Ligje

Ligje

1. Ligji nr 9109 date 17/07/2003 “Per Profesionin e Avokatit ne Republiken e Shqiperise”.
2. Ligji nr 9795 date 23/07/2007, Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr 9109 date 17/07/2003, “Per Profesionin e Avokatit ne Republiken e Shqiperise”.
3. Ligji nr 10047 date 24/12/2008, Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr 9109 dt 17/07/2003, “Per Profesionin e Avokatit ne Republiken e Shqiperise”.

LIGJ
Nr.9109, date 17.7.2003

Ndryshuar me
ligjin nr.9795, date 23.7.2007
ligjin nr. 10 047, date 24.12.2008

PER PROFESIONIN E AVOKATIT NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave

KUVENDI I REPUBLIKES SE SHQIPERISI

V E N D O S I:

KREU I
PJESA E PËRGJITHSHME

Neni 1

Avokatia në Republikën e Shqipërisë është profesion i lirë, i pavarur, i vetërregulluar dhe i vetëdrejtuar.

Neni 2

Avokati jep ndihmë juridike nëpërmjet:
a) këshillimit ligjor për çështje të ndryshme;
b) përgatitjes së kërkesëpadive ose të kërkesave gjatë procedimit penal, si dhe të kërkesave ankimore, rekurseve kundër vendimeve gjyqësore, atyre të organit të prokurorisë, arbitrazhit ose të organeve të administratës publike;
c) përgatitjes së kërkesave drejtuar Gjykatës së Apelit, Gjykatës Kushtetuese, gjykatave ndërkombëtare dhe çdo organizmi në të cilin aderon Republika e Shqipërisë;
ç) përgatitjes së ankesave dhe kërkesave të personave fizikë ose juridikë;
d) përpilimit të akteve që i nënshtrohen veprimeve noteriale;
dh) hartimit të kontratave e të marrëveshjeve, si dhe të çdo dokumenti tjetër që sjell ose synon të sjellë pasoja juridike;
e) pranisë si mbrojtës në kohën e shoqërimit, ndalimit, arrestimit, gjatë procesit të hetimit, shqyrtimit gjyqësor të personave në çështjet penale;
ë) përfaqësimit të personave fizikë ose juridikë në çështjet civile dhe administrative, në gjykatë, në arbitrazh dhe në organe të tjera të administratës publike;
f) veprimeve të tjera të ndihmës juridike që parashikohen në ligj.

Neni 3
(ndryshuar pika 1 me ligjin nr.9795, datë 23.7.2007)

  1. Avokati ushtron profesionin e tij individualisht ose në bashkëpunim me avokatë të tjerë, pasi është pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit dhe është regjistruar në organet tatimore.
    Avokatët mund të organizohen në zyra avokatie, të cilat regjistrohen në organet tatimore.
  2. Avokati nuk mund të jetë anëtar i më shumë se një zyre avokatie.

Neni 4

Avokati, gjatë ushtrimit të profesionit të tij, nuk mund të jetë, njëkohësisht, gjyqtar, prokuror, noter, nëpunës civil ose punonjës i administratës publike.


Neni 5
(Shtuar parag. II ne pike 1 me ligjin nr. Nr.9795, datë 23.7.2007)

  1. Avokati mund ta ushtrojë profesionin e tij në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe përpara çdo gjykate, prokurorie ose organi të administratës publike.
    Në çdo rast, avokati, në ushtrimin e profesionit, identifikohet me numrin e lejes së ushtrimit të profesionit, si dhe kodin fiskal të tij apo të zyrës së avokatisë ku bën pjesë
  2. Avokati mund ta ushtrojë profesionin e tij edhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, në përputhje me ligjin e shtetit ku jepet ndihma juridike.

KREU II
TË DREJTAT DHE DETYRAT E AVOKATIT

Neni 6

  1. Avokati, në funksion të ushtrimit të profesionit të tij, ka të drejtë të  kërkojë nga institucionet e administratës publike, në përputhje me ligjin, shpjegime, të dhëna dhe dokumente, që kanë lidhje me çështjen ose personin që përfaqësohet ose mbrohet prej tij.
  2. Institucionet e administratës publike, sipas kompetencës dhe procedurave ligjore që rregullojnë veprimtarinë e tyre, janë të detyruara të përmbushin kërkesat e avokatit.
  3. Në rast të mospërmbushjes së detyrimit të institucioneve të administratës publike ose nga entet e tjera jopublike, avokati ka të drejtë të paraqesë brenda 5 ditëve në gjykatë kërkesën për realizimin e detyrimit nëpërmjet një vendimi gjyqësor.

Neni 7

  1. Avokati ka të drejtë të  takojë personin e mbrojtur prej tij, në mënyrë private dhe pa kufizim kohor, në çdo gjendje të kufizimit të lirisë personale. Organet kompetente kanë të drejtë të  mbikëqyrin takimin ndërmjet avokatit dhe personit të mbrojtur, por, në çdo rast, u ndalohet të dëgjojnë bashkëbisedimin ndërmjet tyre.
  2. Organi i prokurorisë, gjykata, administrata e burgjeve dhe Policia e Shtetit janë të detyruara të sigurojnë praninë e avokatit, kur këtë e kërkon personi i mbrojtur prej tij, i ndaluar, i arrestuar ose që është duke vuajtur dënimin. Në të gjitha rastet, prania e avokatit duhet të sigurohet menjëherë.
  3. Avokati nuk ka të drejtë t’i kërkojë dhe t’i ofrojë ndihmë juridike një personi të ndaluar ose të arrestuar, pa kërkesën e këtij të fundit.

Neni 8

Avokati ka të drejtë, në përputhje me procedurat hetimore, të marrë pjesë në proces, të pyesë personin e mbrojtur prej tij, dëshmitarët dhe ekspertët, të lexojë dhe të njohë në përfundim të hetimit të gjitha aktet e dokumentet, që janë të lidhura me çështjen dhe t’ i nënshkruajë ato.

Neni 9

  1. Avokati ka për detyrë ta ushtrojë profesionin e vet me ndershmëri dhe dinjitet, të respektojë rregullat e etikës profesionale dhe të përdorë të gjitha mjetet e ligjshme për mbrojtjen me besnikëri të të  drejtave dhe të interesave të personave që mbrohen ose përfaqësohen prej tij.
  2. Avokati duhet të sigurojë që asnjë konflikt interesash nuk ekziston ndërmjet tij dhe personit që mbron ose përfaqëson.
  3. Avokatit i ndalohet të bëjë publike të dhënat, që i ka mësuar nëpërmjet personit të mbrojtur ose të përfaqësuar prej tij ose nga dokumentet që ky i fundit i ka vënë në dispozicion, në funksion të mbrojtjes së kërkuar, me përjashtim të  rastit kur ai ka dhënë miratimin e tij me shkrim.
  4. Avokatit i ndalohet të bëjë kallëzim në organin e ndjekjes penale dhe nuk mund të pyetet si dëshmitar për personin, të cilit i ka kryer shërbime dhe ndihmë juridike, si dhe për rrethana që ai i ka mësuar gjatë ushtrimit të profesionit të avokatit.
  5. Avokatit i ndalohet të marrë pjesë në një çështje, kur ai ka qenë i ngarkuar më parë në të si gjykatës, prokuror, oficer i Policisë Gjyqësore ose si dëshmitar.
  6. Avokati nuk lejohet të japë ndihmë ligjore ose të përfaqësojë një person, kur ka këshilluar ose ka përfaqësuar më parë  palën kundërshtare në të njëjtën çështje, ose kur avokati ka lidhje gjaku apo ka interes të njëjtë me palën kundërshtare.
  7. Avokatët, që shërbejnë në të njëjtën zyrë avokatie, nuk lejohen të përfaqësojnë palët kundërshtare në të njëjtën çështje.
  8. Avokatët, që ushtrojnë profesionin e tyre pranë së njëjtës zyrë avokatie, prezumohet se janë në dijeni dhe zotërojnë dokumentet për këdo që është mbrojtur apo përfaqësuar nga zyra e tyre.
  9. Përveç rasteve të parashikuara më sipër në këtë nen, avokati është i detyruar të sigurohet se nuk vepron në konflikt me interesat e personit që mbrohet ose përfaqësohet prej tij. Kur avokati dyshon se është duke vepruar në konflikt interesash, ai duhet të marrë miratimin me shkrim nga palët, të cilat mendohet se preken nga ky konflikt interesash.

Neni 10

Avokatët, në përputhje me dokumentacionin standard, të miratuar nga Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, duhet të mbajnë një libër shënimesh ku shënohen të gjitha shërbimet ligjore të dhëna, kontratat, me shkrim, duke përdorur sistemin numerik, emrin e tij, si dhe emrin e zyrës së avokatisë.

