara gjykates asnje prpozim per zgjidhjen e ceshtjes e bere nga pala tjeter apo avokati i pales tjeter pa marre konsensus te shprehurt nga avokati i pales tjeter. Shiko gjithashtu ne Nenin 4.5 me poshte.
Komentar i Nenit 4.3 – Performanca ne Gjykate
Kjo mase reflekton balancen e nevojshme ndermjet respektimit te gjykates dhe ligjit ne njeren ane, dhe ndjekjes se interesit me te mire te klientit ne anen tjeter.
Komentar i Nenit 4.4 – informacion Fals apo jo i sakte
Kjo mase aplikon parimin se avokati, asnjehere duke e ditur (me ndergjegje), nuk duhet ta drejtoje gjykaten gabim. Kjo eshte e domosdoshme neqoftese duhet te krijohet besim ndermjet gjykatave dhe profesionit ligjor.
Komentar i Nenit 4.5 – Shtese ndaj Arbitrave etj
Kjo mase i shtrin procedurat e mesiperme qe kane te bejne me gjykatat dhe ndaj strukturave te tjera qe ushtrojne funksione gjyqesore apo pothuaj/gjysem gjyqesore.
Komentar i Nenit 5.1 – Shpirti i Bashkepunimit te Profesionit
Keto masa, te cilat bazohen ne qendrimet e Deklarates se Peruxhias, theksojne se eshte ne interesin publik te profesionit ligjor te ruajne nje mardhenie besimi dhe bashkepunimi ndermjet anetareve te saj. Megjithate kjo nuk mund te perdoret per te justifikuar vendosjen e interesave te profesionit perkundrejt interesave te drejtesise apo te klienteve. (shiko gjithashtu Nenin 2.7).
Komentar i Nenit 5.2 – Bashkepunimi Ndermjet Avokateve te Shteteve te Ndryshme Anetare
Kjo masa gjithashtu zhvillon nje parim te percaktuar ne Deklaraten e Peruxhias me nje qellim per te parandaluar keqkuptimet ne bashkepunimin ndermjet avokateve te Shteteve te ndryshme Anetare.
Komentar i Nenit 5.3 – Korrespondenca Ndermjet Avokateve
Ne disa nga Shtetet Anetare komunikimet ndermjet avokateve (me shkrim apo me goje) konsiderohen si konfidenciale ndermjet avokateve. Kjo do te thote se permbajta e ketyre komunikimeve nuk mund ti behet e ditur te tjereve, normalisht nuk mund ti kalohet klienteve te avokateve, dhe nuk mund te prezantohen ne asnje rast ne gjykate. Ne Shtete Anetare te tjera, keto pasoja nuk do te vijne, pervec rasteve kur korrespondenca ka shenimin “konfidenciale”.
Ne Shtete te tjera Anetare, avokati duhet ta mbaj te informuar plotesisht klientin mbi te gjitha komunikimet prej nje kolegu profesional i cili vepron per llogari te nje pale tjeter, dhe shenimi i nje letre si “konfidenciale” do te thote se eshte nje ceshtje ligjore per avokatin te cilit i eshte derguar dhe klientin e tij/saj, dhe jo te keqperdoret nga palet e treta. Ne disa shtete, neqoftese avokati deshiron te tregoje se nje leter eshte derguar per te zgjidhur nje mosmarreveshje, dhe jo per t’ju derguar ne gjykate, avokati duhet ta shenoje letren si “pa paragjykim”.
Keto ndryshime te rendesishme kombetare ngrene shume keqkuptime. Prandaj eshte e nevojshme qe avokatet te jene shume te kujdesshem gjate korrespondences nder-kufitare. Ne rastet kur nje avokat deshiron te dergoje nje leter nje kolegu te profesionit ne nje Shtet tjeter Anetar mbi bazen se duhet te mbahet konfidenciale ndermjet avokateve, ose eshte “pa paragjykim”, avokati duhet te kerkoje paraprakisht nese kjo leter mund te pranohet mbi keto baza. Nje avokat qe deshiron qe nje komunikim te pranohet mbi nje baze te caktuar duhet ta thoje shprehimisht qe ne fillim te komunikimi (siper letres) apo ne nje leter perxjellese.
