Shërbimi ndaj Avokatëve
23 Shtator, 2022 2022-10-03 12:28Shërbimi ndaj Avokatëve
Reforma për ushtrimin e profesionit te avokatit ne Shqipëri po ecën me hapa të shpejtë dhe konkretë. Ligji për profesionin e avokatit është tashmë akti themeltar që udhëheq administratën e Dhomës Kombëtare te Avokatisë drejt praktikave më të mira, bashkëkohore dhe një transformimi organizativ, ku marrin përparësi shërbimet ndaj avokateve dhe aplikativë për avokat, dhe një sistem efikas apelimi. Ky ndryshim rrënjësor nuk ndodh brenda një dite, por themelet janë hedhur dhe në mënyrë të qartë dhe të pakthyeshme po punohet drejt një sistemi bashkëkohor model. Partneriteti i ri me avokatet aktive mundëson më shumë bashkëveprim kërkon njohje dhe zbatim me ndershmëri të të drejtave dhe detyrimeve nga të dyja palët.
Çdo Avokat ka të drejtë që të marrë falas informacion për legjislacionin aktual dhe ndihmë për zbatimin e tij, nga administrata e DH.K.A.
- Administrata e DH.K.A. ka për detyrë që të informojë anëtaret e saj për përmbajtjen, rolin dhe rëndësinë e legjislacionit te fushës.
- Departamenti i Shërbimit dhe Regjistrimit të asistenteve për avokat pranë DH.K.A. në Shqipëri, ka rolin e informimit dhe të ndihmës për te gjithë aplikonte nëpërmjet materialeve informative, duke përdorur të gjitha mjetet e komunikimit masiv dhe individual.
- Komunikimi zyrtar me anëtaret e dhomave dërgohet në adresën e deklaruar prej tij dhe numërin personal te telefonit të shënuar në regjistrin e avokatit.
Avokati mund ta ushtroje profesionin e tij ne te gjithë territorin e Republikës se Shqipërisë dhe përpara çdo gjykate, prokurorie ose organi te administratës publike.
- Avokati ushtron profesionin e tij individualisht ose ne bashkëpunim me avokate te tjerë, duke u organizuar ne zyra avokatie.
Avokati mund ta ushtroje profesionin e tij edhe jashtë territorit te Republikës se Shqipërisë, ne përputhje me ligjin e shtetit ku jepet ndihma juridike.
Avokati, gjate ushtrimit te profesionit te tij, nuk mund te jete, njëkohësisht, gjyqtar, prokuror, noter, nëpunës civil ose punonjës i administrates.
Ne çdo rast, avokati ne ushtrimin e profesionit, identifikohet me numërin e lejes se ushtrimit te profesionit, si dhe kodin fiskal te tij apo te zyrës se avokatisë ku bën pjese.
Avokati, ne funksion te ushtrimit te profesionit te tij, ka te drejte te kërkoje nga institucionet e administratës publike, ne përputhje me ligjin, shpjegime, te dhëna dhe dokumente.
Institucionet e administratës publike, sipas kompetencës dhe procedurave ligjore qe rregullojnë veprimtarinë e zyre, janë te detyruara te përmbushin kërkesat e avokatit.
Ne rast te mos përmbushjes se detyrimit te institucioneve te administratës publike ose nga entet e tjera jopublike, avokati ka te drejte te paraqesë brenda 5 ditëve ne gjykate kërkesën për realizimin e detyrimit nëpërmjet një vendimi gjyqësor.
Organi i prokurorisë, gjykata, administrata e burgjeve dhe Policia e Shtetit janë te detyruara te sigurojnë praninë e avokatit, kur këtë e kërkon personi i mbrojtur prej tij, i ndaluar, i arrestuar ose qe është duke vuajtur dënimin. Ne te gjitha rastet, prania e avokatit duhet te sigurohet menjëherë.
Avokati nuk ka te drejte t’i kërkojë dhe t’i ofroje ndihme juridike një personi te ndaluar ose te arrestuar, pa kërkesën e këtij te fundit.
