Programi i Arsimit Ligjor Vazhdues

Programi i Arsimit Ligjor Vazhdues

Arsimi Vazhdues Ligjor (AVL) per Avokatet dhe Asistent Avokatet

“Arsimimi Vazhdues Ligjor” nënkupton trajnimin profesional në fushave të ndryshme të së drejtës bazuar në programet dhe rregullat e miratuara nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

AVL eshte nje kusht thelbesor per te garantuar rolin e avokatit ne administrimin e drejtesise si garant i lirive dhe te drejtave themelore te njeriut. Niveli i larte i cilesise dhe etikes se profesionit te avokatit jane kushte kryesore per te ruajtur pavarsine e avokatit nga te gjitha pushtetet, per te forcuar funksionin ne interes te publikut, per te minimizuar nderhyrjet e vendosura nga rregullat prevaluese te tregut dhe konkurences.

Mbarevajtja e profesionit te Avokatise ne mbrojtje te interesave te komunitetit, garantimit te kompetences dhe profesionalizimit te avokateve i eshte besuar organeve drejtuese te Dhomes Kombetare te Avokatise, ne mbeshtetje te Nenit 21 (pika c) te Ligjit Nr. Nr.9109, datë 17.7.2003 ” Per Profesionin e Avokatit ne Republiken e Shqiperise”, ndryshuar me ligjin nr.9795, datë 23.7.2007 dhe ligjin nr. 10 047, datë 24.12.2008, “Keshilli i Pergjithshem…. shqyrton dhe analizon ecurinë në punë dhe trajnimin profesional të avokatëve dhe të asistentëve, që bëjnë pjesë në dhomën e avokatisë”.

Hartimi dhe percaktimi i politikave qe synojne ngritjen profesionale te avokateve i eshte besuar Dhomes Kombetare te Avokateve te Shqiperise, e parashikuar ne Nenin 2 te Statutit te Dhomes Kombetare te Avokatise “Hartimi dhe zbatimi i politikave qe synojne ngritjen profesionale, krijimin e nje ambjenti dhe infrastrukture qe rrit mireqenien, besimin dhe krenarine e avokateve per organizaten e tyre”.

Kodi Etik i Avokatit, ne Nenin 8, vendos nje detyrim lidhur me kompetencen profesionale, duke percaktuar se “Avokati nuk duhet të trajtojë një cështje për të cilën ai nuk ka aftësitë e nevojshme pervec se kur bashkëpunon me një avokat i cili është kompetent për ta trajtuar atë”. GjitahsNeni 9 i Kodit Etik te Avokatit parashikon se “Avokati ka për detyrë të zhvillojë aftësitë e tij nëpërmjet përgatitjes së vazhduar profesionale” nepermjet nder te tjera, “……Takimeve, seminareve, debateve profesionale, pergjithesimeve te pervojes se avokateve, zyrave avokatore dhe dhomave te avokateve, rritjes se aftesise botuese me tematike juridike te avoktave ne organet e shtypit periodik, etj”.

    • Pertej fushes se sjelljes profesionale dhe detyrimit deontologjik, pajisja me njohurite dhe aftesite e duhura, perfshire dhe ato te nje karakteri specifik, perditesimi dhe shtimi i tyre ne menyre periodike, eshte nje kerkese e vazhdueshme per avokatet ne Europe dhe akteve themelore qe rregullojne Profesionin Ligjor ne kontekstin e Komunitetit Europian duke permendur nder te tjera:

 

  • Direktivat e Bashkimit Europian ne ushtrimin e profesionit ligjor ne ceshtjet nderkufitare.
  • Jurisprudencen e Gjykates Europiane te Drejtesise dhe Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut.
  • Rekomandimin Rec (2000) 21 te dates 25 Tetor 2000 te Komitetit te Ministrave te Keshillit te Europes per shtetet anetare lidhur me lirine e ushtrimit te profesionit te avokatit.
  • Rezoluten e Parlamentit Europian mbi profesionet ligjore dhe interesin e pergjithshem ne funksionimin e sistemeve ligjore te 23 Mars 2006.
  • Karten e Parimeve Themelore te Profesionit Ligjor ne Europe, 2006.
  • Deklaraten e Romes per Trajnimin e Avokateve ne Europe, Nentor 2008.
  • Rekomandimet e Keshillit te Bareve dhe Shoqatave Ligjore ne Europe (CCBE); etj.

Per te realizuar objektivat e siperpermendur, me date 12 Maj 2011 u nenshkrua Marreveshja e Mirekuptimit e firmosur nga Drejtori i USAID per Shqiperine, Z. Joseph Williams dhe Kryetari i DHKASH-së, Z. Maksim Haxhia, per Programin e AVL i cili ka filluar te testohet, në formën e një projekti demonstrues ne Dhomën Rajonale të Vlorës dhe Durrësit per avokatet dhe asistent avokatet e ketyre dhomave. Zbatimi i ketij programi po realizohet nga Qendra Shqiptare për Trajnime e Studime Juridike (ACLTS), me fonde të siguruara nga USAID dhe DHKASH.