Bashkëpunime

Bashkëpunime

 

Projekti me Keshillin e Europes lidhur me Trajnimin e Avokateve mbi Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe jurisprudencen e Gjykates Europiane te Srasburgut (2008-2010):

Dhoma Kombetare e Avokatise ne bashkepunim me Keshillin e Europes ka zbatuar Programin: “Trajnimi I avokateve mbi Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe jurisprudencen e Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg” mbeshtetur financiarisht me kontributet vullnetare te Qeverise se Norvegjise dhe Mbreterise se Bashkuar.
Aktivitetet e zhvilluara ne kuader te ketij projekti:

  • Faza e Pare gjate vitit 2008:
    • 2 sesione dy-ditore mbi “Trajnimin te Trajnereve”-12 avokate shqiptare te trajnuar mbi KEDNJ dhe jurisprudencen e GJEDNJ;
    • 1 vizite studimore ne Keshillin e Europes dhe Gjykaten e Straburgut;
    • 5 rounde te trajnimit te avokateve ne te gjithe Shqiperine, ku u trajnuan rreth 250 avokate;
    • Konferenca Kombetare e organizuar ne Vlore, me 2 Korrik 2008, me teme: “Roli i avokatise ne Reformen Juridike ne Shqiperi” me pjesemarrjen e eksperteve te larte nga Keshilli i Europes, organizata nderkombetare qe japin kontribut ne sistemin e drejtesise, dhe struktura te larta shteterore dhe institucione te pavarura.
  • Aktivitet e fazes se dyte e projektit, 2010:
    • 1 sesion dy-ditor i “Trajnimit te Trajnereve” me teme “Metodologjia e Kerkimit Ligjor dhe Jurisprudenca e GjEDNJ”;
    • 2 sesione dy-ditore ku u trajnuan rreth 50 avokate te Dhomes se Avokatise se Tiranes dhe Kryetaret e Dhomave te Avokatise ne rrethe;

Projekti “Per Permirsimin e Bazes Ligjore dhe Institucionale te Dhomes Kombetare te Avokatise, me Fokus te Vecante Zbatimin e Rregullave te Etikes nga Avokatet”:

Dhoma Kombetare e Avokatise se Shqiperise (DH.K.A.SH) ne bashkepunim me Lord Slynn Foundation of Hardley dhe Keshillin e Barit te Anglise dhe Wells, prej vitit 2010 po zbatojne Projektin: “Per Permirsimin e Bazes Ligjore dhe Institucionale te Dhomes Kombetare te Avokatise, me Fokus te Vecante Zbatimin e Rregullave te Etikes nga Avokatet”, i mbeshtetur financiarisht nga Ambasada e Mbreterise se Bashkuar, ne Tirane.

Ne kuader te ketij Projekti, DH.K.A.SH ne bashkepunim me ekspertet angleze po harton ndryshimet e nevojshme ligjore mbi aktet kryesore qe rregullojne profesionin e avokatit, vecanerisht ato mbi thjeshtezimin e procesit disiplinor dhe strukturave perkatese, por edhe per percaktimin e trajnimit detyrues per asistent avokatet dhe avokatet e licensuar.

Ne kuader te Projektit, ne datat 28 Mars deri 2 Prill 2011, u zhvillua ne Londer, Mbreteria e Bashkuar, nje Vizite Studimore e avokateve shqiptare per te shkembyer eksperiencen e dy Bareve lidhur me procedurat e Displinimit te avokateve dhe Strukturat e Trajnimit Vazhdues. Delegacioni shqiptar kryesohej nga Av. Prof. as. Dr. Maksim R. Haxhia, Kryetar i Dhomes Kombetare te Avokateve te Shqiperise dhe kishte ne perberje anetare te Keshillit Drejtues te Dhomes Kombetare te Avokatise. Avokatet shqiptare u priten ne takime te vecanta nga Z. Petter Lodder QC, President i Barit te Anglise dhe Wells; Z. Simon Lofthouse QC, Kryetar i Komitetit Ankesave; Znj. Ann Barker, Ish-Komisionere e Ankesave te Bordit te Standarteve te Barit Anglez, etj.

