NOTIFICATION

NOTIFICATION

NJOFTIM

PËR FILLIMIN E SHKOLLËS SË AVOKATISË



Njoftohen të gjithë asistent avokatët që janë regjistruar pranë Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë për frekuentimin e Shkollës së Avokatisë se, ditën e Martë datë 12 Nëntor 2024, fillon viti i ri akademik për sezonin 2024 = 2025.

Mësimdhënia do të zhvillohet në auditoret pranë Universitetit Europian të Tiranës dhe asistent avokatët do të jenë të ndarë në grupe.

Përbërja e grupeve është bërë kryesisht mbi bazën e rendit alfabetik dhe ndarjen teritoriale të kandidatëve, bazuar regjistrimit pranë DHASH, sipas rubrikës për këtë qëllim. Kompozimi i grupeve gjendet në rubrikën si më poshtë.

Ju bëjmë me dije gjithashtu se të gjithë studentët të kontrollojnë saktësinë e emrit, mbiemrit dhe rrethit ku kryejnë stazhin për avokat dhe në rast se konstatojnë pasaktësi, duhet të kontaktojnë pranë DHASH për të bërë korigjimet përkatëse, pasi mbi bazën e këtij publikimi do të përpilohen edhe certifikatat në përfundim të sezonit.

Aplikantët që nuk gjejnë emrin në listat e publikuara duhet të interesohen për tu regjistruar.

Për periudhën 27 Dhjetor 2024 deri në datën 3 Janar 2025 nuk do të zhvillohet mësim.

Per cdo paqartësi mund të komunikoni me sekretarinë e shkollës.

Ju faleminderit dhe ju urojme një sezon të mbarë.

Bordi Shkencor i DHASH