Neni 11

  1. Shpërblimi i avokatit për punën e kryer caktohet në një nga mënyrat e mëposhtme:
    a) me marrëveshje ndërmjet tij dhe palës së mbrojtjur ose të përfaqësuar prej tij;
    b) nga gjykata ose prokuroria, kur ai është caktuar kryesisht ose kur personi i mbrojtur ose i përfaqësuar nuk ka mundësi financiare dhe ndihma ligjore për të është falas.
    Masa e shpërblimit për këto raste përcaktohet me vendim të përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe Këshillit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë;
    c) me ligj.
  2. Në të gjitha rastet, avokatit nuk i lejohet të marrë shpërblim tjetër.

Neni 12

  1. Avokati nuk mund të kërkojë nga personi që mbron ose përfaqëson, që të shpërblehet prej tij me përqindje gjatë procesit të gjykimit.
  2. Shpërblimi me përqindje, i parallogaritur ose jo, mund të paguhet vetëm kur është parashikuar në marrëveshjen ndërmjet avokatit dhe personit që ai mbron ose përfaqëson, për rastin mbrojtjes apo përfaqësimit të suksesshëm të çështjes.
  3. Avokatit i lejohet të paguhet me komision në rastet kur siguron kthimin e huasë për personin që mbrohet ose përfaqësohet prej tij jogjyqësisht.

Neni 13

  1. Nëse avokati vendos të heqë dorë nga përfaqësimi ose mbrojtja e mëtejshme e një personi, është i detyruar ta njoftojë atë 15 ditë përpara mbarimit të shërbimit nga ana e tij.
  2. Avokati është i detyruar t’i shërbejë klientit të tij gjatë periudhës 15-ditore para mbarimit të shërbimit dhe t’ï njoftojë atij çdo të dhënë për çdo shumë  parash, prona apo kompensim që avokati mban për klientin.
  3. Brenda 15 ditëve nga dhënia e njoftimit, avokati duhet t’i kthejë klientit të gjitha dokumentet e lidhura me çështjen ose t’i dërgojë ato në adresën e treguar nga avokati i ngarkuar rishtas. Gjithashtu, avokati është i detyruar t’i kthejë klientit parapagimin që ka marrë prej tij, përveç kur, bashkërisht, merren vesh ndryshe.

Neni 14

Nëse personi, që përfiton ndihmën juridike nga avokati, vendos të zgjidhë kontratën përpara përfundimit të çështjes ose shërbimit, avokati ka të drejtën të kërkojë shpërblimin për punën e kryer.

Neni 15

Avokati ka të drejtë të  transferohet nga një dhomë në një dhomë tjetër avokatie, për sa kohë që paguan kontributet përkatëse të anëtarësisë. Në këtë rast ai duhet të marrë një miratim, si nga dhoma që largohet, ashtu edhe nga dhoma ku ai dëshiron të bëhet anëtar.

Neni 16

  1. Avokati, kryesisht apo për shkak të ligjit, duhet të heqë dorë përkohësisht nga ushtrimi i profesionit të tij, për aq kohë sa është në marrëdhënie pune me administratën publike.
  2. Për të gjitha rastet e treguara në pikën 1 të këtij neni, avokati duhet të njoftojë me shkrim dhomën e avokatëve ku bën pjesë.
  3. Në rast të ndërprerjes së ushtrimit të profesionit të avokatit për arsye të moshës ose shëndetit, nëse nuk ushtron një veprimtari tjetër, avokati ka të drejtë të  jetë anëtar i dhomës së avokatisë, si dhe të marrë pjesë në veprimtaritë që organizohen prej saj.

KREU III
ORGANET DREJTUESE DHE KOMPETENCAT E DHOMËS KOMBËTARE
TË AVOKATISË DHE TË DHOMAVE TË AVOKATISË

Neni 17

  1. Dhoma Kombëtare e Avokatisë është person juridik, që ushtron veprimtarinë e saj në mënyrë të pavarur nga shteti.
  2. Dhoma Kombëtare e Avokatisë përgjigjet për rregullimin dhe kontrollin e ushtrimit të profesionit të avokatit në Republikën e Shqipërisë.
  3. Rregullat e hollësishme të organizimit dhe funksionimit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë parashikohen në statutin e saj.
  4. Dhoma Kombëtare e Avokatisë është përgjegjëse për themelimin e dhomave të avokatisë. Numri minimal i avokatëve, që mund të formojnë një dhomë avokatie, caktohet në Statutin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
  5. Çdo avokat mund të jetë anëtar vetëm i një dhome avokatie. Çdo dhomë është e përbërë nga avokatë, të cilët janë anëtarë të saj dhe që praktikojnë ose kanë praktikuar për herë të fundit profesionin e avokatit në juridiksionin e saj.
  6. Çdo dhomë avokatie ushtron veprimtarinë e saj në mënyrë të pavarur, duke respektuar rregullat e parashikuara në ligj dhe në statutin e vendimet e tjera, të miratuara nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

Neni 18

Organet drejtuese të Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe të dhomave të avokatisë janë, përkatësisht, Këshilli i Përgjithshëm dhe Këshilli Drejtues.

Neni 19

  1. Organi më i lartë i përfaqësimit dhe vendimmarrjes së Dhomës Kombëtare të Avokatisë është Këshilli i Përgjithshëm.
  2. Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë përbëhet nga jo më pak se një përfaqësues i zgjedhur për këtë qëllim nga çdo dhomë avokatie, sipas statutit.
  3. Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë ushtron këto kompetenca:
    a) miraton Statutin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë;
    b) miraton “Kodin e etikës së avokatit”;
    c) përcakton, duke u bazuar në kriterin e vjetërsisë në profesionin e avokatit, të aftësive profesionale të treguara dhe në edukimin profesional e akademik të posaçëm dhe pas konsultimeve me Ministrin e Drejtësisë, listën e avokatëve që mund të ushtrojnë profesionin e tyre përpara gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit, si dhe në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese. Kriteret më të hollësishme për këtë përzgjedhje përcaktohen në Statutin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë;
    ç) zgjedh jo më pak se 5 anëtarë të saj në Këshillin Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë;
    d) cakton kontributin që derdhin dhomat e avokatisë në Dhomën Kombëtare të Avokatisë;
    dh) shqyrton dhe miraton llogaritë vjetore dhe buxhetin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë;
    e) analizon veprimtarinë e dhomave të avokatisë, nëse ajo është në përputhje me këtë ligj dhe me Statutin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë;
    ë) ndihmon e bashkërendon veprimtaritë e dhomave të avokatisë, në mënyrë që të garantojë mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të avokatëve, si dhe të dhomave të avokatisë;
    f) miraton rregullat e përgjithshme për zhvillimin e provimit të kualifikimit për ushtrimin e profesionit të avokatit;
    g) miraton rregullat dhe kushtet që duhet të përmbushen nga asistentët në periudhën e stazhit për avokat, si dhe për trajnimin profesional të tyre.
  4. Vendimet e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, për miratimin e akteve të parashikuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c” të pikës 3 të këtij neni, quhen të miratuara kur për to kanë votuar jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.

Neni 20

  1. Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, në mbledhjen e tij të parë, zgjedh me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve Kryetarin, Zëvendëskryetarin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të tij.
  2. Rregulla më të hollësishme për organizmin dhe funksionimin e administratës mbështetëse të Këshillit Drejtues, caktohen në statut.
  3. Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë ushtron këto kompetenca:
    a) thërret Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë;
    b) përgatit Statutin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë;
    c) përgatit “Kodin e etikës së avokatit”;
    ç) përfaqëson Dhomën Kombëtare të Avokatisë në marrëdhënie më të tretët, sipas rregullave të caktuara në statut;
    d) përgatit llogaritë vjetore për shqyrtim dhe miratim nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë;
    dh) shqyrton dhe miraton kërkesat për lejimin e ushtrimit të profesionit të avokatisë;
    e) revokon me ose pa afat, ose heq lejen për ushtrimin e profesionit të avokatit, në përputhje me ligjin dhe Statutin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë;
    ë) merr masa për ndjekjen e vazhdueshme të zbatimit të vendimeve të marra nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Neni 21

Këshilli i përgjithshëm i çdo dhome avokatie ka këto kompetenca:

a) zgjedh përfaqësues të saj në Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, në përputhje me numrin maksimal të pjesëmarrjes, të vendosur nga kjo e fundit;
b) zgjedh anëtarët e Këshillit Drejtues, kryetarin dhe sekretarin e dhomës;
c) shqyrton dhe analizon ecurinë në punë dhe trajnimin profesional të avokatëve dhe të asistentëve, që bëjnë pjesë në dhomën e avokatisë;
ç) promovon tek anëtarët e saj mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore, të ligjit, statutit dhe “Kodit të etikës së avokatit”;
d) përfaqëson dhe mbron interesat e anëtarëve të saj;
dh) shqyrton dhe nëse çmon, miraton vendimet e marra nga Këshilli Drejtues i  dhomës së avokatisë;
e) mban regjistrin e anëtarëve, që ushtrojnë apo kanë ushtruar profesionin e avokatit në atë juridiksion, si dhe njofton Dhomën Kombëtare të Avokatisë dhe Ministrinë e Drejtësisë për çdo ndryshim në përbërjen e saj.