Nje avokat i cili eshte marresi i ketij komunikimi, por i cili nuk eshte ne pozicionin per ta respektuar, apo per te siguruar respekt, per bazen mbi te cilen do te dergohet, duhet te informoje derguesin menjehere ne menyre qe korrespondenca te mos niset. Neqoftese komunikimi eshte marre, marresi duhet ta kthej pa e lexuar permbajtjen e tij apo ti referohet atij ne cdo lloj forme; neqoftese ligji kombetar i marresit te korrespondences e ndalon marresin per te respektuar kete detyrim, ai/ajo duhet te informoje derguesin menjehere.
Komentar i Nenit 5.4 – Tarifat Referuese
Kjo mase reflekton parimin se avokati nuk duhet te paguaje ose te pranoje pagese vetem e vetem per referimin e nje klienti, i cili do te rrezikonte te demtonte zgjedhjen e lire te klientit per avokatin apo interesin e klientit per tu referuar ne sherbimin me te mire te mundshem. Kjo nuk e ndalon marreveshjet per ndarjen e tarifave ndermjet avokateve mbi bazat e duhura. (shiko gjithashtu ne nenin 3.6 me siper).
Ne disa Shtete Anetare avokatet jane te lejuar te pranojne dhe mbajne komisione ne ceshtje te caktuara duke siguruar se interesat me te larte te klientit jane permbushur, i eshte dhene informacion i plote klientit dhe klienti ka rene dakort per mbajtjen e komisionit. Ne keto raste, mbajtja e komisionit nga avokati perfaqeson nje pjese te shperblimit te avokatit per sherbimin e ofruar klientit dhe nuk eshte brenda qellimit te ndalimit mbi tarifat referuese e cila eshte hartuar per te ndaluar avokatet te bejne perfitime sekrete.
Komentar i Nenit 5.5 – Komunikimi me Palet Kundershtare
Kjo mase percakton nje parim te pergjithshem te pranuar, dhe eshte hartuar si per te promovuar kryerjen e qete te biznesit ndermjet avokateve, ashtu si edhe per te ndaluar cdo perpjekje per te perfituar avantazh nga nje klient i avokatit tjeter.
Komentar i Nenit 5.6 – Ndryshimi i Avokatit
Neni 5.6 trajton ndryshimin e avokatit. Eshte hequr nga Kodi me 6 Dhjetor 2002.
Komentar i Nenit 5.7 – Pergjegjesia e Tarifave
Keto masa ne menyre substanciale riafirmojne masat qe permban Deklarata e Peruxhias. Duke marre parasysh se keqkuptimet rreth pergjegjesise per tarifat e papaguara jane nje ceshtje e perbashket e ndryshimit ndermjet avokateve te Shteteve Anetare te ndryshme, eshte e rendesishme qe nje avokat i cili deshiron ta perjashtoje veten apo kufizoje detyrimin personal per te qene pergjegjes per tarifat e nje avokati te huaj, i duhet te arrije nje marreveshje te qarte mbi kete ne fillim te transaksionit.
Komentar i Nenit 5.8 – Zhvillimi Profesional Vazhdues
Mbajtja e perditesuar me zhvillimet e legjislacionit eshte nje detyrim profesional. Ne vecanti, eshte esenciale qe avokatet te jene te ndergjegjesuar mbi impaktin ne rritje te Legjislacionit Europian ne fushen e praktikes se tyre.
Komentar i Nenit 5.9 – Mosmarreveshjet ndermjet Avokateve te Shteteve te ndryshme Anetare
Nje avokat ka te drejte te ndjeke cdo zgjidhje/rivendosje ligjore apo tjeter e cila i lejohet kunder nje kolegu ne nje Shtet Anetar tjeter. Pavarsisht kesaj, e deshirueshme do te ishte, ne rastet e shkeljes se sjelljes profesionale apo te nje mosmarreveshje te nje natyre profesionale, te shikohej mundesia e perdorimit te te gjithave mjeteve per zgjidhjen miqesore te kesaj mosmarreveshje, nese eshte e nevojshme me mbeshtetjen e Bareve apo te Shoqatave Ligjore te interesuara, perpara se keto zgjidhje te ushtrohen.
Parathenie
1. Hyrje
1.1. Funksioni I Avokatit ne nje Shoqeri
Avokatet kane nje rol te vecante ne nje shoqeri qe eshte e krijuar mbi respektimin e shtetit te se drejtes. Detyrat e avokatit nuk fillojne dhe mbarojne me kryerjen me ndershmeri me cfare ai ose ajo eshte instruktuar per te bere per aq sa ligji e lejon. Nje avokat duhet t’i sherbeje interesave te drejtesise ashtu si edhe atyre qe te drejtat dhe lirite, ai ose ajo I jane besuar per t’i deklaruar dhe mbrojtur dhe eshte detyre e avokatit jo vetem per te bere apel mbi ceshtjen e klientit por edhe per te qene keshilltari I tij. Respektimi I funksionit profesional te avokatit eshte nje kusht esencial per shtetin e se drejtes dhe per demokracine ne nje shoqeri.
