Tarifa të Shpërblimit të Avokatëve për Dhënien e Ndihmës Juridike
27 Shtator, 2022 2022-09-27 9:21Tarifa të Shpërblimit të Avokatëve për Dhënien e Ndihmës Juridike
URDHËR
Nr.1284/3, datë 16.3.2005
Fletore zyrtare nr extra date 27/12/2007
PËR MIRATIMIN E TARIFAVE TË SHPËRBLIMIT TË AVOKATËVE PËR DHËNIEN E NDIHMËS JURIDIKE
Në mbështetje të pikës 4 të nenit 102 të Kushtetutës dhe të paragrafit 3 të nenit 48 të ligjit nr.9109, datë 17.7.2003 “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”
URDHËROJMË:
1. Miratimin e tarifave të shpërblimit të avokatëve për dhënien e ndihmës juridike, sipas tabelës, që i bashkëngjitet këtij urdhri.
2. Për zbatimin dhe kontrollin e zbatimit të këtij urdhri ngarkohen dhomat e avokatisë.
Ky urdhër hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
MINISTRI I DREJTËSISË
Fatmir Xhafaj
KRYETARI I DHOMËS KOMBËTARE TË AVOKATISË
Maksim Haxhia
TARIFAT E SHËRBIMEVE JURIDIKE TË AVOKATËVE
Përfaqësimi në çështjet penale Lekë
Dhënie e mbrojtjes për ndalimet e arrestimet, deri në seancën e caktimit të masës së sigurimit 15 000 Lekë.
Ndihmë juridike për hetimet paraprake, deri në dërgimin e çështjes në gjykim
a) Për kundërvajtje 20 000 Lekë
b) Për gjykimet në shkallë të parë 50 000 Lekë
Ndihmë juridike në Gjykatën e Shkallës së Parë
a) Për krimet që parashikohet dënim deri në 5 vjet 30 000 Lekë
b) Për krimet që parashikohet dënim mbi 5 vjet 80 000 Lekë
Shërbime juridike (përfaqësimi) në Gjykatën e Apelit 40 000 Lekë
Shërbime juridike (përfaqësimi) në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese 50 000 Lekë
Përgatitje kërkesa ankimore dhe të tjera 10 000 Lekë
Këshillime juridike për çdo orë 500-1500 Lekë
Shërbimi për të miturit do të jetë sa gjysma e tarifave të sipërme
Përfaqësimi për çështjet civile
Përfaqësimi në Gjykatën e Shkallës së Parë, pa palë 15 000 Lekë
Përfaqësimi në Gjykatën e Shkallës së Parë, me palë 40 000 Lekë
Përfaqësimi në Gjykatën e Apelit 45 000 Lekë
Përfaqësim në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese 60 000 Lekë
Përgatitje e kërkesave ankimore 15 000 Lekë
Rekurseve dhe kërkesave në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese 25 000 Lekë
Këshillime juridike 1 000 Lekë
Shërbimi për njerëzit në nevojë do të jetë 80% më e ulët se tarifa e sipërme.
Për shpenzimet e udhëtimit dhe dietës për shërbimin e avokatisë jashtë dhomës ku bën pjesë avokati, kur nuk vendoset me mirëkuptim, masa e pagesës është sa tarifat e nëpunësve të administratës shtetërore.
Për shërbimet e avokatisë për shtetasit shqiptarë jashtë shtetit tarifat e sipërme do të dyfishohen, ndërsa pagesa e shpenzimeve udhëtim e dietë do të jetë sa masa e pagesës për nëpunësit e administratës së shtetit.
Tarifat e sipërme zbatohen, vetëm kur nuk ka marrëveshje ndërmjet palëve për shpërblimin e shërbimit të avokatisë.