Neni 22

Këshilli Drejtues i dhomës së avokatisë ushtron këto kompetenca:

a) thërret mbledhjen e përgjithshme të dhomës së avokatisë;
b) përgatit çdo vit llogaritë vjetore, për shqyrtim dhe miratim nga Këshilli i Përgjithshëm;
c) trajton çdo kërkesë për anëtarësi dhe, nëse çmon, i rekomandon Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhënien e lejes së ushtrimit të profesionit të avokatit;
ç) shqyrton dhe miraton statutin e zyrave të avokatisë, që vendosen në juridiksionin e saj, kur çmon përputhshmërinë e tij me ligjin dhe rregullat e miratuara nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë;
d) cakton, me pëlqimin e tyre, avokatin apo zyrën e avokatisë, ku stazhieri do të përmbushë detyrimet e tij;
dh) cakton avokat për të ndjekur çështjet gjyqësore, kur i kërkohet nga gjykata;
e) cakton një avokat, që të marrë përsipër çështje, të cilat janë braktisur nga një avokat i mëparshëm dhe klienti nuk ka mundur të gjejë një tjetër;
ë) shqyrton ankesat kundër asistentëve të avokatëve, që ushtrojnë profesionin në juridiksionin e vet, si dhe merr masa disiplinore që i çmon të përshtatshme, në përputhje me ligjin, “Kodin e etikës së avokatit” dhe të statutit të vetë dhomës së avokatisë;
f) përmbush detyra të tjera të parashikuara në statutin e dhomës së avokatisë apo i që i caktohen nga Këshilli i Përgjithshëm i saj.

Neni 23

1. Dhoma mund të hapë llogari bankare në një bankë, që është e licencuar të ushtrojë biznes bankar në Republikën e Shqipërisë, për të mbajtur paratë e klientëve të ndryshëm të avokatëve anëtarë të dhomës, si garanci bankare për çështje që parashikojnë pagesa të mëdha.
2. Tërheqja e shumave nga ajo llogari duhet të kryhet me dy firma, njëra nga të cilat duhet të jetë nga kryetari, zëvendëskryetari ose sekretari i përgjithshëm i dhomës dhe firma tjetër duhet të jetë nga klienti përkatës. Interesi bankar i përfituar nga ky operacion duhet t’i kalojë dhomës.

Neni 1
Avokatia në Republikën e Shqipërisë është profesion i lirë, i pavarur, i vetërregulluar dhe i vetëdrejtuar.

Neni 2
Avokati jep ndihmë juridike nëpërmjet:

  • Këshillimit ligjor për cështje të ndryshme;
  • Përgatitjes së kërkesëpadive ose të kërkesave gjatë procedimit penal, si dhe të kërkesave ankimore, rekurseve kundër vendimeve gjyqësore, atyre të organit të prokurorisë, arbitrazhit ose të organeve të administratës publike;
  • Përgatitjes së kërkesave drejtuar Gjykatës së Apelit, Gjykatës Kushtetuese, gjykatave ndërkombëtare dhe cdo organizmi në të cilin aderon Republika e Shqipërisë
  • Përgatitjes së ankesave dhe kërkesave të personave fizikë ose juridikë
  • Përpilimit të akteve që i nënshtrohen veprimeve noteriale;
  • Hartimit të kontratave e të marrëveshjeve, si dhe të cdo dokumenti tjetër që sjell ose synon të sjellë pasoja juridike;
  • Pranisë si mbrojtës në kohën e shoqërimit, ndalimit, arrestimit, gjatë procesit të hetimit, shqyrtimit gjyqësor të personave në cështjet penale;
  • Përfaqësimit të personave fizikë ose juridikë në cështjet civile dhe administrative, në gjykatë, në arbitrazh dhe në organe të tjera të administratës publike;
  • Veprimeve të tjera të ndihmës juridike që parashikohen në ligj.

Neni 3
(ndryshuar pika 1 me ligjin nr.9795, date 23.7.2007)

Avokati ushtron profesionin e tij individualisht ose në bashkëpunim me avokatë të tjerë, pasi është pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit dhe është regjistruar në organet tatimore.
Avokatët mund të organizohen në zyra avokatie, të cilat regjistrohen në organet tatimore.
Avokati nuk mund të jetë anëtar i më shumë se një zyre avokatie.

Neni 4
Avokati, gjatë ushtrimit të profesionit të tij, nuk mund të jetë, njëkohësisht, gjyqtar, prokuror, noter, nëpunës civil ose punonjës i administratës publike.

Neni 5
(Shtuar parag. II ne pike 1 me ligjin nr. Nr.9795, datë 23.7.2007)

Avokati mund ta ushtrojë profesionin e tij në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe përpara cdo gjykate, prokurorie ose organi të administratës publike.
Në cdo rast, avokati, në ushtrimin e profesionit, identifikohet me numrin e lejes së ushtrimit të profesionit, si dhe kodin fiskal të tij apo të zyrës së avokatisë ku bën pjesë.
Avokati mund ta ushtrojë profesionin e tij edhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, në përputhje me ligjin e shtetit ku jepet ndihma juridike.

Neni 6

  • Avokati, në funksion të ushtrimit të profesionit të tij, ka të drejtë të kërkojë nga institucionet e administratës publike, në përputhje me ligjin, shpjegime, të dhëna dhe dokumente, që kanë lidhje me cështjen ose personin që përfaqësohet ose mbrohet prej tij.
  • Institucionet e administratës publike, sipas kompetencës dhe procedurave ligjore që rregullojnë veprimtarinë e tyre, janë të detyruara të përmbushin kërkesat e avokatit.
  • Në rast të mospërmbushjes së detyrimit të institucioneve të administratës publike ose nga entet e tjera jopublike, avokati ka të drejtë të paraqesë brenda 5 ditëve në gjykatë kërkesën për realizimin e detyrimit nëpërmjet një vendimi gjyqësor.

Neni 7

  • Avokati ka të drejtë të takojë personin e mbrojtur prej tij, në mënyrë private dhe pa kufizim kohor, në cdo gjendje të kufizimit të lirisë personale. Organet kompetente kanë të drejtë të mbikëqyrin takimin ndërmjet avokatit dhe personit të mbrojtur, por, në cdo rast, u ndalohet të dëgjojnë bashkëbisedimin ndërmjet tyre.
  • Organi i prokurorisë, gjykata, administrata e burgjeve dhe Policia e Shtetit janë të detyruara të sigurojnë praninë e avokatit, kur këtë e kërkon personi i mbrojtur prej tij, i ndaluar, i arrestuar ose që është duke vuajtur dënimin. Në të gjitha rastet, prania e avokatit duhet të sigurohet menjëherë.
  • Avokati nuk ka të drejtë t’i kërkojë dhe t’i ofrojë ndihmë juridike një personi të ndaluar ose të arrestuar, pa kërkesën e këtij të fundit.

Neni 8
Avokati ka të drejtë, në përputhje me procedurat hetimore, të marrë pjesë në proces, të pyesë personin e mbrojtur prej tij, dëshmitarët dhe ekspertët, të lexojë dhe të njohë në përfundim të hetimit të gjitha aktet e dokumentet, që janë të lidhura me cështjen dhe t’ i nënshkruajë ato.

Neni 9

  • Avokati ka për detyrë ta ushtrojë profesionin e vet me ndershmëri dhe dinjitet, të respektojë rregullat e etikës profesionale dhe të përdorë të gjitha mjetet e ligjshme për mbrojtjen me besnikëri të të drejtave dhe të interesave të personave që mbrohen ose përfaqësohen prej tij.
  • Avokati duhet të sigurojë që asnjë konflikt interesash nuk ekziston ndërmjet tij dhe personit që mbron ose përfaqëson.
  • Avokatit i ndalohet të bëjë publike të dhënat, që i ka mësuar nëpërmjet personit të mbrojtur ose të përfaqësuar prej tij ose nga dokumentet që ky i fundit i ka vënë në dispozicion, në funksion të mbrojtjes së kërkuar, me përjashtim të rastit kur ai ka dhënë miratimin e tij me shkrim.
  • Avokatit i ndalohet të bëjë kallëzim në organin e ndjekjes penale dhe nuk mund të pyetet si dëshmitar për personin, të cilit i ka kryer shërbime dhe ndihmë juridike, si dhe për rrethana që ai i ka mësuar gjatë ushtrimit të profesionit të avokatit.
  • Avokatit i ndalohet të marrë pjesë në një cështje, kur ai ka qenë i ngarkuar më parë në të si gjykatës, prokuror, oficer i Policisë Gjyqësore ose si dëshmitar.
  • Avokati nuk lejohet të japë ndihmë ligjore ose të përfaqësojë një person, kur ka këshilluar ose ka përfaqësuar më parë palën kundërshtare në të njëjtën cështje, ose kur avokati ka lidhje gjaku apo ka interes të njëjtë me palën kundërshtare.
  • Avokatët, që shërbejnë në të njëjtën zyrë avokatie, nuk lejohen të përfaqësojnë palët kundërshtare në të njëjtën cështje.
  • Avokatët, që ushtrojnë profesionin e tyre pranë së njëjtës zyrë avokatie, prezumohet se janë në dijeni dhe zotërojnë dokumentet për këdo që është mbrojtur apo përfaqësuar nga zyra e tyre.
  • Përvec rasteve të parashikuara më sipër në këtë nen, avokati është i detyruar të sigurohet se nuk vepron në konflikt me interesat e personit që mbrohet ose përfaqësohet prej tij. Kur avokati dyshon se është duke vepruar në konflikt interesash, ai duhet të marrë miratimin me shkrim nga palët, të cilat mendohet se preken nga ky konflikt interesash.