- Funksioni i avokatit, si rrjedhim, vendos nje sere detyrimesh ligjore dhe morale, mbi avokatin (ndonjehere qe duken se jane ne konflikt me njeri-tjetrin) perkundrejt:
- Klientit.
- Gjykatave dhe institucioneve te tjera perpara te cilave avokati paraqet ceshtjen e klientit ose vepron ne emer te klientit.
- Profesionit ligjor ne pergjithesi dhe cdo anetari te tij ne vecanti.
- Publikut, per te cilin ekzistenca e nje profesioni te lire dhe te pavarur, I mbeshtetur mbi respektimin e rregullave te vendosura nga vete profesioni, eshte nje element esencial per te mbrojtur te drejtat e njeriut perballe pushtetit te shtetit dhe interesave te tjera te shoqerise.
1.2. Natyra e rregullave te Sjelljes Profesionale
1.2.1. Rregullat e sjelljes profesionale jane hartuar nepermjet pranimit te tyre me deshire nga ata ndaj te cilave ato aplikohen per te siguruar performacen e duhur nga ana e avokatit, te profesionit I cili eshte esencial ne te gjitha shoqerite e civilizuara. Deshtimi i avokatit per te ndjekur keto rregulla mund te rezultoje ne marrjen e sanksioneve disiplinore.
1.2.2. Rregullat e vecanta te cdo Bari apo Shoqate Ligjore ngrihen mbi traditat e tij/saj. Ato miratohen sipas organizates dhe sferes se aktivitetit te profesionit ne nje Shtet Anetar te caktuar, procedurave gjyqesore, administrative dhe legjislacionit vendas. Nuk eshte as e mundshme dhe as e deshirueshme qe keto rregulla te krijohen pa marre parysh kontekstin apo te behet perpjekje per ti dhene rregullave aplikim te pergjithshem, te cilat jane ne menyre natyrale te pamundura per tu zbatuar. Megjithate, rregullat e vecanta te secilit Bar apo Shoqate Ligjore, jane te bazuara ne vlera te njejta/perbashketa dhe ne shumicen e rasteve demonstrojne nje baze te perbashket/te njejte.
1.3. Qellimi i Kodit
1.3.1. Integrimi i vazhdueshem ne Bashkimin Europian dhe Zonen Ekonomike Europiane dhe rritjen e frekuentimit te aktiviteteve nder-kufitare te avokateve brenda Zones Ekonomike Europiane ka bere te domosdoshme per interesin publik deklarimin e rregullave te perbashketa qe zbatohen per te gjithe avokater e Zones Ekonomike Europiane, pavarsisht se kujt Bari apo Shoqate Ligjore i perkasin, persa i takon praktikimit nder-kufitar. Qellimi i vecante i deklarimit te ketyre rregullave eshte lehtesimi/zbehja e veshtiresive qe rezultojne nga zbatimi I “Deontologjise se Dyfishte”, ashtu sic qartesisht parashikohet ne Nenet 4 dhe 7.2 te Direktives 77/249/EEC dhe Neneve 6 dhe 7 te Direktives 98/5/EC.
1.3.2. Organizatat qe perfaqesojne profesionet ligjore ne CCBE propozojne qe rregullat e kodifikuara ne nenet e meposhtme:
- Te njihen ne kete kohe si shprehje e konsensusit te te gjitha Bareve dhe Shoqatave Ligjore te Bashkimit Europian dhe Zones Ekonomike Europiane.
- Te miratohen si rregulla te detyrueshme sa me shpejt te jete e mundur ne perputhje me procedurat kombetare apo ato te Zones Ekonomike Europiane, ne lidhje me aktivitetet nderkufitare/nderkombetare te vokatit ne Bashkimin Europian dhe Zonen Ekonomike Europiane.
- Te merren ne konsiderate gjate rishikimit te rregullave kombetare te deontologjise ose praktikimit te profesionit, me qellim harmonizimin progresiv te tyre.
