NJOFTIM PËR FILLIMIN E SHKOLLËS SË AVOKATISË
November 14, 2025 2025-11-15 14:20NJOFTIM PËR FILLIMIN E SHKOLLËS SË AVOKATISË
NJOFTIM PËR FILLIMIN E SHKOLLËS SË AVOKATISË
Njoftohen te gjithe asistent avokatet që janë regjistruar pranë Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë për frekuentimin e Shkollës së Avokatisë se, ditën e Hënë datë 17 Nëntor 2025, fillon viti i ri akademik për sezonin 2025 – 2026.
Mësimdhënia do të zhvillohet në auditoret e Institutit Kanadez të Teknologjisë, pranë Universitetit Europian të Tiranës.
Asistent avokatët e regjistruar do të ndahen në grupe. Përbërja e grupeve është bërë kryesisht mbi bazën e rendit alfabetik dhe ndarjen teritoriale të kandidatëve, bazuar regjistrimit pranë DHASH, sipas rubrikës për këtë qëllim. Kompozimi i grupeve gjendet në rubrikën si më poshtë.
Paraprakisht ju bëjmë me dije se ditën e Hënë data 17 Nëntor do të marrin pjesë vetëm ata që bëjnë pjesë në grupin e Parë dhe të Dytë. Grupi i Trete dhe i katërt do frekuentojnë shkollën ditën e Premte të po asaj jave dhe grupi i Pestë dhe i Gjashtë, do të frekuentojnë ditën e Shtunë.
Ju bëjmë me dije gjithashtu se të gjithë studentët të kontrollojnë saktësinë e emrit, mbiemrit dhe rrethit ku kryejnë stazhin për avokat dhe në rast se konstatojnë pasaktësi, duhet të kontaktojnë pranë DHASH për të bërë korigjimet përkatëse, pasi mbi bazën e këtij publikimi do të përpilohen edhe certifikatat në përfundim të sezonit.
Për detaje mbi kalendarin e saktë, duke marrë parasysh edhe ditët e festave kombëtare, ju lutem shikoni seksionin “Shkolla e Avokatësisë” në linkun: https://dhka.org.al/sq/viti-akademik-2023-2024/
Aplikantët që nuk gjejnë emrin në listat e publikuara duhet të interesohen për tu regjistruar.
Për periudhën 21 Dhjetor 2025 deri ne daten 5 Janar 2026 nuk do të zhvillohet mësim.
Per çdo paqartesi mund te komunikoni me sekretaren e shkolles.
Ju faleminderit dhe ju urojme një sezon të mbarë.
Bordi Shkencor i DHASH