Neni 10
Avokatët, në përputhje me dokumentacionin standard, të miratuar nga Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, duhet të mbajnë një libër shënimesh ku shënohen të gjitha shërbimet ligjore të dhëna, kontratat, me shkrim, duke përdorur sistemin numerik, emrin e tij, si dhe emrin e zyrës së avokatisë.

Neni 11

    • Shpërblimi i avokatit për punën e kryer caktohet në një nga mënyrat e mëposhtme:

 

  • Me marrëveshje ndërmjet tij dhe palës së mbrojtjur ose të përfaqësuar prej tij.
  • Nga gjykata ose prokuroria, kur ai është caktuar kryesisht ose kur personi i mbrojtur ose i përfaqësuar nuk ka mundësi financiare dhe ndihma ligjore për të është falas.
    Masa e shpërblimit për këto raste përcaktohet me vendim të përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe Këshillit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
  • Me ligj.
    Në të gjitha rastet, avokatit nuk i lejohet të marrë shpërblim tjetër.

Neni 12

  • Avokati nuk mund të kërkojë nga personi që mbron ose përfaqëson, që të shpërblehet prej tij me përqindje gjatë procesit të gjykimit.
  • Shpërblimi me përqindje, i parallogaritur ose jo, mund të paguhet vetëm kur është parashikuar në marrëveshjen ndërmjet avokatit dhe personit që ai mbron ose përfaqëson, për rastin mbrojtjes apo përfaqësimit të suksesshëm të cështjes.
  • Avokatit i lejohet të paguhet me komision në rastet kur siguron kthimin e huasë për personin që mbrohet ose përfaqësohet prej tij jogjyqësisht.

Neni 13

  • Nëse avokati vendos të heqë dorë nga përfaqësimi ose mbrojtja e mëtejshme e një personi, është i detyruar ta njoftojë atë 15 ditë përpara mbarimit të shërbimit nga ana e tij.
  • Avokati është i detyruar t’i shërbejë klientit të tij gjatë periudhës 15-ditore para mbarimit të shërbimit dhe t’i njoftojë atij cdo të dhënë për cdo shumë parash, prona apo kompensim që avokati mban për klientin.
  • Brenda 15 ditëve nga dhënia e njoftimit, avokati duhet t’i kthejë klientit të gjitha dokumentet e lidhura me cështjen ose t’i dërgojë ato në adresën e treguar nga avokati i ngarkuar rishtas. Gjithashtu, avokati është i detyruar t’i kthejë klientit parapagimin që ka marrë prej tij, përvec kur, bashkërisht, merren vesh ndryshe.

Neni 14
Nëse personi, që përfiton ndihmën juridike nga avokati, vendos të zgjidhë kontratën përpara përfundimit të cështjes ose shërbimit, avokati ka të drejtën të kërkojë shpërblimin për punën e kryer.

Neni 15
Avokati ka të drejtë të transferohet nga një dhomë në një dhomë tjetër avokatie, për sa kohë që paguan kontributet përkatëse të anëtarësisë. Në këtë rast ai duhet të marrë një miratim, si nga dhoma që largohet, ashtu edhe nga dhoma ku ai dëshiron të bëhet anëtar.

Neni 16

  • Avokati, kryesisht apo për shkak të ligjit, duhet të heqë dorë përkohësisht nga ushtrimi i profesionit të tij, për aq kohë sa është në marrëdhënie pune me administratën publike.
  • Për të gjitha rastet e treguara në pikën 1 të këtij neni, avokati duhet të njoftojë me shkrim dhomën e avokatëve ku bën pjesë.
  • Në rast të ndërprerjes së ushtrimit të profesionit të avokatit për arsye të moshës ose shëndetit, nëse nuk ushtron një veprimtari tjetër, avokati ka të drejtë të jetë anëtar i dhomës së avokatisë, si dhe të marrë pjesë në veprimtaritë që organizohen prej saj.

Neni 17

  • Dhoma Kombëtare e Avokatisë është person juridik, që ushtron veprimtarinë e saj në mënyrë të pavarur nga shteti.
  • Dhoma Kombëtare e Avokatisë përgjigjet për rregullimin dhe kontrollin e ushtrimit të profesionit të avokatit në Republikën e Shqipërisë.
  • Rregullat e hollësishme të organizimit dhe funksionimit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë parashikohen në statutin e saj.
  • Dhoma Kombëtare e Avokatisë është përgjegjëse për themelimin e dhomave të avokatisë. Numri minimal i avokatëve, që mund të formojnë një dhomë avokatie, caktohet në Statutin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
  • Cdo avokat mund të jetë anëtar vetëm i një dhome avokatie. Cdo dhomë është e përbërë nga avokatë, të cilët janë anëtarë të saj dhe që praktikojnë ose kanë praktikuar për herë të fundit profesionin e avokatit në juridiksionin e saj.
  • Cdo dhomë avokatie ushtron veprimtarinë e saj në mënyrë të pavarur, duke respektuar rregullat e parashikuara në ligj dhe në statutin e vendimet e tjera, të miratuara nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

Neni 18
Organet drejtuese të Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe të dhomave të avokatisë janë, përkatësisht, Këshilli i Përgjithshëm dhe Këshilli Drejtues.

Neni 19

  • Organi më i lartë i përfaqësimit dhe vendimmarrjes së Dhomës Kombëtare të Avokatisë është Këshilli i Përgjithshëm.
  • Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë përbëhet nga jo më pak se një përfaqësues i zgjedhur për këtë qëllim nga cdo dhomë avokatie, sipas statutit.
  • Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë ushtron këto kompetenca:
    • Miraton Statutin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë
    • Miraton “Kodin e etikës së avokatit”;
    • Përcakton, duke u bazuar në kriterin e vjetërsisë në profesionin e avokatit, të aftësive profesionale të treguara dhe në edukimin profesional e akademik të posacëm dhe pas konsultimeve me Ministrin e Drejtësisë, listën e avokatëve që mund të ushtrojnë profesionin e tyre përpara gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit, si dhe në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese. Kriteret më të hollësishme për këtë përzgjedhje përcaktohen në Statutin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë
    • Zgjedh jo më pak se 5 anëtarë të saj në Këshillin Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë;
    • Cakton kontributin që derdhin dhomat e avokatisë në Dhomën Kombëtare të Avokatisë;
    • Shqyrton dhe miraton llogaritë vjetore dhe buxhetin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë
    • Analizon veprimtarinë e dhomave të avokatisë, nëse ajo është në përputhje me këtë ligj dhe me Statutin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë
    • Ndihmon e bashkërendon veprimtaritë e dhomave të avokatisë, në mënyrë që të garantojë mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të avokatëve, si dhe të dhomave të avokatisë
    • Miraton rregullat e përgjithshme për zhvillimin e provimit të kualifikimit për ushtrimin e profesionit të avokatit;
    • miraton rregullat dhe kushtet që duhet të përmbushen nga asistentët në periudhën e stazhit për avokat, si dhe për trajnimin profesional të tyre.
  • Vendimet e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, për miratimin e akteve të parashikuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c” të pikës 3 të këtij neni, quhen të miratuara kur për to kanë votuar jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.

Neni 20

  • Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, në mbledhjen e tij të parë, zgjedh me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve Kryetarin, Zëvendëskryetarin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të tij.
  • Rregulla më të hollësishme për organizmin dhe funksionimin e administratës mbështetëse të Këshillit Drejtues, caktohen në statut.
  • Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë ushtron këto kompetenca:
    • Thërret Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë;
    • Përgatit Statutin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë;
    • Përgatit “Kodin e etikës së avokatit”;
    • Përfaqëson Dhomën Kombëtare të Avokatisë në marrëdhënie më të tretët, sipas rregullave të caktuara në statut;
    • Përgatit llogaritë vjetore për shqyrtim dhe miratim nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë;
    • Shqyrton dhe miraton kërkesat për lejimin e ushtrimit të profesionit të avokatisë;
    • Revokon me ose pa afat, ose heq lejen për ushtrimin e profesionit të avokatit, në përputhje me ligjin dhe Statutin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë;
    • merr masa për ndjekjen e vazhdueshme të zbatimit të vendimeve të marra nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Neni 21

    • Këshilli i përgjithshëm i cdo dhome avokatie ka këto kompetenca:

 

  • Zgjedh përfaqësues të saj në Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, në përputhje me numrin maksimal të pjesëmarrjes, të vendosur nga kjo e fundit.
  • Zgjedh anëtarët e Këshillit Drejtues, kryetarin dhe sekretarin e dhomës.
  • Shqyrton dhe analizon ecurinë në punë dhe trajnimin profesional të avokatëve dhe të asistentëve, që bëjnë pjesë në dhomën e avokatisë.
  • Promovon tek anëtarët e saj mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore, të ligjit, statutit dhe “Kodit të etikës së avokatit”.
  • Përfaqëson dhe mbron interesat e anëtarëve të saj.
  • Shqyrton dhe nëse cmon, miraton vendimet e marra nga Këshilli Drejtues i dhomës së avokatisë.
  • Mban regjistrin e anëtarëve, që ushtrojnë apo kanë ushtruar profesionin e avokatit në atë juridiksion, si dhe njofton Dhomën Kombëtare të Avokatisë dhe Ministrinë e Drejtësisë për cdo ndryshim në përbërjen e saj.