Me tej, ato artikulojne deshiren qe rregullat kombetare te deontologjise apo praktikes profesionale te interpretohen dhe zbatohen, sa here te jete e mundur, ne menyre konsistente me rregullat e ketij Kodi.
Pas miratimit te rregullave te ketij Kodi si te zbatueshme ne lidhje me aktivitetet nderkombetare te avokatit, avokati do te ngelet I detyruar per te ndjekur rregullat e Barit apo Shoqates Ligjore, ne te cilen ai/ajo ben pjese, deri ne masen qe ato perputhen me rregullat e ketij Kodi.
1.4. Fusha e Aplikimit Ratione Personave
Ky Kod do te zbatohet ndaj avokateve, ashru sic ata jane perkufizuar nga Direktiva 77/249/EEC dhe Direktiva 98/5/EC dhe ndaj avokateve te Vendeve qe kane Statusin e vezhguesit ne CCBE.
1.5. Fusha e Zbatimit Ratione Materiale
Pa paragjykuar procesin e harmonizimit progresiv te rregullave te deontologjise apo praktikes profesionale te cilat zbatohen vetem brenda shtetit anetar perkates, rregullat e meposhtme do te zbatohen per aktivitetet nderkombetare/nderkufitare te avokatit brenda Bashkimit Europian dhe Zones Ekonomike Europiane. Me aktivitete nderkufitare do te kuptohen:
- Te gjitha kontaktet profesionale me avokatet e vendeve anetare te ndryshem nga ata te vendit te vet.
- Aktivitetet profesionale te avokatit ne nje Shtet Anetar, I ndryshem nga vendi I vet, pavarsisht nese avokati eshte fizikisht prezent ose jo ne ate Shtet Anetar.
1.6. Perkufizime
Ne kete Kod:
“Shtet Anetar” do te thote nje shtet anetar i Bashkimit Europian apo cdo shtet tjeter , profesioni ligjor i te cilit eshte i perfshire ne Nenin 1.4.
Me “Shtet Anetar i Origjines” do te kuptohet Shteti Anetar, ne te cilin avokati ka fituar titullin profesional Avokat.
Me “Shtet Anetar Prites” do te kuptohet c’do shtet tjeter anetar ku avokati kryen aktivitete nder-kufitare.
Me “Autoritet Kompetent” do te kuptohet organizata/t ose autoriteti/et e cdo Shteti Anetar, qe jane pergjegjes per te vendosur rregullat e sjelljes profesionale dhe administrimin e disiplinimit te avokateve.
“Direktiva 77/249/EEC” eshte Direktiva e Keshillit 77/249/EEC e dates 22 Mars 1977 per lehtesimin e ushtrimit efektiv te lirise per te ofruar sherbime.
“Direktiva 98/5/EC” eshte Direktiva 98/5/EC e Parlamentit Europian dhe Keshillit e dates 16 Shkurt 1998 per lehtesimin e ushtrimit te profesionit te avokatit ne menyre permanente ne nje Shtet Anetar, te ndryshem nga Shteti ku eshte marre
PARIME TE PERGJITHSHME
2.1. Pavaresia
2.1.1. Shume detyra qe i perkasin avokatit kerkojne qe avokati te kete pavarsi absolute, te jete i lire nga te gjitha llojet e influencimit, vecanerisht ato qe mund te krijohen nga interesat e tij/saj personale apo presioni I jashtem. Nje pavarsi e tille eshte nje domosdoshmeri per te besuar ne procesin e drejtesise dhe pavarsine e gjyqtarit. Si rrjedhim, nje avokat duhet te shmange cdo demtim te pavarsise se tij/saj dhe te tregohet i kujdesshem per te mos kompromentuar standartete e tij/saj profesionale ne me qellimin qe t’i beje qejfin klientit, gjykates apo paleve te treta.
2.1.2. Pavarsia eshte e domosdoshme ne ceshtjet me litigim/debat ose jo. Keshilla qe avokati I jep klientit nuk ka asnje vlere neqoftese ajo jepet prej avokatit per te krijuar nje favor (avokatit), per ti sherbyer interesave te tij/saj apo kur eshte nje pergjigje e presionit te jashtem.
2.2. Besimi dhe integriteti profesional
Mardheniet e besimit mund te ekzistojne vetem nese nuk ka asnje dyshim mbi respektin, ndershmerine, dhe integritetin personal te avokatit. Keto virtyte tradicionale jane detyrime profesionale per avokatin.
