Pjesëmarrje në Aktivitete

Pjesëmarrje në Aktivitete

Pjesemarrja ne aktivitete nderkombetare dhe organizma te avokateve te Europes:

  • Si anetare ne Organizaten e CCBE-se, DHKASH eshte perfaqesuar dhe ka marre pjese active ne forumet me te larta te kesaj organizate, sic jane Seancat Plenare te CCBE dhe mbledhjet e Komitetit te PECO , strukture qe mbulon Baret e Shteteve qe nuk jane anetarsuar ende ne Bashkimin Europian;
  • Pjesemarrje periodike ne inisiativen e institucionalizuar nga Keshilli I Pergjithshem i Avokateve te Italise ne bashkepunim me CCBE, e quajtur “Konferenca Nderkombetare per Trajnimin e Avokateve ne Europe”, gjate vitit 2010, me qellim harmonizimin e trajnimit fillestar dhe vazhdues te avokateve europiane;
  • Anetarsimi dhe pjesemarrje aktive ne Organizaten “Bashkimi i Dhomave te Avokateve te Vendeve te Mesdheut”, I ngritur me nje Sekretariat te Perhershem ne Itali, Napoli dhe ndjekja e aktiviteteve te ndryshme te zhvilluara deri me tani. Perfaqesimi institucional I avokateve te Shqiperise perfaqesohet nga Kryetari I Dhomes se Avokateve, Tirane;
  • Pjesemarrje ne forumin e Presidenteve te Dhomave te Avokateve te Europes, ku eshte shkembyer eksperienca mbi ceshtje: te ndihmes juridike, drejtesise penale per te mitur dhe harmonizimin e sistemeve te trajnimit te avokateve ne Europe;
  • Pjesemarrja ne ceremonine e rikonstruksionit te Barit te Parisit dhe Pallatit te Drejtesise te Frances, aktivitet I organizuar nen kujdesin e Presidentit te Republikes se Frances, Z. Nicola Sarkozy;
  • Pjesemarrje ne hapjen e Vitit te Ri Ligjor ne Mbreterine e Bashkuar, me ftese nga Presidenti I Keshillit te Bareve te Mbreterise se Bashkuar, shtator 2010.