Neni 22

    • Këshilli Drejtues i dhomës së avokatisë ushtron këto kompetenca:

 

  • Thërret mbledhjen e përgjithshme të dhomës së avokatisë.
  • përgatit cdo vit llogaritë vjetore, për shqyrtim dhe miratim nga Këshilli i Përgjithshëm.
  • Trajton cdo kërkesë për anëtarësi dhe, nëse cmon, i rekomandon Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhënien e lejes së ushtrimit të profesionit të avokatit.
  • shqyrton dhe miraton statutin e zyrave të avokatisë, që vendosen në juridiksionin e saj, kur cmon përputhshmërinë e tij me ligjin dhe rregullat e miratuara nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
  • Cakton, me pëlqimin e tyre, avokatin apo zyrën e avokatisë, ku stazhieri do të përmbushë detyrimet e tij.
  • Cakton avokat për të ndjekur cështjet gjyqësore, kur i kërkohet nga gjykata.
  • Cakton një avokat, që të marrë përsipër cështje, të cilat janë braktisur nga një avokat i mëparshëm dhe klienti nuk ka mundur të gjejë një tjetër.
  • Shqyrton ankesat kundër asistentëve të avokatëve, që ushtrojnë profesionin në juridiksionin e vet, si dhe merr masa disiplinore që i cmon të përshtatshme, në përputhje me ligjin, “Kodin e etikës së avokatit” dhe të statutit të vetë dhomës së avokatisë.
  • Përmbush detyra të tjera të parashikuara në statutin e dhomës së avokatisë apo i që i caktohen nga Këshilli i Përgjithshëm i saj.

Neni 23

  • Dhoma mund të hapë llogari bankare në një bankë, që është e licencuar të ushtrojë biznes bankar në Republikën e Shqipërisë, për të mbajtur paratë e klientëve të ndryshëm të avokatëve anëtarë të dhomës, si garanci bankare për cështje që parashikojnë pagesa të mëdha.
  • Tërheqja e shumave nga ajo llogari duhet të kryhet me dy firma, njëra nga të cilat duhet të jetë nga kryetari, zëvendëskryetari ose sekretari i përgjithshëm i dhomës dhe firma tjetër duhet të jetë nga klienti përkatës. Interesi bankar i përfituar nga ky operacion duhet t’i kalojë dhomës.

KREU IV
ZYRA E AVOKATISE

Neni 24
(shtuar pika 2.1 me ligjin nr.9795, datë 23.7.2007)
(Fjala dy zevendesohet me fjalën një dhe shfuqizohet pika 3 me ligjin
Nr.10 047, datë 24.12.2008)

  • Kur një ose më shumë avokatë dëshirojnë të themelojnë një zyrë avokatie, ata, fillimisht, duhet të dërgojnë aktin e themelimit dhe statutin e saj për shqyrtim dhe miratim në Këshillin Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
  • Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë duhet të miratojë statutin e zyrës së avokatisë brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës. Nëse ai nuk është dakord me statutin e paraqitur, ajo duhet t’ia kthejë të interesuarit modelin e paraqitur së bashku me kërkesën e saj për ndryshimet, që dhoma mendon se i duhen bërë statutit. Aplikanti duhet të kthejë projektin e ndryshuar brenda 15 ditëve.
    • Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë miraton hapjen e zyrës së avokatisë, pas regjistrimit të saj në organet e regjistrimit të biznesit, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
  • Shfuqizohet me ligjin Nr.10 047, datë 24.12.2008

KREU V
KUSHTET PER USHTRIMIN E PROFESIONIT TE AVOKATIT

Neni 25
(shtuar shkronja “ë” me ligjin nr.9795, datë 23.7.2007)

    • Profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë mund ta ushtrojë cdo shtetas shqiptar që plotëson kushtet e mëposhtme:

 

  • Të ketë kryer arsimin e lartë juridik brenda vendit ose jashtë vendit, por të njësuar me të.
  • Të jetë regjistruar në një dhomë avokatie dhe në Ministrinë e Drejtësisë si asistent pranë një avokati, të ketë përfunduar periudhën njëvjecare të stazhit dhe të ketë marrë mendimin pozitiv të avokatit.
  • Të ketë marrë më shumë se 50 për qind të pikëve në provimin e kualifikimit për ushtrimin e profesionit të avokatisë.
  • Të gëzojë integritet moral dhe qytetar, për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, si dhe të plotësojë kërkesat e etikës për ushtrimin e profesionit të avokatit.
  • Të mos jetë dënuar për vepra penale të kryera me dashje, sipas parashikimeve të “Kodit të etikës së avokatit”.
  • Të mos jetë pjesëmarrës në marrëdhënie apo veprimtari publike ose private, të cilat, sipas ligjit, Statutit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe “Kodit të etikës së avokatit”, janë të papajtueshme ose të papërshtatshme me figurën dhe ushtrimin e profesionit të avokatit.
  • Të jetë anëtar i dhomës së avokatisë në juridiksionin e së cilës ndodhet zyra e tij e punës.
  • Të jetë pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit të avokatit dhe të jetë regjistruar në organet tatimore.

Neni 26

  • Provimi i kualifikimit për ushtrimin e profesionit të avokatit zhvillohet përpara një komisioni me këtë përbërje:
    • Tre anëtarë të caktuar nga Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
    • Një anëtar i caktuar nga Ministri i Drejtësisë.
    • Një anëtar i caktuar ndërmjet punonjësve akademikë të Shkollës së Magjistraturës.
  • Rregullat e funksionimit, numri i kandidatëve për avokat, si dhe mënyra se si do të zhvillohet provimi, vendosen rast pas rasti nga Këshilli Drejtues i Dhomës së Avokatisë.

Neni 27

  • Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, kryesisht ose mbi kërkesën e personit që kërkon të ushtrojë profesionin e avokatit, ka të drejtë që ta përjashtojë nga detyrimi i pjesëmarrjes në provimin e kualifikimit, nëse për këtë vendoset me shumicën e votave të fshehta të të gjithë anëtarëve të saj.
  • Përjashtimi nga detyrimi i pjesëmarrjes në provimin e kualifikimit për ushtrimin e profesionit të avokatit mbështetet në kohëzgjatjen e tyre në ushtrimin e profesionit të juristit, aftësitë profesionale të treguara dhe edukimin e posacëm profesional e akademik. Rregulla të hollësishme për kushtet dhe kriteret e përjashtimit nga provimi i kualifikimit caktohen nga Statuti i Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
  • Vendimi për përjashtimin nga detyrimi, për dhënien e provimit të kualifikimit për ushtrimin e profesionit të avokatit, miratohet nga Ministri i Drejtësisë.

Neni 28
Personat që kanë punuar jo më pak se 2 vjet si gjyqtarë, prokurorë, noterë, si dhe jo më pak se 3 vjet në pozicionin e drejtuesit, këshilltarit apo specialistit të strukturave juridiko-profesionale të Presidencës, Kuvendit, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, aparatit të Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Drejtësisë, avokatët e strukturave të Avokaturës së Shtetit, si dhe në atë të punonjësit akademik të brendshëm të lëndëve juridike në shkollat e larta, përjashtohen nga përmbushja e detyrimit të parashikuar në shkronjën “b” pika 1 të nenit 25 të këtij ligji.

Neni 29

  • Avokati ka të drejtë të ketë një ose më shumë asistentë.
  • Asistentët zgjidhen nga vetë avokati ndërmjet personave të diplomuar juristë, që nuk kanë marrë lejen për ushtrimin e profesionit të avokatit.
  • Avokati ka për detyrë që, brenda 15 ditëve nga ajo e lidhjes së marrëdhënieve të punës me asistentin, të depozitojë dokumentacionin e tij për regjistrim në dhomën e avokatisë ku është anëtar, në Dhomën Kombëtare të Avokatisë, si dhe në Ministrinë e Drejtësisë.
  • Me autorizimin me shkrim të avokatit dhe, kurdoherë, me pëlqimin me shkrim të klientit, asistenti përfaqëson ose mbron të interesuarit në periudhën hetimore, në gjykimin e kundërvajtjeve penale dhe në seancat përgatitore për cështjet civile.

