Mbështetur VKM nr. 18 date 12.01.2011,per disa ndryshime ne VKM 1058 date 21.10.2009 “Për përcaktimin e kufirit minimal te regjistrimit për Tatimin Mbi Vlerën e Shtuar (TVSH)“ , dhoma kombëtare e avokatisë ve ne kujtese te avokateve azhornimin mujor me ligjin për procedurat tatimore dhe afatet qe duhet te ndjekin, si me poshtë:
Brenda datës 10 te çdo muaji behet deklamim elektronik i librave te shitjes dhe librave te blerjes për muajin paraardhës. Ky raportim behet detyrimisht edhe neqoftëse nuk kini asnjë veprim shitje apo blerje. Për avokatet qe kane kryer veprimtari gjate muajit është e rëndësishme te kenë plotësuar faturën e shitjes, për çdo shitje te realizuar te shërbimit te avokatisë.
Brenda datës 14 te çdo muaji behet deklarimi elektronik I TVSh për muajin paraardhës, nga sistemi gjenerohet deklarata e TVSh ne dy kopje, dhe po brenda kësaj date kryhen pagesat pranë një banke. Dorëzimi i deklaratës se mësipërme pranë bankës, është i detyrueshëm edhe neqoftese deklarata rezulton me detyrim zero.
Ne përfundim te çdo tremujori, brenda datës 10 te muajit pasardhës, behet deklarimi elektronik i detyrimeve te sigurimeve shoqërore e shëndetësore për tremujorin dhe pagesa e këtyre detyrimeve, sipas deklaratës se gjeneruar për ketë qellim nga sistemi, pranë një banke. Një kopje e borderosë se sigurimeve shoqërore e shëndetësore te tremujorit, depozitohet ne banke se bashku me deklaratën përkatëse.
Për çdo paqartësi ne ketë drejtim Dhoma Kombëtare e Avokatisë ju ofron konsulencë falas,
me numër kontakti 042 2 251876.