NOTIFICATION
September 30, 2025 2025-09-30 14:54NOTIFICATION
NJOFTIM
PËR REGJISTRIMIN PER FREKUENTIMIN E TRAJNIMIT FILLESTAR PRANE SHKOLLËS SË AVOKATISË
Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë njofton të gjithë personat e interesuar, se regjistrimet për Shkollën e Avokatisë, për frekuentimin e programit të trajnimit fillestar për fitimin e titullit Avokat për sezonin 2025 – 2026, fillojnë në datën 25 Shtator 2025 dhe do të përfundojnë në datën 10 Nentor 2025. Të drejtën e regjistrimit dhe të frekuentimit e kanë të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar studimet univeristare dhe janë diplomuar me diplomë “Master Shkencor” ose “Master Profesional” me 120 credite dhe kohëzgjatje 5 vjeçare, përpara datës 10 Nëntor 2025.
Regjistrimi i kandidatëve do të bëhet mbi bazën e dokumentacionit ligjor të paraqitur nga secili prej tyre. Lista e dokumentave të nevojshme për këtë qëllim paraqitet në fund të këtij njoftimi.
Shkolla e Avokatisë fillon programet trajnuese për sezonin e ri në datën 10 Nëntor 2025 dhe përfundon në datën 30 Korrik 2026.
Programi do të zhvillohet i ndarë në grupe, ku çdo grup do të frekuentojë mësimin një ditë në javë, respektivisht ditën e Martë dhe të Enjte, prej orës 16’45 deri 20’45. Për kandidatët që kanë vendbanimin në rrethe, programi do të zhvillohet vetëm ditën e Shtunë prej orës 10.00 deri 14.30. Grupet do të komunikohen në faqen zyrtare të Dhomës së Avokatisë.
Regjistrimi i pjesëmarrësve bëhet pranë ambienteve të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë, me adresë rruga “Murat Toptani”, Qendra e Biznesit “Eurocol”, kati 9 Tiranë.
Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni me DHASH me nr. telefoni 04 2 251876, adresë e-mail: info@dhka.org.al
DHOMA E AVOKATISE E SHQIPËRISË