Neni 30

  • Kërkesa për ushtrimin e profesionit të avokatit i drejtohet, si rregull, dhomës së avokatisë ku kërkuesi ka vendbanimin e tij.
  • Dhoma e avokatisë, brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës për ushtrimin e profesionit të avokatit, duhet të marrë në shqyrtim kërkesën dhe, së bashku me mendimin e saj, e përcjell për shqyrtim në Këshillin Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
  • Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës, duhet të njoftojë kërkuesin, nëse ai i plotëson kushtet për të marrë pjesë në provimin e kualifikimit, si dhe për ditën e caktuar për zhvillimin e tij.

Neni 31

  • Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë shpall datat e zhvillimit të provimeve të kualifikimit, për ushtrimin e profesionit të avokatit, për atë vit kalendarik.
  • Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, brenda muajit janar të cdo viti, miraton edhe përfaqësuesit e tij në komisionin e provimit të kualifikimit për ushtrimin e profesionit të avokatit.

Neni 32
Në qoftë se kandidati për avokat nuk arrin të grumbullojë minimumin e pikëve të nevojshme kualifikuese për ushtrimin e profesionit të avokatit, ai mund të marrë pjesë përsëri në provimin kualifikues, me kusht që të kryejë edhe gjashtë muaj të tjerë periudhë stazhi si asistent pranë një avokati.

Neni 33

  • Komiteti Disiplinor i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, kryesisht ose me propozimin e dhomës së avokatëve, organeve gjyqësore, të prokurorisë, Ministrit të Drejtësisë apo të personave të interesuar, është organi kompetent për heqjen e lejes së ushtrimit të profesionit të avokatit.
    Komiteti Disiplinor i Dhomës Kombëtare të Avokatisë përgjigjet dhe kontrollohet nga Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, sipas rregullave të përcaktuara në statut ose nga vetë ai.
  • Rregulla të hollësishme për përbërjen dhe funksionimin e Komitetit Disiplinor dhe të komisioneve të posacme disiplinore të Dhomës Kombëtare të Avokatisë caktohen në statut.
  • Leja për ushtrimin e profesionit të avokatit hiqet, kur vërtetohet një nga rastet e mëposhtme:
    • Eshtë lëshuar në kundërshtim me kushtet e parashikuara në nenin 25 të këtij ligji.
    • Vërtetohet se avokati ka përdorur dokumente të falsifikuara për të marrë lejen e ushtrimit të profesionit të avokatit.
    • Vuan nga një sëmundje, sëmundje mendore ose dëmtime fizike, të cilat bëjnë të pamundur ushtrimin normal të profesionit.
    • Eshtë deklaruar i falimentuar.
    • Nuk ka paguar kontributin e anëtarësisë.
    • Ka shkelur rëndë ose në mënyrë të përsëritur rregullat për ushtrimin e profesionit të avokatit.
    • Eshtë dënuar nga gjykata për kryerjen e veprave penale, me dashje, që janë parashikuar në “Kodin e etikës së avokatit”.
  • Për avokatët e huaj, përvec rasteve të parashikuara më sipër në këtë nen, heqja e lejes së posacme për ushtrimin e profesionit të avokatit në Republikën e Shqipërisë, bëhet edhe në rastin kur atij i është hequr leja e ushtrimit të profesionit të avokatit në shtetin e tij.
  • Shfuqizohet me ligjin Nr.10 047, datë 24.12.2008
  • Avokati i proceduar disiplinarisht ka të drejtë të marrë pjesë dhe të dëgjohet nga komisioni disiplinor, personalisht ose nëpërmjet një përfaqësuesi të caktuar prej tij, ndërmjet avokatëve.
  • Avokati përfaqësues duhet të jetë i pranishëm gjatë gjithë periudhës së shqyrtimit të cështjes.
  • Shfuqizohet me ligjin Nr.10 047, datë 24.12.2008

KREU VI
REGJISTRAT E DHOMES KOMBETARE TE AVOKATISE

Neni 34
(shtuar shkronja “ë”në pikën 2 me ligjin nr.10 047, datë 24.12.2008)

  • Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe Ministria e Drejtësisë mbajnë pranë tyre regjistrin e të gjithë avokatëve, si dhe administrojnë dokumentacionin përkatës, që lidhet me të drejtën e ushtrimit të profesionit të avokatit.
  • Regjistri i avokatëve, për secilin prej tyre, përmban të dhënat e mëposhtme:
    • Identitetin.
    • Datëlindjen.
    • Shkollën e lartë ku avokati është diplomuar si jurist.
    • Titujt dhe gradat shkencore.
    • Nivelin e njohurive në gjuhë të huaja.
    • Dhomën e avokatisë ku është anëtar, në juridiksionin e së cilës, si rregull, avokati ushtron profesionin e tij.
    • Adresën e zyrës së tij ose adresën dhe emrin e zyrës së avokatisë, nëse avokati është anëtar i saj.
    • të dhëna mbi thyerjen e disiplinës.
    • Kopje të vulës së avokatit ose zyrës së avokatisë. Vula duhet të jetë unike dhe duhet të përmbaje titullin “Avokat” dhe identitetin e avokatit ose të zyrës së avokatisë. Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë përcakton formën, përmbajtjen, procedurën e përgatitjes dhe të shpërndarjes së tyre.
  • Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë ka në kompetencë të vendosë që, përvec të dhënave të treguara në pikën 2 të këtij neni, në regjistrin e avokatëve të pasqyrohen edhe të dhëna të tjera.
  • Dhoma e avokatisë, për juridiksionin e saj, mban regjistrin e avokatëve dhe dokumentacionin përkatës, sipas listës së të dhënave të treguara në këtë nen.

Neni 35

  • Dhoma Kombëtare e Avokatisë, dhomat e avokatisë për juridiksionin e saj, si dhe Ministria e Drejtësisë, mbajnë regjistrin e asistentëve, si dhe administrojnë dokumentacionin përkatës për ushtrimin e veprimtarisë së tyre.
  • Regjistri i asistentëve, për secilin prej tyre, përmban të dhënat e mëposhtme:
    • Identitetin.
    • Datëlindjen.
    • Shkollën e lartë ku avokati është diplomuar si jurist.
    • Titujt dhe gradat shkencore.
    • Nivelin e njohurive në gjuhë të huaja.
    • Datën e fillimit dhe të përfundimit të periudhës së stazhit, të nevojshme për pranimin e pjesëmarrjes së tij në provimin e kualifikimit, për ushtrimin e profesionit të avokatit.
    • Datat e provimit të kualifikimit, në rast se nuk është kualifikuar.
    • Emrin dhe adresën e avokatit, pranë të cilit ushtron veprimtarinë e tij si asistent.
  • Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë ka në kompetencë të vendosë që, përvec të dhënave të treguara në pikën 2 të këtij neni, në regjistrin e asistentëve të pasqyrohen edhe të dhëna të tjera.

KREU VII
AVOKATI I HUAJ

Neni 36

  • Shtetasi i huaj mund të ushtrojë profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë nëse plotëson kushtet e parashikuara në këtë ligj për shtetasit shqiptarë dhe pas dhënies së provimit të kualifikimit në gjuhën shqipe.
  • Rregullat për dhënien e lejes së ushtrimit të profesionit të avokatit të huaj përcaktohen nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

KREU VIII
ANKIMET DHE PROCEDURAT DISIPLINORE

(ndryshuar titulli i kreut me ligjin nr 10 047, datë 24.12.2008)

KREU VIII
PROCEDIMI DISIPLINOR I AVOKATËVE


Neni 37
(Ndryshuar me ligjin nr. 10 047, datë 24.12.2008)

Subjektet e përcaktuara në pikën 1 të nenit 39 paraqesin ankesë për:

  1. a)”Sjelljet joprofesionale të avokatit”, ku përfshihen veprimi në kundërshtim me dispozitat ligjore apo nënligjore, si dhe ato të Kodit të Etikës.
  2. b)”Shërbimet e papërshtatshme profesionale”, ku përfshihen veprime apo mosveprime ndaj të përfaqësuarit, të cilat janë dukshëm nën nivelin e pritshmërisë së tij për një avokat

 

Neni 38

  1. Avokati i nënshtrohet procedimit disiplinor nëse:
  2. a)ka vepruar në kundërshtim me rregullat e përcaktuara:
  3.     në dispozitat ligjore dhe nënligjore që rregullojnë profesionin e avokatit;
  4.     në dispozitat e “Kodit të etikës së avokatit”;

      iii.    nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe dhomat e avokatisë;

  1.     në legjislacionin tatimor;
  2. b)ka vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore procedurale që rregullojnë veprimtarinë e avokatit, duke cenuar rëndë ose në mënyrë të përsëritur procesin e rregullt ligjor;
  3. c)ka kryer akte dhe sjellje të rënda që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e avokatit.

 

  1. Në rast të procedimeve penale, që lindin nga të njëjtat rrethana si rrethanat që çojnë në procedim disiplinor, procedimi disiplinor pezullohet dhe afati kohor shtyhet deri në përfundim të procedimit penal dhe çdo dënim penal pranohet në procedimin disiplinor.

