NJOFTIM MBI ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE PËR DHOMËN VENDORE TË AVOKATISË TIRANË
27 Prill, 2026 2026-04-27 15:20NJOFTIM MBI ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE PËR DHOMËN VENDORE TË AVOKATISË TIRANË
NJOFTIM MBI ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE PËR DHOMËN VENDORE TË AVOKATISË TIRANË
Përshëndetje.
Ju bëjmë me dije se me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë ka filluar procesi zgjedhor për organet drejtuese të dhomave vendore të avokatisë.
Në bazë të kalendarit të miratuar nga ana e këtij të fundit, për Dhomën Vendore të Avokatisë Tiranë është caktuar dita e Premte data 22/05/2026, prej orës 09.00 deri në orën 18.00.
Ambienti ku do të organizohen zgjedhjet do të njoftohet shumë shpejt po nëpërmjet kësaj platforme zyrtare dhka.org.al.
Në procesin zgjedhor do të votohet për:
1. Organet Drejtuese të Dhomës Vendore Tiranë.
• Kryetarin e Dhomës Vendore të Avokatisë Tiranë;
• Sekretarin e Dhomës Vendore të Avokatisë Tiranë;
• Antarët e Komitetit Drejtues të Dhomës Vendore të Avokatisë Tiranë, gjithsej 11(Njëmbëdhjetë) antarë; nga të cilët 4 do të jenë femra dhe 7 meshkuj.
• Kryetari dhe sekretari i zgjedhur nga ky proces i Dhomës Vendore të avokatisë janë automatikisht antarë të Komitetit Drejtues, për shkak të funksionit.
2. Përfaqësuesit e Dhomës Vendore Tiranë për Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë.
Gjithsej janë 41 (Dyzetenjë) antarë, nga të cilët
• 12 (Dymbëdhjetë) janë femra dhe 29 (Njëzetenëntë) janë meshkuj;
• Kryetari i zgjedhur nga ky ptoces votimi është automatikisht antar për shkak të funksionit;
Kandidatët për pozicionet e mësipërme duhet të shprehin interesin për kandidim dhe të dorëzojnë jo më pak se 48 orë përpara datës së zhvillimit të zgjedhjeve, formularin tip për postin që dëshirojnë të kandidojnë. Ky formular mund të dorëzohet fizikisht pranë Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë ose të dërgohet me postë elektronike në adresën e email info@dhka.org.al. Klikoni mbi linkun per te shkarkuar formularin: https://FORMULARE KANDIDIMI.org.al/wp-content/uploads/2026/04/FORMULARE-KANDIDIMI-1.docx
Në zgjedhje mund të votojnë dhe njëkohësisht të kandidojnë vetëm ata antarë të dhomës të cilët janë pajisur me kartonin e avokatit për vitin 2026 dhe që nuk kanë papajtueshmëri ligjore me ushtrimin e profesionit të avokatit, sipas nenit 7 të ligjit nr. 55/2018.
Listat zgjedhore do të hartohen nga ana e administratës së DHASH dhe do të vihen në dispozicion të çdo kandidati. Një kopje e listës gjendet edhe pranë administratës të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë.
Kushdo avokat që nuk gjen emrin në listë dhe plotëson kriteret e mësipërme, mund të drejtohet pranë stafit të DHASH ose të komunikojë nëpërmjet email të mëposhtëm.
Adresa email: info@dhka.org.al
Shtesat ose ndryshimet në lista mund të bëhen jo më vonë se 48 orë përpara ditës së zhvillimit të votimit.
Komiteti Drejtues Tiranë, më 22/04/2026