2.3. Konfidencialiteti
2.3.1 Esenca e funksionit te avokatit eshte qe atij duhet ti tregohet prej klientit te tij/saj gjera te cilat klienti nuk do t’ja tregonte te tjereve, dhe qe avokati do te merrte dhe informacion tjeter ne baza konfidenciale. Pa pasur siguri ne konfidencialitet nuk mund te kete besim. Si pasoje, konfidencialiteti eshte nje e drejte dhe detyre primare dhe kryesore e avokatit. Detyrimi i avokatit mbi konfidencialitetin i sherben intersave te administrimit te drejtesise, sikurse edhe interesave te klientit. Si rrjedhoje, gezon mbrojtje te vecante nga Shteti.
2.3.2. Nje avokat duhet te respektoje konfidencialitetin e te gjithe informacionit qe i behet i njohur atij/asaj gjate ushtrimit te aktivitetit te tij/saj profesional.
2.3.3. Detyrimi i konfidencialitetit nuk eshte i limituar ne kohe.
2.3.4. Nje avokat duhet te kerkoje nga avokatet e asociuar dhe stafi apo cdo person i perfshire ne ofrimin e sherbimeve profesionale, te ndjekin te njejtin detyrim per te mbajtur ne konfidencialitet keto te dhena.
2.4. Respekti per Rregullat e Bareve te tjera dhe Shoqatave Ligjore
Gjate ushtrimit te profesionit ne kontekstin nder-kufitar, nje avokat nga nje tjeter Shtet Anetar mund te detyrohet te respektoje rregullat profesionale te Shtetit Anetar Prites. Avokatet kane per detyre te informohen mbi rregullat qe do te ndikojne tek ata gjate ushtrimit te nje aktiviteti te caktuar. Organizatat Anetare te CCBE jane te detyruara te depozitojne prane Sekretariatit te CCBE kodet e tyre te sjelljes me qellim qe cdo avokat te pajiset me nje kopje te kodit aktual.
2.5. Profesionet e papajtueshme
2.5.1. Me qellim ushtrimin e aktiviteteve te tij/saj me pavarsine e duhur dhe menyren qe eshte ne konsistence me detyrimin e avokatit per te marre pjese ne administrimin e drejtesise, nje avokat mund te ndalohet per te marre persiper punesime te caktuara.
2.3.2. Nje avokat duhet te respektoje konfidencialitetin e te gjithe informacionit qe i behet i njohur atij/asaj gjate ushtrimit te aktivitetit te tij/saj profesional.
2.5.2. Nje avokat qe perfaqeson klientin e tij ne nje procedure ligjore apo perpara nje autoriteti publik ne nje Shtet Anetar Prites, duhet te kete parasysh rregullat e lidhur me papajtueshmerine e profesioneve ashtu sic ato aplikohen per avokatet e Shtetit Anetar Prites.
2.5.3. Nje avokat i vendosur ne nje Shtet Anetar Prites ne te cilin ai/ajo deshiron te marre pjese direkt ne aktivitete komercionale ose te tjera duhet te respektoje rregullat qe lidhen me profesionet e ndaluara apo te papajtueshme, ashtu sic ato aplikohen per avokatet e atij Shteti Anetar.
2.6. Reklama Personale
2.6.1. Nje avokat eshte i lire per te informuar publikun rreth sherbimeve te tij/saj, duke siguruar qe informacioni eshte I sakte dhe jo konfuz, dhe respekton detyrimin e konfidencialitetit dhe vlerave te tjera themelore te profesionit.
2.6.2. Reklama personale e avokatit ne cdo lloj te medias, si psh shtypi radio, television, komunikimi komercial elektronik ose mjete te tjera eshte e lejuar deri ne masen qe respekton detyrimet e percaktuara ne paragrafin 2.6.1.
2.7. Interesi i Klientit
Nje avokat duhet gjithmone te veproje ne interesin me te larte te klientit dhe duhet ti vendose keto interesa perpara interesave te tij/saj apo interesave te kolegeve, por gjithmone duke patur ne konsiderate te gjitha rregullat ligjore dhe ato te sjelljes ne profesionin e tij/saj.
2.8. Kufizimi i Pergjegjesise se Avokatit perkundrejt Klientit
Ne kufirin qe ligji I lejon ne Shtetin Anetar (te origjines) dhe ate Shtetit Anetar Prites, avokati mund te kufizoje pergjegjesine e tij/saj perkundrejt klientit ne perputhje me rregullat profesionale te avokati duhet te zbatoje.