 

Neni 39

  1. Ankesat kundër avokatit mund të paraqiten nga:
  2. a) çdo person që mbrohet, përfaqësohet ose ndihmohet juridikisht prej tij;
  3. b) çdo person i interesuar, që pretendon se është dëmtuar nga sjellja apo veprimet e avokatit;
  4. c) organet drejtuese të dhomave të avokatisë; ç) një avokat tjetër;
  5. d) Ministri i Drejtësisë;
  6. dh) gjyqtarët dhe prokurorët;
  7. e) organet tatimore;

ë)   çdo organ tjetër shtetëror, i parashikuar me ligj.

  1. Ankesat mund të bëhen brenda 6 muajve nga data e sjelljes ose veprimit të avokatit apo nga data e konstatimit të sjelljes ose veprimit të avokatit, por, në çdo rast, jo më vonë se 1 vit nga momenti i kryerjes së shkeljes. Pas kalimit të këtij afati, ankuesi ka të drejtë të kërkojë pranë Komisionerit të Ankimeve rivendosjen në afat, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Civile.
  2. Afati kohor për përfundimin e procesit disiplinor është 3 muaj nga data e depozitimit të ankesës. Ky afat mund të zgjatet me pëlqimin me shkrim të ankuesit dhe avokatit ose nga vetë Komisioneri i Ankimeve, kur ekzistojnë shkaqe të arsyeshme, për një periudhë jo më shumë se 6 muaj nga data e depozitimit të ankesës.

 

Neni 40

  1. Ankesat për çdo sjellje ose veprim të avokatit i drejtohen Kryetarit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, i cili ia përcjell ankesën brenda 5 ditëve Komisionerit të Ankimeve, duke njoftuar për këtë edhe ankuesin.
  2. Nëse Kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë nuk e përcjell ankesën brenda afatit të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, ankuesi ka të drejtë ta paraqesë atë pranë Komisionerit të Ankimeve.

Neni 41

  1. Komisioner i Ankimeve caktohet nga Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë një person me integritet të lartë moral dhe profesional. Kriteret e emërimit dhe shkarkimit, statusi, si dhe mënyra e ushtrimit të përgjegjësive prej tij përcaktohen në statutin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
  2. Komisioneri i Ankimeve është përgjegjës për të filluar procedimin disiplinor, si dhe për të shqyrtuar dhe hetuar për ankimin e paraqitur, brenda 20 ditëve nga momenti i regjistrimit të ankimit. Në përfundim të hetimeve, ai përgatit një relacion të hollësishëm për ankimin drejtuar komitetit disiplinor. Për kalimin e ankesës në komitetin disiplinor, Komisioneri i Ankimeve njofton njëkohësisht ankuesin dhe avokatin që është subjekt ankimi.
  3. Komisioneri i Ankimeve ushtron këto përgjegjësi:
  4. a) informon dhe ndihmon ankuesin gjatë procesit të përgatitjes së ankimit;
  5. b) regjistron dhe verifikon ankimin për plotësimin e kritereve të parashikuara në pikat 1 e 2 të nenit 39 të këtij ligji;
  6. c) refuzon ankimet që nuk plotësojnë kriteret e parashikuara në pikat 1 e 2 të nenit 39 të këtij ligji;

ç) informon ankuesin për mospranimin e ankimit, si dhe për të drejtën për të paraqitur anki m ndaj vendimit të mospranimit përpara komitetit disiplinor;

  1. d) kërkon nga avokati që është subjekt ankimi shpjegime me shkrim lidhur me ankimin, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit;
  2. dh) i paraqet relacionin për ankimin komitetit disiplinor, duke njoftuar për këtë edhe ankuesin;
  3. e) raporton përpara komitetit disiplinor, sa herë që kërkohet prej këtij komiteti;

ë) përmbush detyrat e tij, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe statutin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

  1. Nëse Komisioneri i Ankimeve nuk respekton afatin e përcaktuar në pikën 2 të këtij neni, ankuesi ose, në rastin e një ankuesi gjyqtar, Ministri i Drejtësisë, ka të drejtë të paraqesë ankesën, brenda 15 ditëve nga kalimi i afatit, drejtpërdrejt pranë komitetit disiplinor, i cili, pasi verifikon shkeljen e afateve, cakton një nga anëtarët e tij si relator të çështjes. Ai ushtron, për aq sa është e mundur, përgjegjësitë e Komisionerit të Ankimeve dhe nuk merr pjesë në votimin përfundimtar të komisionit.
  2. Kundër vendimit të Komisionerit të Ankimeve, ankuesi ose, në rastin e një ankuesi gjyqtar, Ministri i Drejtësisë, ka të drejtë të paraqesë ankim, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit, pranë komitetit disiplinor.

Neni 42

  1. Komiteti disiplinor është një organ kolegjial i përbërë nga:
  2. a) 6 avokatë, të cilët zgjidhen me votim të fshehtë nga anëtarësia e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë;
  3. b) një përfaqësues, i caktuar me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë;
  4. c) një përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë;

ç) një përfaqësues i shoqërisë civile ose botës akademike, i zgjedhur sipas rregullave të përcaktuara në statut.

  1. Kryetari i komitetit disiplinor zgjidhet nga Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë mes anëtarëve të përcaktuar në shkronjën “a” të pikës 1 të këtij neni, për një mandat dyvjeçar, ndërsa anëtarët e tij zgjidhen për një mandat pesëvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.
  2. Komiteti disiplinor ushtron këto përgjegjësi:
  3. a) shqyrton vendimet e Komisionerit të Ankimeve, duke vendosur për:
  4. i) pranimin e ankesës dhe marrjen e masës disiplinore ndaj avokatit;
  5. ii) mospranimin e ankesës;
  6. b) në rast se vendos të pranojë ankesën e refuzuar nga Komisioneri i Ankimeve dhe fillimin e shqyrtimit të ankesës së paraqitur, ai emëron tre nga anëtarët e tij për të ushtruar funksionet e Komisionerit të Ankimeve.
  7. Komiteti disiplinor zhvillon mbledhjet kur janë të pranishëm shumica e anëtarëve të tij.
  8. Komiteti disiplinor shqyrton dhe merr vendim për ankimin brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së ankimit apo dërgimit pranë tij. Vendimet e komitetit disiplinor merren me shumicë votash të anëtarëve të pranishëm në mbledhje, duhet të jenë të arsyetuara dhe u njoftohen ankuesit dhe avokatit, kundër të cilit është paraqitur ankimi.
  9. Nëse komiteti disiplinor nuk respekton afatin e përcaktuar në pikën 3 të këtij neni, ankuesi ka të drejtë të paraqesë ankesën, brenda 15 ditëve nga data e mbarimit të afatit, drejtpërdrejt në gjykatën kompetente që ka kompetencë të detyrojë komitetin disiplinor për kryerjen e detyrave të tij dhe të shtyjë kohën.
  10. Kundër vendimit të komitetit disiplinor ankuesi dhe avokati, që është subjekt ankimi, kanë të drejtë të paraqesin ankim, brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të vendimit, në gjykatën kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve administrative.
  11. Rregullat e hollësishme të procesit disiplinor, të funksionimit të komitetit disiplinor, mënyrës së ushtrimit të përgjegjësive prej tij, si dhe shpërblimit të anëtarëve të tij përcaktohen në statutin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Neni 43

  1. Gjykata kompetente shqyrton ankesat kundër vendimeve të komitetit disiplinor ose ankesat për procedim disiplinor të avokatëve, në rastin e parashikuar në pikën 7 të nenit 42 të këtij ligji, sipas afateve për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve administrative.
  2. Gjatë ushtrimit të përgjegjësive, sipas këtij neni, gjykata zbaton dispozitat e legjislacioni në fuqi për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve administrative, Kodit të Procedurës Civile, si dhe, për aq sa është e mundur, edhe rregullat e përcaktuara në këtë ligj.

 

Neni 44

  1. Masat disiplinore arsyetohen dhe merren sipas një procedure transparente dhe në përputhje me të drejtën për një proces të rregullt ligjor, e cila garanton të drejtën për t’u informuar, për të kërkuar sqarime rreth fakteve, për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur.
  2. Palët në procedimin disiplinor kanë të drejtë të paraqiten dhe të japin shpjegime në seancë, vetë ose nëpërmjet mbrojtjes e përfaqësimit me avokat. Nëse njëra ose të dyja palët nuk paraqiten në seancë, pa motive të arsyeshme, Komiteti Disiplinor i Dhomës Kombëtare të Avokatisë shqyrton çështjen dhe merr vendim në mungesë të tyre.
  3. Shpjegimet e palëve dhe dëshmitë në seancë mund të jepen me gojë ose me shkrim.
  4. Avokati, ndaj të cilit është paraqitur ankesa/kërkesa, duhet të paraqesë, me shkrim, argumentet e tij për ankesën/kërkesën brenda 15 ditëve nga data e marrjes s ë njoftimit.Mosparaqitja e pretendimeve nga avokati nuk përbën shkak për mosvazhdimin e procedimit disiplinor.
  5. Komiteti Disiplinor i Dhomës Kombëtare të Avokatisë pranon dëshmitë dhe dokumentet e paraqitura para tij, me cilësinë e provës, dhe i çmon ato sipas bindjes së formuar, pas shqyrtimit të tyre në tërësi.
  6. Në raste të ndërlikuara, Komisioneri i Ankimeve thërret një avokat për të bashkëpërfaqësuar çështjen kundër avokatit para komitetit disiplinor.