Avokati ka për detyre te ushtroje profesionin e vet me ndershmëri dhe dinjitet, të respektoje rregullat e etikes profesionale dhe te përdore te gjithë mjetet e ligjshme për mbrojtjen me besnikëri të të drejtave dhe interesave te personave qe mbrohen ose përfaqësohen prej tij.
Avokati duhet te siguroje qe asnjë konflikt interesash nuk ekziston ndërmjet tij dhe personit qe mbron ose përfaqëson.
Avokatit i ndalohet te beje publike te dhënat, qe i ka mësuar nëpërmjet personit te mbrojtur ose te përfaqësuar prej tij ose nga dokumentet qe ky i fundit i ka vene ne dispozicion, ne funksion te mbrojtjes se kërkuar, me përjashtim te rastit kur ai ka dhënë miratimin e tij me shkrim.
Avokatit i ndalohet te beje kallëzim ne organin e ndjekjes penale dhe nuk mund te pyetet si dëshmitar për personin, te cilit i ka kryer shërbime dhe ndihme juridike, si dhe për rrethanat qe ai i ka mësuar gjate ushtrimit te profesionit te avokatit.
Avokatit i ndalohet te marre pjese ne një çështje, kur ai ka qene i ngarkuar me pare ne te si gjykatës, prokuror, oficer i Policisë Gjyqësore ose si dëshmitar.
Avokati nuk lejohet te japë ndihme ligjore ose te përfaqësoje një person, kur ka këshilluar ose ka përfaqësuar me pare palën kundërshtare ne te njëjtën çështje, ose kur avokati ka lidhje gjaku apo ka interes te njëjtë me palën kundërshtare.
Avokatet, qe shërbejnë ne te njëjtën zyre avokatie, nuk lejohen te përfaqësojnë palët kundërshtare ne te njëjtën çështje.
Avokatet, qe ushtrojnë profesionin e tyre pranë se njëjtës zyre avokatie, prezumohet se janë ne dijeni dhe zotërojnë dokumentet për këdo qe është mbrojtur apo përfaqësuar nga zyra e tyre.
Përveç rasteve te parashikuara me sipër ne këtë nen, avokati është i detyruar te sigurohet se nuk vepron ne konflikt me interesat e personit qe mbrohet ose përfaqësohet prej tij. Kur avokati dyshon se është duke vepruar ne konflikt interesash, ai duhet te marre miratimin me shkrim nga palët te cilat mendohet se preken nga ky konflikt interesash.
Avokati kryen shërbimin ndaj klientit kundrejt një shpërblimi. Shpërblimi për punën e kryer caktohet me këto mënyra:
Me marrëveshje ndërmjet tij dhe palës se mbrojtur ose te përfaqësuar prej tij;
Nga gjykata ose prokuroria, kur ai është caktuar kryesisht ose kur personi i mbrojtur ose i përfaqësuar nuk ka mundësi financiare dhe ndihma ligjore për te është falas.
Masa e shpërblimit për këto raste përcaktohet me vendim te përbashkët te ministrit te drejtësisë dhe këshillit drejtues te dhomës kombëtare te avokatisë;
Me ligj.
Ne te gjitha rastet, avokatit nuk i lejohet te marre shpërblim tjetër.
Avokati nuk mund te kërkojë nga personi qe mbron ose përfaqëson, qe te shpërblehet prej tij me përqindje gjatë procesit te gjykimit .shpërblimi me përqindje, i parallogaritur ose jo, mund te paguhet vetëm kur është parashikuar ne marrëveshjen ndërmjet avokatit dhe personit qe ai mbron ose përfaqëson, për rastin e mbrojtjes apo përfaqësimit te suksesshëm te çështjes.
Avokatit i lejohet te paguhet me komision ne rastet kur siguron kthimin e huas për personin qe mbrohet ose përfaqësohet prej tij jogjyqesisht.
Nëse avokati vendos te heqë dore nga përfaqësimi ose mbrojtja e mëtejshme e një personi, është i detyruar ta njoftoje atë 15 dite përpara mbarimit te shërbimit nga ana e tij. Ne një rast te tille, avokati bashke me te gjitha dokumentet qe lidhen me çështjen është i detyruar t’i ktheje klientit parapagimin qe ka marre prej tij, përveç kur, bashkërisht, merren vesh ndryshe.