NJOFTIM MBI ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE PËR ORGANET DREJTUESE TË DHASH
27 Maj, 2026 2026-05-27 15:01NJOFTIM MBI ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE PËR ORGANET DREJTUESE TË DHASH
NJOFTIM MBI ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE PËR ORGANET DREJTUESE TË DHASH
Përshëndetje.
Ju bëjmë me dije se ditën e Premte data 19/06/2026, në orën 13.00 do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë, për kostituimin e këtij të fundit dhe zgjedhjen e organeve drejtuese, referuar ligjit nr. 55/2018.
Ambienti ku do të organizohen zgjedhjet do të jetë tek kompleksi “XIBRAKU”.
Në procesin zgjedhor do të votohet për:
- Zgjedhjen e Kryetarit të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë.
- Antarët e Komitetit Drejtues të Dhomës së avokatisë të Shqipërisë.
Referuar Statutit të DHASH, për Komitetin Drejtues do të zgjidhen gjithsej 15 antarë, sipas përbërjes së përcaktuar në nenin 20 të Statutit të DHASH
Kryetari I zgjedhur nga procesi zgjedhor, bashkë me Kryetarin e Dhomës Vendore të Avokatisë Tiranë janë automatikisht antarë të Komitetit Drejtues, për shkak të funksionit.
Kandidatët për pozicionet e mësipërme duhet të shprehin interesin për kandidim dhe të dorëzojnë jo më pak se 48 orë përpara datës së zhvillimit të zgjedhjeve, formularin tip për postin që dëshirojnë të kandidojnë. Ky formular mund të dorëzohet fizikisht pranë Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë ose të dërgohet me postë elektronike në adresën e email info@dhka.org.al
FORMULAR KANDIDIMI KRYETAR , FORMULAR KANDIDIMI KD
Në zgjedhje do të votojnë dhe njëkohësisht do të kandidojnë vetëm antarët e zgjedhur si përfaqësues i dhomave vendore të avokatisë për Këshillin e Përgjithshëm.
Për çdo paqartësi mund të komunikoni në adresën e mëposhtme.
Adresa email: info@dhka.org.al
Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë Tiranë, më 25/05/2026