 

Neni 45

  1. Masat disiplinore jepen bazuar në natyrën dhe rëndësinë e shkeljes. Vendimi mund të parashikojë një masë të përbërë nga dy ose më shumë lloje masash disiplinore, nëse kjo është e përshtatshme dhe në proporcion me shkeljen.
  2. Për shkeljet që klasifikohen si sjellje joprofesionale, komiteti disiplinor jep njërën nga masat disiplinore të mëposhtme:
  3. a) heqjen e së drejtës së ushtrimit të profesionit të avokatit;
  4. b) pezullimin e lejes për ushtrimin e profesionit të avokatit, për një periudhë prej 3 muajsh deri në 2 vjet;
  5. c) gjobë nga 5 000 deri në 50 000 lekë;

ç) rikthimin e pagesës ose anulimin e pagesës së shërbimit ndaj të përfaqësuarit;

  1. d) urdhërimin e avokatit për të bërë provim, brenda një periudhe të caktuar, lidhur me etikën profesionale, sipas rregullave të përcaktuara në statutin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë;
  2. dh) urdhërimin e avokatit për të bërë trajnim vazhdues shtesë, përfshirë edhe trajnim në një fushë të veçantë të ligjit;
  3. e) vërejtje me shkrim;

ë) këshillim për sjelljen në mënyrën e duhur në të ardhmen;

  1. f) urdhër për t’i kërkuar ndjesë me shkrim ankuesit.
  2. Për shkeljet që janë klasifikuar si shërbim i papërshtatshëm profesional, komiteti disiplinor jep njërën nga masat disiplinore të mëposhtme:
  3. a) urdhër për t’i kërkuar ndjesë ankuesit publikisht;
  4. b) rikthimin e pagesës ose anulimin e pagesës së shërbimit ndaj të përfaqësuarit;
  5. c) pagimin e kompensimit për ankuesin deri në vlerën 100 000 lekë;

ç) urdhërimin e avokatit për të bërë trajnim vazhdues shtesë, përfshirë edhe trajnim në një fushë të veçantë të ligjit.

  1. Vendimet e komitetit disiplinor, të cilat kanë marrë formë të prerë, përbëjnë tituj ekzekutivë. Rregullat për ekzekutimin e masave disiplinore, si dhe për mbikëqyrjen e ekzekutimit të tyre përcaktohen në statutin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

 

Neni 46

  1. Komiteti Disiplinor i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, kryesisht ose me propozimin e dhomës së avokatëve, organeve gjyqësore, të prokurorisë, Ministrit të Drejtësisë apo të personave të interesuar dhe në përputhje me nenin 44 të këtij ligji, ka autoritet të heqë lejen e ushtrimit të profesionit të avokatit, kur vërtetohet një nga rastet e mëposhtme:
  2. a) leja është lëshuar në kundërshtim me kushtet e parashikuara në nenin 25 të këtij ligji;
  3. b) avokati ka përdorur dokumente të falsifikuara për të marrë lejen e ushtrimit të profesionit të avokatit;
  4. c) avokati vuan nga një sëmundje, sëmundje mendore ose dëmtime fizike, të cilat bëjnë të pamundur ushtrimin normal të profesionit;

ç) avokati është deklaruar i falimentuar;

  1. d) avokati nuk ka paguar kontributin e anëtarësisë;
  2. dh) avokati ka shkelur rëndë ose në mënyrë të përsëritur rregullat për ushtrimin e profesionit të avokatit;
  3. e) avokati është dënuar nga gjykata për kryerjen e një vepre penale, me përjashtim të disa veprave penale që nuk kanë rrezikshmëri të lartë shoqërore, sipas përcaktimeve në “Kodin e etikës së avokatit”.
  4. Për avokatët e huaj, siç përcaktohet në pikën 2 të nenit 36, përveç rasteve të parashikuara më sipër në këtë nen, heqja e lejes së posaçme për ushtrimin e profesionit të avokatit në Republikën e Shqipërisë bëhet edhe në rastin kur atij i është hequr leja e ushtrimit të profesionit të avokatit në shtetin e tij.

 

Neni 46/1

  1. Kur, në përfundim të procesit disiplinor, komiteti disiplinor e deklaron avokatin fajtor, përveç masave disiplinore të parashikuara në këtë ligj, mund të urdhërojë avokatin që:
  2. a) të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zgjidhjen e problemit në fjalë;
  3. b) t’i kompensojë dëmin e shkaktuar ankuesit ose palëve të tjera të dëmtuara nga veprimet ose mosveprimet e tij, në masën që çmohet e drejtë nga komiteti disiplinor.
  4. Komiteti disiplinor urdhëron avokatin e deklaruar fajtor të paguajë shpenzimet e palëve dhe të Dhomës Kombëtare të Avokatisë për përballimin e çështjes disiplinore kundër tij. Përllogaritja e shpenzimeve bëhet sipas rregullave të përcaktuara me vendim të Këshillit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

 

Neni 46/2

Dhoma Kombëtare e Avokatisë regjistron vendimet për caktimin e masave disiplinore në regjistrin e masave disiplinore të avokatëve dhe njofton për këto vendime Ministrinë e Drejtësisë.

Neni 46/3

Nëse masa për heqjen ose pezullimin e së drejtës për ushtrimin e profesionit të avokatit merret ndaj një avokati, sipas nenit 45 ose 46, avokati ka të drejtë, brenda 15 ditëve, të ankimojë vendimin para gjykatës. Ankimi nuk pezullon vendimin për heqjen ose pezullimin e së drejtës për të ushtruar profesionin e avokatit, me përjashtim të rasteve kur pezullimi urdhërohet nga gjykata.”.

Neni 15

Në nenin 48, pikat 2 dhe 3 shfuqizohen.

Neni 16

Pas nenit 48 shtohet neni 48/1 me këtë përmbajtje:

Neni 48/1

  1. Kërkesat/ankesat për fillimin e procedimit disiplinor ndaj një avokati, që janë paraqitur përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe për të cilat nuk është dhënë vendim, evidentohen nga Kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe i dërgohen Komisionerit të Ankimeve brenda 15 ditëve nga emërimi i tij. Këto kërkesa/ankesa shqyrtohen sipas procedurave të përcaktuara në këtë ligj dhe konsiderohen si të paraqitura në datën e depozitimit të tyre te Komisioneri i Ankimeve.
  2. Dhoma Kombëtare e Avokatisë, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, merr masat për ndryshimin e statutit të saj, si dhe miratimin e akteve nënligjore, në përputhje me parashikimet e këtij ligji.
  3. Organet e reja disiplinore, të përcaktuara në këtë ligj, zgjidhen ose emërohen brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Ministri i Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë i njoftojnë, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Dhomës Kombëtare të Avokatisë, përfaqësuesit e tyre në organet disiplinore.
  4. Rregullat e përcaktuara në këtë ligj për programin e trajnimit të kandidatëve për avokatë dhe programin e trajnimit vazhdues të avokatëve fillojnë të zbatohen brenda 1 viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
  5. Kërkesa për kontratën e sigurimit, e përcaktuar në pikën 11 të nenit 9, zbatohet që nga data 1 janar 2014.

 

Neni 17

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 27.9.2012

Shpallur me dekretin nr.7792, datë 15.10.2012 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

KREU IX
DISPOZITA KALIMTARE DHE TE FUNDIT

Neni 48
(shtuar pika 4 me ligjin nr. 10 047, datë 24.12.2008)

  • Ministria e Drejtësisë kujdeset që veprimtaria e avokatisë të ushtrohet normalisht dhe në përputhje me ligjin.
  • Rregullat e hollësishme për ushtrimin e profesionit të avokatit, në përputhje me këtë ligj, caktohen në statutin dhe në “Kodin e etikës së avokatit”, të miratuara nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
  • Ministri i Drejtësisë dhe Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, pasi marrin mendimin e Ministrisë së Financave, caktojnë tarifat e shpërblimit të avokatëve për dhënien e ndihmës juridike.
  • Ministri i Drejtësisë dhe Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë përcaktojnë me vendim të përbashkët shpenzimet për regjistrimin e kandidatëve për avokatë, organizimin e provimit dhe shpalljen e rezultateve të tij, të cilat duhet të jenë të barabarta me koston që duhet të përballohet në këtë rast, si dhe tarifën e marrjes së licencës për avokatët.

Neni 49
(Shfuqizohet me ligjin nr. 10 047, datë 24.12.2008)

Neni 50
(Shfuqizohet me ligjin nr. 10 047, datë 24.12.2008)

Neni 51
Ligji nr. 7827, datë 31.5.1994 “Për avokatinë në Republikën e Shqipërisë”, shfuqizohet.

Neni 52
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekret nr.3923, datë 30.7.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu