Avokatet dhe asistentet e dhomave te Vlores dhe Durresit kanc detyrimin qe te ndjekin 12 kredite per fusha te caktuara te se drejtes sipas nevojave te identifikuara. Viti i pare i zhvillimit te fazes pilot te arsimit vazhdues ligjor shtrihet nga muaji shtator 2011 deri ne muajin qershor 2012. Nje kredit eshte i barabarte me 90 minuta kohe mesimore.
DhKASH ne shtesat dhe ndryshimet e propozuara mbi Ligjin Per Profesionin e Avokatise, ka parashikuar shtrirjen e detyrimit per pjesemarrje ne Programin e AVL per avokatet dhe asistent avokatet ne te gjithe Shqiperine.
Kandidatet dhe asistent avokatet, pas miratimit te ndryshimeve te propozuara ne Ligj, duhet t’i nenshtrohen “Arsimit Vazhdues Ligjor” dhe vetem pas kalimit me sukses te kesaj faze mund te marrin lejen per ushtrimin e profesionit te avokatise. Gjithashtu, avokatet te cilet aktualisht ushtrojne kete profesion do te jene te detyruar te ndjekin Trajnimin Vazhdues me qellim rinovimin e lejes se ushtrimit te profesionit te avokatise.