  • Grupi i eksperteve te Barit Anglez qe po punojne ne kete Projekt:
    • Z.James Dingemans, Barrister QC, Drejtues i Projektit, ish kryetar i Komitetit Ndërkombëtar të Këshillit të Avokatisë, ish anëtar i Komitetit të Sjelljes Profesionale të Këshillit të Avokatisë
    • Z. Philip Bartle, Barrister, ish anetar i Komitetit te Sjelljes Profesionale të Këshillit të Avokatisë
    • Z. Michel Aslangul, ekspert per Trajnimin;
    • Zj. Klentiana Mahmutaj, Barrister;
    • Zj. Ruduna Jasini, Kandidate per PhD në Universitetin e Oksfordit;

Projekti 5 vjecar i USAID-it (tetor 2010-tetor 2015) për Forcimin e Sektorit të Drejtësisë (USAID-JuST):

Projekti 5 vjecar i USAID-it (tetor 2010 deri tetor 2015) për Forcimin e Sektorit të Drejtësisë (USAID-JuST) ka si komponent të rëndësishëm të tij zhvillimin e kapaciteteve dhe qëndrueshmërisë organizative të profesionit të avokatisë në Shqipëri.

Projekti JuST i USAID në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Avokatisë (DHKASH) dhe dhomat rajonale, ka filluar bashkepunimin prej vitit 2010 për të forcuar profesionin e avokatit, përmes fuqizimit të Dhomës Kombëtare, krijimit të një Reviste Kombëtare për Avokatinë dhe prezantimit të programit të Arsimimit Vazhdues Ligjor, si dhe organizimit të një Konference Vjetore të Avokatëve për të trajtuar cështjet që lidhen me profesionin e avokatit në Shqipëri.

Në kuadër të Programit te USAID për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST), implementuar nga Chemonics International, DHKASH do te bashkepunoje me USAID per forcimin e kapaciteteve profesionale të avokatëve aktivë dhe asistent avokatëve, përmes krijimit dhe vënies në zbatim të Programit të Arsimimit Vazhdues Ligjor (AVL).

Ne mbeshtetje te Marreveshjes se Mirekuptimit te firmosur nga Drejtori i USAID per Shqiperine, Z. Joseph Williams dhe Kryetari i DHKASH-së, Z. Maksim Haxhia, Programi i AVL do te testohet, në formën e një projekti demonstrues ne Dhomën Rajonale të Vlorës dhe Durrësit dhe zbatimi i ketij programi do të realizohet nga Qendra Shqiptare për Trajnime e Studime Juridike (ACLTS), me fonde të siguruara nga USAID dhe DHKASH, në pajtim me Seksionin 6 të Mareveshjes se nenshkruar ndermjet USAID dhe DHKASH me date 12 Maj 2011.

  • Aktivitet e zhvilluara ne kuader te Projektit:
    • Tryeza Bashkebisedimi ne Dhomat Rajonale te Avokatise: Si një hap i parë për të mbledhur idetë dhe rekomandimet e avokatëve drejt forcimit të profesionit të tyre, ekipi i projektit JuST organizoi gjatë periudhës dhjetor 2010-janar 2011, tre takime në formën e fokus-grupeve me dhomat rajonale të Vlorës, Durrësit dhe Lezhës. Këto takime u organizuan në bashkëpunim me DHKASH-në. Në tri takimet e fokus-grupeve pati një pjesëmarrje të gjerë prej 110 avokatësh dhe asistentavokatësh nga të tri qytetet e lartpërmendur, si dhe nga dhomat rajonale të rajoneve përkatëse;
    • Organizimi i sesioneve te Brainstorming ne Durres dhe Vlore:
      • Në datat 5 Qershor dhe 11 Qershor u realizuan respektivisht pranë Dhomës Lokale të Avokatisë në Durrës dhe Vlorë dy sesione brainstroming, me pjesëmarrjen e ekspertëve të ACLTS-së, të Dhomës Kombëtare të Avokatës dhe të Projektit JuST. Në takimin e Durrësit morën pjesë 25 avokatë e asistentë dhe në atë të Vlorës morën pjesë 45 avokatë dhe asistentë;
      • Qëllimi i këtyre sesioneve ishte promovimi i programit të trajnimit dhe i projektit një vjecar maj 2011-qershor 2012, si dhe ndërtimi i shkallës së prioriteteve për 12 temat e vlefshme për 12 kredite;
    • Pergatitja e Raportit mbi Vleresimin e nevojave per Trajnim;
    • Pergatitja e Kurrikulave te Trajnimit dhe Kalendarit te Aktiviteteve Trajnuese;
    • Organizimi i trajnimeve do te filloje ne korrik 2012.