Njoftim mbi provimin e Avokatisë të dates 20 Tetor 2023

Njoftim mbi provimin e Avokatisë të dates 20 Tetor 2023

Banner - Njoftim mbi organizimin e protestes

Njoftim mbi provimin e Avokatisë të dates 20 Tetor 2023

Dhoma e Avokatise e Shqipërisë njofton se provimi i avokatisë i radhës, bazuar  kërkesave të nenit 21 pika 2 e ligjit nr. 55/2018 “Për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë”, do të zhvillohet ditën e Premte Date 20 Tetor 2023, ora 12.30. Provimi do te zhvillohet ne ambientet e godinës “Liria” tek qyteti studenti.

Të gjithë personat e interesuar dhe që plotësojnë kriteret sipas nenit 13/2 të ligjit të mësipërm, duhet të regjistrohen për pjesëmarjen në provim. Regjistrimet fillojnë në datën 20 Shtator 2023 dhe përfundojne në datën 19 Tetor  2023.

Asnjë person nuk mund të mare pjesë në provim, pa u rregjistruar më parë pranë Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë, me seli Rruga “Murat Toptani”, Qendra e Biznesit “Eurocol”, kati 9, Tiranë. Dokumentacion për regjistrim nuk nevojitet pasi dosjet e kandidatëve janë depozituar në momentin e regjistrimit për asistent avokat.

Të gjithë kandidatët që kanë perfunduar kursin e plotë të trajnimit fillestar pranë Shkollës së Avokatisë, duhet të kenë me vete edhe fotokopje të çertifikatës së Shkollës së Avokatisë. Kandidatët që nuk janë pajisur me certifikatën e shkollës duhet të pajisen me të duke shlyer detyrimet financiare e më pas të regjistrohen për pjesëmarje në provim.

Për sqarime më të hollësishme mund të paraqiteni pranë ambienteve të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë ose të kërkoni informacion në nr. e telefonit 04 2 251876.

KOMITETI DREJTUES I DHASH