Marrëveshje Binjakëzimi
27 Shtator, 2022 2022-09-27 9:46Marrëveshje Binjakëzimi
Marreveshje Binjakezimi:
Me 11 Nentor 2008, ne Napoli te Italise eshte nenshkruar Marreveshja e Binjakezimit midis Dhomes se Avokatise te Napolit dhe Dhomes se Avokatise se Tiranes. Procesi i binjakezimit ka si qellim, ndermjet te tjerash, te promovoje dhe fuqizoje bashkepunimin ligjor midis avokateve te te dyja Bareve, nderkohe qe do te kontribuoje ne identifikimin dhe vleresimin e aktiviteteve profesionale per mbrojtjen e interesave te perbashketa te avokateve ne te dyja vendet.
Ceshtjet kryesore ne bashkepunimin e DH.K.A.SH me CCBE:
Ligji nr. 9109, date 17.07.2003, “Per profesionin e Avokatit ne Republiken e Shqiperise” i ndryshuar me Ligjin nr.10 047, date 24.12.2008 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne Ligjin per Profesionin e Avokatit ne Republiken e Shqiperise” dhe shpallja antikushtetuese e nenit 48, paragrafi 4 nga Gjykata Kushtetuese.
Dhoma Kombetare e Avokatise dergoi ne Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Shqiperise ndryshimet e miratura nga Kuvendi i Shqiperise ne Ligjin nr.10 047, date 24.12.2008 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne Ligjin per Profesionin e Avokatit ne Republiken e Shqiperise”, sepse ato ishin ne kundershtim te hapur me Kushtetuten dhe parimet dhe standartet kryesore nderkombetare te profesionit te avokatit. Gjate ketij procesi Keshilli i Bareve dhe Shoqatave Ligjore te Europes mbeshteti procesin e objeksioneve nga Dhoma Kombetare e Avokatise lidhur me ndryshimet e Ligjit perpara Gjykates Kushtetuese.
Me Vendimin nr. 7, datë 12.03.2010 të Gjykatës Kushtetuese me objekt ” Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i pikës 4 te nenit 48 te Ligjit nr. 9109, datë 17.07.2003 “Për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me Ligjin nr. 10047, datë 24.12.2008, eshte shfuqizuar pika 4 e nenit 48 te Ligjit i cili kishte kete permbajtje “Ministri i Drejtësisë dhe Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë përcaktojnë me vendim të përbashkët shpenzimet për regjistrimin e kandidatëve për avokatë, organizimin e provimit dhe shpalljen e rezultateve të tij, të cilat duhet të jenë të barabarta me koston që duhet të përballohet në këtë rast, si dhe tarifën e marrjes së licencës për avokatët.”
Pajisja e avokateve me kasave fiskale dhe aplikimi i TVSH ne masen 20%.
Dhoma Kombetare e Avokateve te Shqiperise ka derguar ne vemendjen e CCBE zhvillimet rreth Ligjit Nr.9920 te 19 Maj 2008 “Per Procedurat Tatimore ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar I cili rregullon detyrimet e taksapaguesve, perfshire dhe avokatet, per te regjistruar pagesat ne cash me ane te kasave fiskale duke percaktuar sanksione per mospermbushjen e detyrimit per vendosjen e kasave fiskale, te cilat klasifikohen nga ndeshkimet deri ne pezullimin apo mbylljen e aktiviteteve te taksapaguesve. Ndryshimet gjithashtu percaktojne te drejten e autoriteteve tatimore per te konfiskuar cdo document, pajisje kompjuterike apo fiskale dhe mjete te tjera te regjistrimit te te dhenave nga taksapaguesit. Nje ceshtje tjeter shqetesuese, e konsultuar me CCBE, jane ndryshimet ligjore mbi aplikimin e TVSH ne masen 20% per avokatet (profesionet), pavarsisht te ardhurave vjetore te avokateve.
Z. Georges-Albert Dal, President i Keshillit te Bareve dhe Shoqatave Ligjore te Europes i eshte drejtuar zyrtarisht Kryeministrit te Shqiperise, Z. Sali Berisha si dhe autoriteteve me te larta te Shtetit Shqiptar, per te shprehur disa shqetesime dhe problematika qe mbartin inisiativat e fundit te Qeverise (per kasat fiskale dhe aplikimin e TVSH per avokatet) te cilat bien ndesh me parimet kryesore te profesionit te avokatit ne nje shoqeri demokratike. Praktika e vendeve europiane lidhur me kasat fiskale dhe aplikimin e TVSH per avokatet i eshte derguar per konsultim Qeverise Shqiptare.
TAIEX Workshop.
Ne bashkepunim me Keshillin e Bareve dhe Shoqatave Ligjore te Europes (CCBE) dhe Instrumentin e Komisionit Europian (TAIEX), ne 7-8 Maj 2009, ne Tirane u organizua Workshop me teme “Shteti i se Drejtes: Roli i avokateve dhe Gjyqtareve”. Ne kete aktivitet moren pjese 100 avokate nga dhoma te avokatise ne rrethe dhe 50 gjyqtare nga gjykata te ndryshme te vendit.
Kosulence mbi progres Raportin Vjetor te Bashkimit Europian mbi Procesin e Integrimit Europian te Shqiperise.
Per shkak te anetarsimit te DHKASH ne CCBE, Komisioni Europian nepermjet CCBE, ne menyre periodike ka kerkuar informacion lidhur me zbatimin e reformave ne drejtesi ne Shqiperi, ne kuader te procesit te integrimit te Shqiperise ne BE, duke I kushtuar nje rendesi te vecante opinionit dhe problematikes se paraqitur nga strukturat drejtuese te DHKASH. Ne kete funksion jane organizuar takime me ekspertet e Komisionit Europian te cilet monitorojne ne vend zbatimin e reformave ne fushen e drejtesise.