NJOFTIM MBI PROVIMIN E AVOKATISË TË DATËS 25 PRILL 2025

NJOFTIM MBI PROVIMIN E AVOKATISË TË DATËS 25 PRILL 2025

NJOFTIM MBI PROVIMIN E AVOKATISË TË DATËS 25 PRILL 2025

Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë njofton se provimi i avokatisë i radhës, bazuar kërkesave të nenit 21 pika 2 e ligjit nr. 55/2018 “Për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë”, do të zhvillohet ditën e Premte Date 25 Prill 2025 ora 12:30. Provimi do të zhvillohet në ambientet e godinës “Liria” tek qyteti studenti.

Të gjithë personat e interesuar dhe që plotësojnë kriteret sipas nenit 13/2 të ligjit të mësipërm, duhet të regjistrohen për pjesëmarjen në provim. Regjistrimet fillojnë në datën 25 Mars 2025 dhe përfundojne në datën 24 Prill  2025.

Asnjë person nuk mund të marë pjesë në provim, pa u rregjistruar më parë pranë Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë, me seli Rruga “Murat Toptani”, Qendra e Biznesit “Eurocol”, kati 9, Tiranë. Dokumentacion për regjistrim nuk nevojitet pasi dosjet e kandidatëve janë depozituar në momentin e regjistrimit për asistent avokat.

Të gjithë kandidatët që kanë perfunduar kursin e plotë të trajnimit fillestar pranë Shkollës së Avokatisë, duhet të kenë me vete edhe fotokopje të çertifikatës së Shkollës së Avokatisë. Kandidatët që nuk kanë plotësuar kriteret për tu pajisur me certifikatën e shkollës duhet të pajisen me të duke shlyer detyrimet financiare e më pas të regjistrohen për pjesëmarje në provim.

Për sqarime më të hollësishme mund të paraqiteni pranë ambienteve të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë ose të kërkoni informacion në nr. e telefonit 04 2 251876.

KOMITETI DREJTUES I DHASH